Hasani mirëpritet nga homologu francez Jean-Noël Barrot: Shqipëria u vlerësua për progresin drejt BE-së dhe kontributin në stabilitetin rajonal

18 Mars 2025, 12:36Politika TEMA
Hasani mirëpritet nga homologu francez Jean-Noël Barrot:

Paris, Francë, 18.03.2025 – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, z. Igli Hasani ka zhvilluar një takim sot me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Francës, z. Jean-Noël Barrot.

Në fokus të takimit kanë qenë një serë temash me rëndësi lidhur me marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona, avancimin e projekteve të rëndësishme në sektorë të ndryshëm, zhvillimet rajonale, bashkëpunimi në organizatat ndërkombëtare, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe Komuniteti Politik Evropian.

Të dyja palët kanë vlerësuar dialogun e fortë politik që ekziston aktualisht me Shqipërisë dhe Francës, i reflektuar ky edhe nëpërmjet vizitave të nivelit të lartë të kohëve të fundit.

Takimi ishte gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar rreth rrugëtimit evropian të Shqipërisë ku Ministri Hasani gjeti rastin të shprehë mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e pakursyer franceze gjatë këtij rrugëtimi. U vlerësua përparimi i bërë deri tani nga Shqipëria në realizimin e reformave dhe përmbushjen e kushteve të BE-së, ndërsa z. Hasani nënvizoi se vendi ynë mbetet i përkushtuar të arrijë objektivin e anëtarësimit në BE brenda vitit 2030.

Takimi u përqendrua gjithashtu edhe në disa çështje strategjike, përfshirë Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili do të zhvillohet më 16 maj 2025 në Tiranë, si dhe situatën e sigurisë në Evropë. Të dy ministrat theksuan rëndësinë e këtij Samiti si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të nxitur angazhimin e përbashkët për stabilitetin dhe paqen.

Në lidhje me këtë samit, Ministri Igli Hasani u shpreh se:

“Fakti që zhvillohet në vendin tonë është dëshmi e qartë e përkushtimit të Shqipërisë ndaj stabilitetit rajonal dhe ambicies sonë të pandalshme për të thelluar integrimin me BE-në. Për Shqipërinë, ky samit nënkupton shumë. Do të thotë thellim i bashkëpunimit për sfidat gjeopolitike, si dhe rritje e fokusit në adresimin e temave si siguria energjitike, menaxhimi i migrimit, veprimet për mbrojtjen e klimës, dhe zhvillimi ekonomik”.

Në fund, Ministri Hasani theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm për Francën dhe Bashkimin Evropian, duke kontribuar në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe zhvillim në rajon dhe më gjerë.

5 Komente

  1. T
    Teodor

    Si ka mu desig qe ambasadori I Shqiperise ne France ka 10 vjet ne ate detyre ...cudi...ne shkelje te cdo rregulli.

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ?

      Pse jo? Ku ka më mirë? 10 vjet pallë nëpër restorantet dhe dyqanet e Parisit, me taksat e shqiptarëve. E ka kapur fort dhe s'do ta ndërrojë dhe të shkojë ambasador në ndonjë Letoni apo Suedi, se mërzitet atje.

      Përgjigjjuni
      1. !
        !

        Ka 12 vjet. "Në mars të vitit 2013, ai mori detyrën si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Francë dhe në Monako (jo-rezident) dhe Përfaqësues i Presidentit të Republikës pranë Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë." (https://ambasadat.gov.al/france/team/dritan-tola/)

        Përgjigjjuni
        1. P
          Ptuh

          Ashtu si ish diplomati i shquar shqiptar Luis Ejlli (ish dhendur i Zhozit), e ka gjetur edhe ky ambasadori nje alamet miku per te siguruar postin 12 vjet ambasador shqiptar ne Paris. Keshtu funksionojne gjerat ne Shqiperi. Ndonje pune te madhe s'kane se kush e dhjet Shqiperine, keshtu qe hane per qejf paret e popullit neper Paris.

          Përgjigjjuni
          1. !
            !

            Sa te jene Linda e Edi Rama (e me kumbar Salih Rame Berishen) ne pushtet, e Dritan Toles t'i lulezojne business-et e vjehrres ne Greqi (si Garanci kontraktore ne kolateralin 'Lartesia e Misionit = SKEMA), nuk ka per te levizur si ambasador ne Paris.

            Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje