“Shqiptarët s’kanë bukë të hanë”- Rama: Ke dëgjuar njeri ti të vdesë për bukë?! Vetëm kush nuk do, nuk i sheh ndryshimet

18 Mars 2025, 09:09Politika TEMA
“Shqiptarët s’kanë bukë të hanë”-

Kryeministri Edi Rama ka replikuar në rubrikën Sy m’Sy me një qytetar, i cili iu drejtua duke thënë që shqiptarët s’kanë bukë të hanë.

Rama u shpreh se kjo s’është e vërtetë, dule theksuar se “historia e bukës për drekë dhe për darkë në Shqipëria ka shumë vite që është mbyllur”.

Kreu i qeverisë shtoi se në vendin tonë ka një numër shumë të vogël, por shtoi se nga uria s’ka vdekur njeri.

“Për cilët e ke fjalën që nuk kanë bukë të hanë në darkë? Për kë e konkretisht? Në Shqipëria ka patjetër një numër shumë të vogël, por historia e bukës për drekë dhe për darkë në Shqipëria ka shumë vite që është mbyllur.

Në Shqipëri për bukë nuk ka vdekur njeri që nga koha e Skënderbeut, ke dëgjuar njeri ti të vdesë nga uria”, tha Rama.

Rama foli dhe për integrimin në BE, duke thënë se “treni i historisë ka ndaluar para nesh dhe duhet ta kapim.”

Për këtë, tha kreu i qeverisë, duhet kapërcyer mbi partitë.

“Se ç’kam për të fituar unë, këtë do ta shohim më 12 maj. Por këtu nuk bëhet fjalë për mua, por për diçka shumë më të madhe. Për ti dhënë pasaportën e BE-së fëmijëve të këtij vendi, studentëve të këtij vendi. Dhe për këtë duhet kapërcyer mbi partitë, mbi broçkulla, sepse është një moment në histori se treni i historisë ka ndaluar para nesh dhe duhet ta kapim. Kush thotë s’është momenti, e humb trenin”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për shëndetësinë, duke thënë se ndryshimet nuk i sheh vetëm ai që nuk do t’i shohë.

“Unë besoj se kur vjen puna te shëndetësia, vetëm kush nuk do t’i shohë nuk i sheh ndryshimet. Kemi ndërtuar 53 spitale. Spitali i Korçës që është një investim tani dhe mbaron në 2027. Është ndërtuar në 1927 dhe që atëherë aty nuk është bërë asnjë investim.  10 spitale i kemi bërë nga e para, 43 të tjera janë hedhur në tokë dhe janë ribërë.

Sot janë 600 mijë qytetarë që marrin shërbimin falas, edhe pse nuk kanë paguar ndër vite kontributet. Janë 400 ambulanca dhe qendra shëndetësore. Historinë e bëjnë ata që e shohin trenin e historisë dhe nuk kthehen nga ana tjetër dhe të thonë e shohim nesër.

Ne ulëm 30%, hoqëm taksën nga aspirina dhe dyfishuam fondin e barnave të rimbursueshme. Janë 210 mijë pensionistë që marrin barna të rimbursueshme. Po pagat e mjekëve? 490 euro në 2013, 1670 euro në 2024.  

Paga mesatare, 1670 euro e mjekëve. Paga mesatare e infermierëve, 850 euro. Po urgjenca mjekësore? 320 autoambulanca të reja dhe të pajisura me mjetet e jetë shpëtimit. 15 minuta nga marrja e njoftimit”, tha Rama.

6 Komente

  1. T
    Tallja sy më sy

    Po qindra mijëra shqiptarë që ke shpopulluar për ça ikën në emigrim? Nga qejfi? Apo duhet të rrinin këtu të vdisnin për bukë që ta kishe si fakt zotrote? Po pensionistët që marrin 100-150 mijë lekë pension mujor nuk vdesin për bukë? Ata mbahen nga fëmijët me remitanca pa të ishte për ty do kishin vdekur për bukë, se pensioni as për ilaçe nuk iu del.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parku Rinia

      Me proces-verbalet e "Policise qe duam' e te "Mjekesise falas" = me e shtrenjte se ne Amerike, degjojme/lexojme/e ridegjojme e ridegjojme deri ne enjte per 3-4 dite e nje jave-dite, se eshte rritur pafundesisht numri i shqiptareve, nga foshnje, 12-18 vjec, 20-25 vjec, 30-35-45 vjec qe regjistrohen "jane gjendur te vdekur per shkaqe natyrore"?!

      Përgjigjjuni
    2. A
      Agim Anastasi

      Rama ka reshqitur. Fjala ska buke te haj eshte fjale popullore. Vertet nuk ka vdekur njeri per buke, o zoti Rama , por njerzit po terhiqen zvarre, me nje vakt. Ke kohe qe mburesh me vajtjen ne Europe. Me mire ne EU apo ne gropen e Saliut. Me mire ne gropen e Saliut, e kte ta them une Ty, une qytetari i EU. Sa per miliard € qe ti pretendon, eshte nje mashtrim i madh, Euroa nga ngele pa para per vete e jo me per Ty ,me korupsionin gjigand. Harroje. Me vjen keq me indiferencen e shqiptareve qe nuk reagojne. Ta japin voten e te shijojne urijne, se vdekja eshte shpetim o kryeminister.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        PER AMBULANCAT E URGJENCES NE VECANTI ,DUHET PRANUAR SE JANE VERTET NJE SHERBIM I VECANTE SIC EDHE NE ITALI........PER TE TJERAT KAVZHVILLIM POR PATJETER DUAR DUAR,SEPSE JO TE GJITHE BEHEN PERNJEHERE...PER RRYSHFETIN ,PACIENTET ME SE SHUMTI PAGUAJNE VETE DHE KERKOJNE SHERBIME SHTESE KUNDREJT PAGESES.....MJEKU THOTE DO TE BEJME OAS NJE JAVE EKO OSE NJE KONTROLL TJETER,SEPSE ATEHERE DUHET,,,,PACIENTI : MA EJ NESER SE DO TE PAGUAJ..........

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          O Agim vertet jeni pa buksa ? Prandaj po terhiqeni zvare se mor i shkret nuk ke makin , po hani ne risonante dhe nuk keni çfar te hai ne shtepi , ju ka shkuar barku te goja , fshatarit ju dha toka e shiti dhe blu vile ne Tiran osé ne ndonje qytet tjeter , punetoret qe I shkateruan ne kohen e sales fabrikat dhe uzinat jane bere bizesmen te vegjel .Oinjorante te dreqiq hapini syte dhe shikoni ndryshimin njerzit qe komentojne duke stare dhe akuzuar kot jane morra qe duan te jetojne qyl ne kuri te te tjereve .

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dhimbia e madhe Popull!

            Me te LUMTE per Shprehien ne paragrafi:*Se c'ka per te fituar Une*- ate e thote 11 Maji...Bukur... VOTA e POPULLIT...* me te majtet KRYESUES*- le ta Thote!.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje