Selami Jenishehri, kryetari i partisë së Pensionistëve, ka braktisur koalicionin e Sali Berishës, "Shqipëria Madhështore", duke deklaruar se është mashtruar nga eksponentët e PD-së, madje shpërtheu dhe ndaj Berishës, për të cilin tha se ka hallin e SPAK. Jenishehri e deklaroi largimin nga koalicioni në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, duke nënvizuar se njerëzit në listën e Berishës janë servilë!
I pyetur nëse do pranonte takim me Edi Ramën, ai deklaroi se nëse Rama e thërret për një kafe, do të shkonte patjetër, ndërkohë që risolli në vëmendje kërkesën e tij të kahershme për vendosjen e detektivit privat në Shqipëri, që ai thotë se mund të ndihmojë në rregullimin e vendit.
Selami Jenishehri: Sali Berisha do të shpëtojë veten nga SPAK-u, vë servilat aty, njëri më i zi se tjetri. Ai çon dorën, çon edhe ai dorën... As nuk e lexojnë se çfarë kanë përpara. Nuk muund të ecësh para me këtë politikë. Ti do të shkosh në zgjedhje në 11 maj kur janë të paligjshme. Do të bëj kallëizm penal të gjithëve.
Ylli Rakipi: Si e shpjegon që pensionistët e duam shumë Edi Ramën, vdesin për Edi Ramën dhe ti nuk e do?
Selami Jenishehri: Unë kam qenë në koalicion me Ramën, kur vinte ai unë çohesha në këmbë dhe e respektoja. Ai tha nuk kam punë me ju, dal vetëm. Aty ku e ka gabim Rama unë ia kam thënë në Parlament. Ai nëse do të rregullojë Shqipërinë, ai vë dedektivin privat...
Ylli Rakipi: Eh po, kemi luftuar për këtë, që emisionin e parë që ka ardhur, ky do detektiv privat, por nuk e bëjnë.
Selami Jenishehri: Unë nuk vjedh dhe nuk kam frikë, prandaj e hedhin poshtë ata. Rama e hedh poshtë që mos kontrollohen ministrat.
Ylli Rakipi: Koalicioni Shqipëria Madhështore, duket si ideja e Trumpit?
Selami Jenishehri: Po qe ideja Trump unë e respektoj se ai ka kokat e botës rreth e përqark. Po të jenë zgjedhjet e ligjshme unë e repsketoj. Por është i paligjshëm dhe unë nuk votoj fare për këta. Nëse Rama bën zgjedhje të ligjshme, bisedojmë.
Ylli Rakipi: Rama ndau disa bonuse, ty të ra gjë?
Selami Jenishehri: Mua më dhanë 100 mijë lek më shumë. I thashe e ke ngatërruar, jo tha. Unë e kam pensionin 1 mln lek, pension suplementar.
Ylli Rakipi: Ua ç’është ky pension që ke ti?
Selami Jenishehri: A do të të sjell dokumentin po nuk besove?
Ylli Rakipi: Atëherë pensionet qenkan të larta.
Selami Jenishehri: Jo ai është pensioni i deputetit.
Denis Dyrnjaja: Më pyesin njerëzit kur ke pirë kafe me Ramën herën e fundit?
Selami Jenishehri: Qysh kur kam le, asnjëherë…
Ylli Rakipi: Po edhe Rama mund ta thërrasë. Pse mos pijë kafe me Jenishehrin?
Selami Jenishehri: Po më thirri, unë shkoj.
Ylli Rakipi: Më thotë njeri, pyete Jenishehrin, se ka thënë që Shqipëria mund të bëhet kampion në futboll. Kemi dhe këtë Dukën zv.president e kështu...
Selami Jenishehri: Unë kam nxjerr një mënyrë me të bërë futbollist të kalibrit ndërmombëtar. Nuk dëgjon kryetari i federatës.
Ylli Rakipi: I kanë ngordhur pulat atyre kanë halle...
Ky episod te Të Pa ekspozuarit ishte gjigand. Super humor. Të dy gazetarët meritojnë një duarttolitje të madhe. Nuk kam qeshur kurrë në jetën time si me këtë emision. Ma dërguan mbrëmë me link youtube. Spektakël "madhështor" hahaha
Rakipi apo ky Jenishehri tallin caret me veten e tyre ...Ndersa ky Rakipi nje zote e din qe po ta shikoshe ne Emisionet qe pregatit.... une them.kaqe rote cari ka qene dhe keshtu paska ngelur dhe deri me sote ! po ndrysho pake more Trap Rakipi, beje nje pune tjeter.... ( psh ) Roje diku ne Televizion te shkon mes miri, se sa te drejtsohe vete Emisione.
Rakipi apo ky Jenishehri tallin caret me veten e tyre ...Ndersa ky Rakipi nje zote e din qe po ta shikoshe ne Emisionet qe pregatit.... une them.kaqe rote cari ka qene dhe keshtu paska ngelur dhe deri me sote ! po ndrysho pake more Trap Rakipi, beje nje pune tjeter.... ( psh ) Roje diku ne Televizion te shkon mes miri, se sa te drejtsohe vete Emisione.
????????????????
Zoti Rakipi ,je nje gazetar sh i mire ,por dje kam qeshur kaq shume ... Urime per emisionet tuaja ...
Z Rakipi ,mos e vra mendjen me se si do behet shqiperia e madheshtore , se te sqaroj F Noka me thenien LAPIDARE:"., Kemi mal,kemi det ,po kemi mal pran detit dhe dete pran malit"DHe per ta vulosur SHqiperin madheshtore e konkretizoj dje ne PARLAMENT me GISHTIN e MEZITqe ju tregoj socialisteve .Koka te MEDHAJA keta demokratet e shqiperis madheshtore .NJE bravo edhe per ju Z RAKIPI qe keni ne themel te emisionit tuaj fjalen dhe mendimin e lire.