“Fute pak Bashën LIVE”, Rama - komentuesit: Jo, se Luli fle gjumë deri në 12! Feston Vitin e Ri dhe zgjohet në pranverë

18 Mars 2025, 09:28Politika TEMA
“Fute pak Bashën LIVE”, Rama - komentuesit: Jo, se Luli fle

Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar as sot që të ironizojë Lulzim Bashën.

Gjatë bashkëbisedimit me komentuesit në Facebook, Ramës iu kërkua që ta fusë edhe kreun e Demokratëve Euroatlantikë LIVE.

Komentuesi: Fute pak Lulin në live

Rama: Jo live nuk e fus dot se është duke fjetur tani. Por do t’i jap një përgjigje se më ka kërkuar sërish dje edhe do t’i jap një përgjigje. Por lëre të flejë edhe pak, ai zgjohet në 12.

Tani që është zgjuar, se kur nuk zgjohet nuk zgjohet ai. Ai feston vitin e ri, të nesërmen fle gjumë dhe zgjohet në pranverë.

Pranvera për të fillon me 22 qershor, pro është zgjuar këtë herë. Më ka surprizuar.

 

 

 

1 Komente

  1. E
    Euroatlantiku

    Po kur qenka kaq I pavlere dhe kaq I parrezikzhem per pushtetin tend dhe te gjithe Bermudes , pse e sulmoni , pse e mbani pa gjume repartin e gatshem me gisht ne kembez kunder L Bashes , more birbove I kolonive te Makarenkos qe , edhe pse I krijonit problem sistemit komunist te eterve tuaj , ju prape mbeteshit kelysh te kuq , te gatshem per heroizma ne sherbim te enverostalinizmit . I tille je dhe ti , E. Rama . Dikur liberal , problematik , por ne finale Besnik I eterve te tu . Ndersa Berisha qe eshte gati ta vrase L. Bashen , gje qe e deshmoi , I ndihmuar dhe nga " Indiferenca " e zotrise tende me 8 JANAR , eshte bio si egersire komuniste , I damkosur si vrases I demokracise nga USA . Pra , pse jeni kaq tr shqetesuar , pse e urreni kaq shume , pse kerceni si pledhta qeni sa here u shfaqet L . Basha ?! Us them une : kjo fryme do t'u coje me rradhe ne koshin e eterve tuaj . Ceshtje kohe .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje