Enkelejd Alibeaj fut dy vajzat dhe mamanë në listë të sigurtë të qarkut të Tiranës, kreu i "Djathtas 1912": Na e detyron ligji, do të dorëhiqen

19 Mars 2025, 09:05Politika TEMA
Enkelejd Alibeaj fut dy vajzat dhe mamanë në listë të

Zgjedhjet e 11 majit zbuluan një fenonem të pandodhur më parë. Parti të vogla që garojnë me lista të mbyllura të cilat janë të mbushur me emra familjarësh. 

Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet’ u bë debat në rrjet pasi futi në listën e mbyllur të qarkut të Beratit babanë, por mësohet se edhe Enkelejd Alibeaj përfaqësuesi i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim' ka kandiduar familjarë të tij në listën e mbyllur të Tiranës.

Dy vajzat e tij, Gea 25 vjeçe dhe Meg, 19 vjeçe dhe mamaja e tij Valentina janë në listën e mbyllur të qarkut të Tiranës. 

Në një reagim, Alibeaj pranon se është dakordësuar me kandidatët e listës së hapur për të përfshirë familjarët në të sigurtën, duke thënë se ‘ligji i keq të detyron të bësh strategji’. Më tej, ai shton se ata do të dorëhiqen.

Postimi i Alibeajt

Ligji i keq të detyron të bësh strategji ! E kam thënë që në 26 korrik 2024 kur pazari Rama-Berisha mbylli listën! Për këtë arsye, familjarët në listën e mbyllur, me garancinë për t'u dorëhequr pasuri.

Po, është e vërtetë! Pas konsultimit me 37 kandidatët e listës së hapur, vendosëm si koalicion që familjarët ishin në listën e mbyllur.

Nga ana ime, vendosa Nëna Valin, Gean dhe Megin deri ne rregjistrimin e listave. Por, kaq ishte momenti i lavdisë… dhe i stresit të tyre!

Nesër, dorëhiqen! Me gëzim madje!

VO: … unë e di sa u lodha t'i mbush mendjen Megit të futej në listë! Imagjinoj çlirimin e saj nesër!

Shqiptarja.com publikoi një ditë më parë listën e kandidatëve ku emri i vajzës së madhe të kreut të partisë ‘Djathtas 1912’, Gea Alibeaj është vënë e 5-ta në listë.

Vajza e dytë, Meg Alibeaj është e 11-ta, ndërsa e renditur e 7-ta është Valentina Hamza Alibeaj, 74 vjeçe, mamaja e kryetarit të partisë. Vetë Alibeaj është renditur në listën e hapur i pari. 

11 Komente

  1. i
    ilir

    ky eshte nje klloun politik qe vetem teater ben kur flet dhe nje mut do mar ne zgjedhje se eshte karagjoz

    Përgjigjjuni
    1. S
      SB

      spaska shprese as per kete miun. Paska harruar edhe gjyshen e vjehrren pa futur ne parti

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eksperienca nga krimineli penecilina !

        Kaqe e hembel qenka te meresh me Politike ! ngaqe siguron te ardhura aqe shume , saqe mund tju siguroshe jeten duke i pasuruar te gjithe Fshatin dhe jo me fisin qe po e po ! Prandaj nuk largohet kryekrimineli penecilina sali , edhe pse eshte ne pragun e lamtumires te jetes te pergjithmonshme nga Politika se ja ndjehu lezetin edhe duke u pasuruar por dhe rruges i Eleminonte ata kundershtaret qe e pengonin rruges !

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eksperienca nga krimineli penecilina !

          Kaqe e hembel qenka te meresh me Politike ! ngaqe siguron te ardhura aqe shume , saqe mund tju siguroshe jeten duke i pasuruar te gjithe Fshatin dhe jo me fisin qe po e po ! Prandaj nuk largohet kryekrimineli penecilina sali , edhe pse eshte ne pragun e lamtumires te jetes te pergjithmonshme nga Politika se ja ndjehu lezetin edhe duke u pasuruar por dhe rruges i Eleminonte ata kundershtaret qe e pengonin rruges !

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eksperienca nga krimineli penecilina !

            Kaqe e hembel qenka te meresh me Politike ! ngaqe siguron te ardhura aqe shume , saqe mund tju siguroshe jeten duke i pasuruar te gjithe Fshatin dhe jo me fisin qe po e po ! Prandaj nuk largohet kryekrimineli penecilina sali , edhe pse eshte ne pragun e lamtumires te jetes te pergjithmonshme nga Politika se ja ndjehu lezetin edhe duke u pasuruar por dhe rruges i Eleminonte ata kundershtaret qe e pengonin rruges !

            Përgjigjjuni
            1. "
              "BOHOTINA"

              Eshte shume pak tu thuash karagjoze ketyre qe futin ne lista njerezit e shtepise. Po 19 vjecarja nuk ka mbaruar shkollen e larte akoma. Une e di se te kandidosh eshte kriter arsimi i larte.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Real

                Cfare kriter aresimi i larte more tu mbyllte. Po Frroku i PS qe kandidoi ne Vau Dejes per fare ka mbaruar aresimin e larte? Per tufen e dhive dhe kallashin.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Buzmadh .

                  Po Hysen Xhafkollarin ? Apo e " Ke harruar " ?

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Evisa

                    Juve ju erren sytë nga urrejtja për këtë shtresë! Ata nuk i kanë bërë keq as mizës jo më vëndit. Komunizmi jetoj më gjatë nga shfrytëzimi skllavëruese që ju bë kësaj shtresë, pasi vetë komunistët në masë të madhe i kthyen shpinën punës, u bënë të gjithë drejtues për të dhënë mënd. Ata kanë qënë shtresa që donin demokracinë dhe perëndimin, këtë kohë që jetojmë, kur komunistët nënë dhe baba kishin Rusinë dhe mustaqet e Stalinit. Sot jeni ju shtresa që sundoi në komunizëm që po udhëhiqni këtë vënd, por prapë urrejtjen për këta e keni të njëjtë. Kjo sepse doni me çdo kusht të ruani përjetësisht pushtetin dhe t'a ripni e zhvasni këtë vënd fatkeq. Ata përsëri edhe në këtë kohë nuk i kanë bërë keq as mizës, nuk shfaqin pikën e hakmarrjes për mizoritë që kanë hequr, por ju vazhdoni avazin, i urreni sikur të mos jenë vëllezër të një kombi e rrace. Ja keni kaluar edhe Enverit, ai të paktën deklaronte se "atdheu është i të gjithëve dhe mbrohet nga të gjithë", kur ju shfaqni një urrejtje të llahtarshme pa më të voglin shkak dhe arsye për ta! Unë nuk i përkas shtresës së përmbysur në 1944, komunizmi nuk më ka trajtuar me urrejtje si klasën e përmbysur, por këtë herë kam vendosur të votojë për Alibeaj dhe Dash Shehun vetëm mbi bazë të qëndrimit të tyre në demokraci, duke patur për bazë mizoritë që kanë hequr dhe duke vlerësuar maksimalisht shpirtin e tyre fisnik që ditën të falin dhe kurrë të kërkojnë llogari për vuajtjet e tmerrshme që hoqën në atë kohë të mallkuar për gjithë shqiptarët.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kapedani

                      O Evisa keta nuk kane urrejtje ,biles nuk e di ku e shef ti kete ,por edhe qe te futesh gjithe familjen per deputet eshte pak trapllik.Per Enverin nuk po flas fare por thjesht nje pyetje pse mbas ćlirimit ishin 97 % e popullsise analfabete ,pse université universiteti pare u hap ne 1957 ndersa fqinjet e kishin prej shekujsh,pse ne ishim ne 44 akoma vend feudal etj etj .Boll me gjepura ishim mut dhe ngelem mut dhe po behemi ashtu me brek neper bythe.Une nuk e njoh Alibeaj por edhe sikur te vij e te votoj ketij nuk ja jap voten se ky e ka mendjen tek shtepija jo te Shqiperia

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mami

                        Evisa ose vali voto kë të duash po me Alibeajn do harroxh votën kot. Vetëm PS dhe mbas saj Arlind Qorri ja vlejnë të tjerët janë për plehra. Gjithësesi mendimi im.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje