VIDEO/ Rama ironizon Bashën: Ke lindur me këmishë nate! Doja të isha në listat e hapura, por thash ik fshihu se të mori para Lul suferina

18 Mars 2025, 10:15Politika TEMA
VIDEO/ Rama ironizon Bashën: Ke lindur me këmishë nate! Doja

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish kreu të koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha pas videos së publikuar ditën e djeshme në rrjete sociale.

Përmes një videoje të publikuar në facebook, Rama i përgjigjet Bashës edhe për deklaratën ku thotë se kryeministri ka frikë dhe prandaj ka kandiduar në listën e mbyllur të Tiranës.

“Ej po prapë përgjumësh ti mor burrë. Si pyeta unë për ty kur ishte ti që më çove video? Vetë ma çove, o Ramë ku je, o Ramë ku je. I madh je. Ti në listë të hapur, i fortë je.

Ishalla po ta beson njeri këtë hall kam unë se për mua ok. Po sa herë deputetë do të nxjerrësh në Tiranë apo të gjithë? Më thuaj pak këtë se mezi po pres.

E thashë mo e thashë o Lul por do të jem në listë të hapur kur më rrejti mendja se ti nuk kishte për t’u zgjuar këtë vit, por kur pashë që dole ti në fushë thashë ik me vrap, shko futu aty në listë se erdhi Lul suferina.

Ik se po të merr para siç të ka marrë sa herë i ke dalë në atë rrugën e vet të fitoreve të njëpasnjëshme”, tha Rama.

Sa i përket komentit për gjumin, Rama thotë se ‘gjumi është i dashuruar me Lulin’.

“Eh mor Lul, nuk i kupton dot ti ata që nuk i zë gjumi. Çfarë të të them unë ty. Ti ke lindur me këmishë nate mo vëlla, është i dashuruar gjumi me ty. Nuk të ndahet kur mua nuk më do hiç gjumi. Dua Lulin, dua Lulin”.

Ndërsa ironisë së Bashës për gafën e tij të famshme 7x7, kryeministri iu përgjigj:

“Jo mo jo nuk u përgjigja por thjesht nuk desha të të lëndoj. Për vete je jetim fare, të ikën të gjithë. Madje në fakt ikën ata apo ike ti. Më duket se të nxorën ata nga shtëpia në rrugë të madhe, tek pull por ti aha. Buza vesh më vesh dhe flokët pikë njësoj sikur fitoje me mua.

E më thua mua ku i ke shokët. PS është shtëpi e madhe Lul. Një bie, mijëra ngrihen. Prit prit se sa do të ngrihen me 11 Maj, por euroatlantikëve si do t’u shkojë puna. Hajde artist, forca aty me euroatlantikët. Po si the do tu heq vizat amerikane.  Ore shiko, po kjo aleanca madhështore si të duket më qafsh”, përfundon Rama.

4 Komente

  1. T
    Titi

    Sa poshte ke rene o edo,Pravo te qofte se ky popull kenaqet me barcaletat e tuja,Nuk ka hall tjeter se po jetojne mire,Dhe ne BE i fut ti me vone dhe kaq,Mbarun hallet

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lulushka dhe shamia e kuqe !

      Ky Lulushka ka ngrene qyl ate rrogen e Deputetit dhe i ka vene disa miliona , jeton misdis shqiperis ehde Hollandes dhe e ka ne terezi..... ne fakte asnje pune ska bere ky per popullin.... pervece pjesemares ne krime si em 21 Janarin.. Ky Lulushka tall caret me ata Viktimat qe i manipulon dhe qe i shkojne nga mbrapa..... Por pyetja eshte : si u be ky nga Kamariere ne Rinas dhe u katalpua ne Deputet te PD ! ky Politikan ! hahahahhahah

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lulushka dhe shamia e kuqe !

        Ky Lulushka ka ngrene qyl ate rrogen e Deputetit dhe i ka vene disa miliona , jeton misdis shqiperis ehde Hollandes dhe e ka ne terezi..... ne fakte asnje pune ska bere ky per popullin.... pervece pjesemares ne krime si em 21 Janarin.. Ky Lulushka tall caret me ata Viktimat qe i manipulon dhe qe i shkojne nga mbrapa..... Por pyetja eshte : si u be ky nga Kamariere ne Rinas dhe u katalpua ne Deputet te PD ! ky Politikan ! hahahahhahah

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cfurku

          Luli po s'fjeti 16 orë në natë ndihet invalid. Edi po jo ç'do sy i mbyllur flë gjume. Tani Luli mendon me sy mbyllur se ka emer te madh partie e tij. Por per dreq jo vetem qe i ikën njerzit po ju shkurtua dhe emri I partise. Nga euroatlatik i ka ngeli vetëm emri Euro ate qe ka qej Luli se me atlantikun të puthet me Milon. Ne Bashki Luli ka hyre ne histori, qe do flitet edhe pas 100 vjetesh me torten TOO MUCH.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje