VIDEO/ Balla në Skënderaj, merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së babait të Hashim Thaçit

18 Mars 2025, 13:22Politika TEMA
VIDEO/ Balla në Skënderaj, merr pjesë në ceremoninë e

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për nder të babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Skënderaj.

Haxhi Thaçi u nda nga jeta pak ditë pasi takoi për herë të fundit të birin e paraburgosur në Hagë. Zemërim ka shkaktuar moslejimi i vetë Hashim Thaçit për të marrë pjesë në varrim, duke bërë që edhe kryeministri Edi Rama ta quajë të turpshëm këtë vendim. Ky reagim u shpërnda në internet nga i dërguari i presidentit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell.

Por, në mungesë të Thaçit, janë të shumtë shqiptarët nga të gjitha trojet shqipfolëse që po nderojnë sot figurën e tij, duke bërë homazhe për të atin. Pas ceremonive përkujtimore në Skënderaj, i ndjeri Haxhi Thaçi do të përcillet në banesën e fundit në fshatin Burojë.

Kujtojmë që Balla në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ishte në Hagë për të vizituar Presidentin Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

3 Komente

  1. G
    Go West

    I nderuar qofsh, zoti Balla, shume bukur, ai njeri ka rrezikuar gjithçka per te mbeshetur shoket e djalit te vet, meriton respekt.

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      Hahahaha c'po na shohen site....beqira me tufa lulesh m'ceremoni mortore!?

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lopa

        Pse ta kan kercitur ti?

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje