PS synon 6 mandate në Berat, Rama: Votoni për PS dhe mua, pastaj preferencat

18 Mars 2025, 20:01Politika TEMA

PS synon 6 mandate në Berat, Rama: Votoni për PS dhe mua, pastaj

Të martën, Kryeministri Edi Rama ja kushtoi qarkut të Beratit. Njësoj si në Fier, shefi i mazhorancës kërkoi një mandat më shumë nga sa PS ka aktualisht, duke i lënë objektiva të qarta ekipit të drejtuar nga Ervin Demo.

Vota preferenciale duket se po krijon mëri mes socialistëve, pasi jo të gjithë kanë gjetur mbështetje te strukturat. Ndaj Rama ua tërhoqi “veshin” kryebashkiakëve të majtë.

“Punoni për PS, jo duke thënë nuk e votoj këtë. Duhet të keni të qartë, ju duhet të vononi për PS dhe Edi Ramën dhe pastaj preferencën.”

Për të marrë mandatin e katërt, Edi Rama ka nevojë përtej votës së socialistëve. Analizën e panoramës politike e shtriu edhe në kampin kundërshtar.

“Bufi është i sigurt se do të fitojë. Se mendja e Lulit mendon se do të fitojë. Lista e bufit një bunker. Edhe Tomorrin nuk e lanë në Berat, se e din që do të humbin. Do ua bëjmë nocin këtu, si kokurrec Kuçove.”

Mbrojti edhe njëherë jo vetëm reformën në drejtësi por veçanërisht kreun e SPAK Altin Dumani teksa bëri të qartë se është mazhoranca e tij ajo që mundësoi pavarësinë e gjyqësorit.

“Me urdhër të bufit të kënetës, Fatos Nano është i burgosuri i fundit politik në Republikën e Shqipërisë.”

Më herët Kryeministri Rama, së bashku me ministrin e Mbrojtjes e inspektoi Bazën Ajrore të Kuçovës, ku pa edhe një demonstrim në qendrën operacionale të dronëve “Bajraktarë”.

Mes premtimeve elektorale, Kryeministri Rama së bashku më ministren e Infrastrukturës inspektoi punimet në rrugën Berat-Ballaban, që sipas zv/kryeministres mund të hapet për qarkullin në Dhjetor. 

2 Komente

  1. R
    Rama hajduti

    Votoni per Rama hajdutin qe ta pije veren nga shishe vere 500 mij euro , se tani e pi 33 mij euro shishen e veres . Ndaj o burra votono Rama hajdutin , se sa me shum vjedh ai , aq me shume kenaqeni ju

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vuk Karaxhic baba i Lexhendes

      Do votojme per qunin e Vuk Ksraaxhicit qe te bleje gjith Shqiperine Xen sypeshkaqeni or ti. Tna blej serbi jo te na pushtoje. Ptuuuu fare bastardesh me gjith Sal Kermen. Voto ndryshimin Altin Qorri

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje