“Zgjedhjet përcaktojnë fatin e integrimit”, Rama në Berat: Të ketë garë të drejtë, jo ndërhyrje nga bashkiakët

18 Mars 2025, 16:45Politika TEMA
“Zgjedhjet përcaktojnë fatin e integrimit”, Rama në

Kryeministri Edi Rama thotë se zgjedhjet e 11 majit përcaktojnë fatin e integrimit. Në Berat, kreu i qeverisë u shpreh se sot Shqipëria ka një mundësi konkrete dhe reale për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Qysh prej zgjedhjeve të ndryshimit të 1992, nuk kemi pasur asnjëherëz gjedhje që kemi të bëjmë me fatin evropian të Shqipërisë, të ketë pasur peshë gjeopolitike, jo thjesht se kush do fitojë brenda vendit, por a do vitojë apo jo vendi, në pozicioni e vet në raport me hartën e Evropës.

Ky është 11 maji. Për herë të parë na është hapur mundësi konkrete dhe reale për t’u futur në Bashkimin Evropian.

Sot, na ka ardhur dita para syve dhe sot na ka ardhur zogu në dorë, janë përputhur yjet e fatit të Evropës dhe yjet e fatit të Shqipërisë. Ne na është dhënë një lanedar pune deri në 2027 për të mbyllur negociatat”, theksoi ai.

Rama thotë se mes kandidatëve të PS për deputetë, duhet të ketë garë të drejtë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kreu i qeverisë u shpreh se nuk duhet të ketë ndërhyrje nga kryebashkiakët.

“Dëshiroj t’iu them kryetarëve të bashkive, që duhet të jenë në dispozicion të PS, të numrit 5, ajo 5 më pëlqeu shumë, se është 5 me 1. Detyra juaj është të bëni kët1%, por nuk duhet të ndërhuni në garë. Kandidatët në listë duhet të ketë garë pa inteferenca.

Janë zgjedhur sipas zonave për të pasur përfaqësim më të gjerë. Kemi respektuar të gjitha komunitetet, abshkitë, moshat, gjinitë. Zgjedhja është PS dhe Edi Rama, pastaj një preferencë”, theksoi ai.

2 Komente

  1. s
    sapa

    Vetem po te zhdukeni ju maskarenjte 35 vjecare te politikes dhe ne vendin tuaj te vijne njerez te ndershem (neqoftese kane mbetur te tille)atehere do marrin fryme shqiptaret perndryshe te tjerat jane propagande se nuk ke cfare tju ofrosh shqiptareve!Integrimin e bejne vete shqiptaret se aty ku punojne ne cdo vend te botes marrin shtetesine perkatese dhe i bejne vend vetes dhe shijojne shtetin e vertete ate qe ne shqiperi nuk e gjeten KURRE!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Deri kur?

      Nje i semure mendor, ne nje percartje pa fund, europe, europe, qe une te mbetem ne histori. Dhe nuk ka kush ta permende, as familja, as tufa e lakejve komuniste-socialiste, as psikiatria nuk guxon ti afrohet,.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje