Spiropali prezantoi kandidatët e PS në Kamëz: Një skuadër e re për Shqipërinë në BE.

17 Mars 2025, 22:22Politika TEMA
Spiropali prezantoi kandidatët e PS në Kamëz: Një

Kryetarja e Kuvendit, znj.Elisa Spiropali, prezantoi sot pasdite në Kamëz skuadrën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit: Lindita Nikolla, Sofika Lleshi, Kejsi Elezi dhe Halil Koloshi.
“Këto janë zgjedhje historike. Shqipëria ka një shans të artë për të bërë hapin e madh drejt anëtarësimit të plotë në BE: të mbyllim procesin teknik të negociatave brenda dy viteve; të finalizojmë ratifikimin nga të gjitha parlamentet e vendeve anëtare dhe brenda kësaj dekade Shqipëria të anëtarësohet në familjen europiane.
Vetëm Edi Rama mund ta bëjë këtë, sepse e ka dëshmuar me punën e tij, duke i dhënë Shqipërisë një rol të rëndësishëm në NATO dhe BE.
Partia Socialiste është forca e vetme që garanton vazhdimin e zhvillimit, rritjes së investimeve e pagave, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së arsimit, ashtu siç është bërë deri më tani.”, u shpreh znj. Spiropali.

2 Komente

  1. e
    ermal

    Na cane trapin edi rama edi rama vetem ai mund ta beje shqiperine ka 30 vjet

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parku Rinia

      Kesaj edhe '-Pali' po i plaket, se 'Spiro-' ka marre rruget me kohe, e gjen kurajo e moral te flase e vendose per: 1.- Partine Socialiste (ku u "zhduk" RILINDJA?) pasi e ka fosilizuar gjithcka te Kulti absolut i Individit = "Vetëm Edi Rama mund ta bëjë këtë ..."; ------------ 2.- "është forca e vetme (=NDRYSHIMET KUSHTETUESE NE 2028-?!) ----- që garanton vazhdimin e zhvillimit" (ME CILEN KOSTO = SA PARA ZHDUKURA NGA BIXHETI?), ----- "rritjes së investimeve e pagave" (CILAT KRITERE INTERESA OLIGEARKESH BIZANTINE KANE VENDOSUR PRIORITETET e SA REALISHT ESHTE RRITUR apo ZVOGELUAR FUQIA BLERESE E PAGAVE TUAJA?), përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së arsimit (TE DY KETA SEKTORE KANE MARRE TATEPJETEN NE FORME E NE CILESI!), ashtu siç është bërë deri më tani = FIKS! - TE VAZHDONI TE GRABISNI, SIC KA BERE VETE e-spiropali ne DOGANA, qe ne 2014 ku cdo dite do te zhdukeshin miliona euro nga Buxheti i Shtetit/zeri Takse Doganore/Tatime, per ne destinacione "te paditura".

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje