Tronditet "Shqipëria Madhështore" - Selami Jenishehri braktis koalicionin e Berishës

18 Mars 2025, 08:44Politika TEMA
Tronditet "Shqipëria Madhështore" - Selami Jenishehri

Selami Jenishehri, një nga aleatët e Sali Berishës në koalicionin "Shqipëria Madhështore", i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar largimin nga koalicioni pasi thotë se e kanë gënjyer Flamur Noka dhe Sali Berisha. 

Jenishehri u shpreh i revoltuar se nuk është zhvilluar asnjë mbledhje e koalicionit dhe nuk është pyetur për asgjë, madje nuk ka asnjë kandidat në listë. Ai tha se Flamur Noka i kërkoi firmën dhe i premtoi se do të bisedonin, por ndihet shumë i zhgënjyer. 

Jenishehri kërkon anullim të zgjedhjeve dhe hetime të thelluara. 

Me sa duket koalicioni i Sali Berishës, të cilin ai e prezantoi si koalicionin më të madh në historinë e Shqipërisë, ka filluar të rrudhet. 

Ylli Rakipi: Si hytë në koalicion me Sali Berishën? Kush ju kërkoi dhe ç’negociata bëtë?

Selami Jenishehri: Ne na thirri Luçiano Boçi, 6-7 parti, për të bërë koalicion. Unë thashë do të pyes kryesinë dhe ramë dakord. Thanë do t’ju thërrasim, do të bëjmë mbledhje do të flasim për hollësirat. Këta të rrejnë. Asnjë mbledhje nuk kanë bërë. 

Ylli Rakipi: Vetëm Boçi ju ka thirrur?

Selami Jenishehri: Këto janë muhabete kot.

Ylli Rakipi: Sa kohë u vonove për të dhënë përgjigje për koalicionin? 

Selami Jenishehri: Asnjë mbledhje e 26 partive nuk është bërë. Asnjëherë nuk është mbledhur ai koalicion. Kur vjen puna, më kanë lënë deri në orën 20:00, kur janë dorëzuar listat nuk më kanë thirrur. Pastaj Noka më tha Selami firmos që je në koalicion, për të tjerat flasim nesër.

Ylli Rakipi: Uaa, vure firmën? Me një firmë shkon brenda…

Selami Jenishehri: Pa firmë isha jashtë koalicionit. Por dokumenti është i falsifikuar.

Ylli Rakipi: Do paditësh doktorin?

Selami Jenishehri: E kam aprovuar unë këtë listë? Aty thotë lista e kandidatëve të koalicionit.

Ylli Rakipi: Ti e hodhe firmën në letër të bardhë?

Selami Jenishehri: Unë kam thënë jam dakord me hy në koalicion por listën nuk ma paraqiti mua kush.

Denis Dyrnjaja: Tani do tërhiqeni?

Selami Jenishehri: Unë nuk jam në atë koalicion dhe as nuk ka shans derisa ti nuk më respekton. Prandaj unë jam në gjykatë.

Ylli Rakipi: Pse vajte në gjykatë? Përfundimisht nuk je ti në asnjë listë?

Selami Jenishehri: As më pyeti kush asgjë. Unë nuk jam pjesë e atij koalicioni, kur nuk më ka thirrur dhe as më thërret.

Ylli Rakipi: Uaaa. A ke pyetur ndonjë jurist? Ti e ke emrin aty?

Selami Jenishehri: Kush e ka firmosur? Unë vura firmë që jam dakord për pjesë e koalicionit por nuk më ka pyetur njeri mua për listën.

Ylli Rakipi: Je në KQZ? 

Selami Jenishehri: Nuk jam, kam dalë nga ai koalicion.

Denis Dyrnjaja: A ke mesazh për Berishën? 

Selami Jenishehri: I nderuar zoti Sali Berisha, qëndrimi juaj për partitë, 26 aleatë, që pretendon se ky është koalicion më i madh i mundshëm. Aleanca e Shqipërisë Madhështore është një gënjeshtër që i drejton popullit shqiptar. Unë dhe aleatët nuk na ka thirrur njeri dhe nuk ka marrë mendim për listat dhe asgjë.

Ylli Rakipi: Ore mos të kanë thirrur këta të majtët ty dhe të marrin?

Denis Dyrnjaja: Berisha do të thotë të bleu Rama. 

Selami Jenishehri: Kjo letër tregon se zgjedhjet e 11 majit janë të paligjshme...

35 Komente

  1. 1
    123456

    Por çfar gazetari eshte ky Yllka Eakipi moe aman,po ky eshte pa pike truri dhe njeri pa taban,ky eshte nje sharlatan i lindur dhe kokboshe.

    Përgjigjjuni
    1. n
      nope

      @123456 me mire mos e shih se nuk e kuptonke hic or mik ...

      Përgjigjjuni
      1. R
        Repa

        Jeniçeri!!!!!

        Përgjigjjuni
      2. c
        ce

        Pos aktit banditesk kriminal poshterues prej gangsteri ne parlament nga Flamut Geringu i vicidolit koalicioni bathorja madheshtore e kenetes se bufit do te braktiset dhe nga Kujtim hamshori dhe pjesa me e madhe e alateve , se e shohin se ne fund te tunelit te Murrizit mund te kaloje me 11 maj 2025 vetem Gjigandi Edi Rama me 86 deputete , kurse perbindeshi 81 vjecar qe shpif , shan Shqiperine ne podiume nderkombetare 24/7 qe do ta kishte zili dhe Shesheli apo Sllobodani po te ishte gjalle do te perfundojne me 11 maj 2025 ne gropen qe i ka pergaditur sovrani me 14 maj 2023 me shume mencuri. Protesta kunder mbyllhes se tik tokut me qesharakja ne planet tregoi qarte se sa mbeshtetje ka perbindeshi qe ngeli si i dhjere ne krah te florianes me kryqet e thyera ne gjendje ekstazi histerike intensive.

        Përgjigjjuni
        1. s
          shqip

          A mo me gjithë mënd e keni ? Po ç'parti leshi janë këta mo ! Ky duket si ke filmi "Operazioni zjarri". Në Shkodër asht formue shoqata me n' kry Pal, Zef, a ku ta di si e thoshte ai aktori. Hahaha, po këta janë paçavure . Rakipi i bën pyetje direkte, ai vazhdon, na ka thirr, s'na ka thirr. Ku ti thërrasi , këta s'kanë as telefon , as zyrë, as lesh me qime. Po sikur Saliu të fusi 26 krye@arë partish , i bie të shkojë vetëm Muli në parlament. Unë Saliun dua ta shkrij si shpellar dhe si parti. Por është e pa mundur, hajde ti, gjej ca antikapatë mendorë në rrugë, dhe bëhet deti kos. Ju fut Sala në parlament se e njef rojen ke dera. Saliu s'ka ç'ti bëj Dules, pasi i ka këmbët e lidhura ke greku. Fut edhe Nard Ndokënd se do të ketë një më budalla se vetja. Po këta të tjerët janë merre me lëng se mishi u mbaru.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Magjistari madhështor botëror

            Di gjë LaCivita, "magjistari" botëror (sipas Berishës) për gënjeshtrën dhe falsifikimin që pretendon S.Jenishehri? Dakord që e quan "magjistar politik" por nuk fitohet me gënjeshtra! Kur edhe Jenishehri i kuptoi gënjeshtrat e koalicionit, imagjino populli!

            Përgjigjjuni
            1. E
              EMIGRANTI

              Mos nà iken 3 deputet te sigurte,eh mer Sale ç'na bere!

              Përgjigjjuni
              1. R
                Roçka I peqinit

                humbje e madhe ta kthejme ne force kete gjeme

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Safa Ymeri

                  hahahahahaaaa Birisha eshte i modh. Rama edhe me qiri ti kish kerkuar balluket e Jeniçerit, nuk do ti kishte gjetur dot kurre ! hahahahajajaa cvete o cvete

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    EUROATLANTIKU

                    Kjo eshte fytyra e vertete e komunizmit : Dukja , fasada dhe vetem fasada , fshehja , maska , shtirja ... Kete natyre Po e demonstron , Mbase per te fundit here , sipas udhezimeve e direktiva e te komunistit plak , S. Berisha . Ordhia private qe drejton , eshte mberthyer me thonj e me dhembe , ne nje beteje per jete a vdekje per te mbajtur te pushtuar OPOZITEN shqiptare . Kaq I duhet komunistit plak , misionarit S. Berisha . Dhe ne kete beteje jetike nuk eshte vetem . Ate (S. B.) cdo minute e cdo ore e ndihmon bubullima e mediave mercenare , e mbeshtesin dhe e estetizojne gjithe komentuesit dhe opinionistet thellesisht dhe felliqesisht te ketij tranzicinoni kriminal . Per kete teritor (Opoziten) lufton Berisha dhe ketu e deshiron edhe pjesa tjeter , POZITA . Per shenjterine e votes se lire objektivi I pare eshte refuzimi dhe zjberja e berishizmit . Me tej do te jete me e lehte , sepse nje permbysje totals e Bermudes eshte utopi .

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hamitis Mutsos

                      Sa I pashem Selamia… turshi turko-iranian. Me plot goje race pellazgo-ilire

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tre plehrat , tre mbeturinat !

                        Ho kryekriminel penecilina te rente damllaja ... Ju rente damllaja qe te treve .

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tre plehrat , tre mbeturinat !

                          Ho kryekriminel penecilina te rente damllaja ... Ju rente damllaja qe te treve .

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            E verteta

                            As nje termet 7-ballesh rihter nuk shkakton kaq tronditje! Tema - beju nje dite te vetme gazete sic pretendon! Boll me sherbimin e paskrupullt ndaj partive!

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Humoristi

                              Lajm humoristi pese piksh,te gardelinave!?

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Peshku pa uje

                                mire ta beri Sale , merru prap me kete hajdutin e denuar me 8 muaj burg familjarisht . Ky ka lind i pabese e do vdese i tille !

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Trapajani

                                  Peshku pa' uje,, vetem koqet si ty do ti ngelin ne fund saliut,,,, shiko veten ti debil,mos shiko jenisherin,,,

                                  Përgjigjjuni
                                2. C
                                  Cubi

                                  Moooooossss do të shpallimmmm dit zie. Kjo është për të ven kujen. Ç'na paska bere mo aman. Na paska fik.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. n
                                    ne

                                    Pa Jenisherin s'ka fitore, u pa kjo pune, edhe 4 vite te tjera ne opozite.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Aron

                                      Si gjithmone, Saliu i perdor te gjithe si limona, i shtrydh dhe pastaj i hedh ne llozhura, dhe perseri nuk mesojne gje, por vazhdojne dhe i shkojne mbas.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        GRETA

                                        z. MERO BAZE… një këshillë shoqërore… Pse nuk ja ndërron emrin gazetës, nga “Tema” bëje “Rilindja”….

                                        Përgjigjjuni
                                        1. n
                                          nope

                                          ose gojorja ndaj piktorit gahaha

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            KarKaleci

                                            Sa per "gojore" kemi 55 e Fahri Pace-pilafit qe ja ben 55 here ne dite Sali Kenet-kriminelit.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. E
                                            Evisa

                                            Greta! Nga PPSH lindën dy bijat e saj, PS dhe PD. Nga "Zëri i Popullit" lindën dy bijat e saj "Tema" dhe "55".

                                            Përgjigjjuni
                                            1. C
                                              Ceceni maloqeri,,

                                              Greta,,Mir saliu se ka pjerdhur me kohe,,,,po' me te pjerdhur jeni ju qe mbani shprese Ke koqet e vishkura te saliut,,,

                                              Përgjigjjuni
                                            2. N
                                              Noci

                                              Hordhek i madh ky koalicioni i djathtë.Kjo pune eshte si ajo e Zef Dedes qe kishte krijuar biznes dhe e pyeten sa puntore jeni "nja nji" se ishte i vetem,si partia e Jenishehrit.Ky eshte me plak se Sala ka mundesi.Pjese e humorit shkodran

                                              Përgjigjjuni
                                              1. H
                                                Historiani

                                                Jenisheri jane jeniceret islamik,me sekt fetar islamik karagjoze.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. J
                                                  Jaçja

                                                  C'na kujtove filmin "Kercenimi" se e kishim harruar: Na more djale.Pa hajde pak ketu.Çi ke keto sI I themi ne leshra si baluket e cjapit tim.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. F
                                                    FEMER KOT

                                                    MERO KE GJE PER JURI KIMIN SE JENISHERI ESHTE SA PER NUMER E PER PAK VOTA E JO PER DEPUTET

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. a
                                                      astriti

                                                      e cfare se iku jenisheri ?sala ka mulin ,gazin ,ate qe deh femrat me uiski ,gjuzin me mustaqe ,balliun pa mustaqe.a e kuptoni qe edi eshte i tmeruar nga keta ?nuk e ze gjumi naten .thone qe fle dhe diten tani qe njohu kundershtaret te bashkuar si nje trup i vetem .po me shume nga te gjithe jane merzitur personazhet e portokallise se nja dy muaj do kemi me ke te qeshim .don kishoti vucitolit me sancon e kukesit me dylqinjen bardhylke ,do na kenaqin me heroizmat e tyre.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. M
                                                        Myhiti

                                                        Hahahahahahahahahahahahahahahahahaha, nji nga pederastët ma tbukur si po kena na nshkodër. Vetëm në kjosh i marr si me ba i kët depudet. A vertet ka kush si i nep ktija vot, kuku për nji at si po menojke qi ky sela miu, po na hjek tan fukarallakun si kena tash tridhet vite. Pupu na ka korit shkodrën, veç si kurva zdrralle po mduket.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. D
                                                          Dauti

                                                          Ama iku Jenisheri, tani do votoj per Berishen. Sepse per kete burre me fytyre femre nuk do votoja kurre!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. V
                                                            Visi

                                                            Na dhjeu!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. i
                                                              ivani madh

                                                              AH O JENICER KOKE CEPALLKE ,TE KEQEN TE BALLUKEVE QE JA PRISHE MENDJEN PLAKAVE ME BUKURINE TENDE SIKUR KE DALE NGA NDONJE KALDAJE

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. Y
                                                                Ylli je I madh por dyrnjaja te qi muhabetin

                                                                ...intervistoji vete keta persobazhe pa patur ne krah llafazane si Dyrnjaja

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje