Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, mori pjesë dhe foli në ceremoninë mortore të atdhetarit Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, që u zhvillua sot më 18 Mars në Skënderaj të Kosovës.
Në ceremoni ishte e pranishme dhe foli znj. Linda Rama.
Ishin gjithashtu të pranishëm ish Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla.
Në ceremoni mbajtën fjalë edhe Kryetari i Komunës Skënderaj, z. Fadil Nura, Kryetari i PDK, z. Memli Krasniqi, z. Bedri Hamza nga PDK dhe djali i z. Hashim Thaçi, Endrit Thaçi.
Në fjalën e saj në mbledhjen komemorative, znj. Spiropali u shpreh:
"Shumë i dashur Hashim, që na mungon në këtë përcjellje të babait tënd fizikisht;
Sepse padrejtësisë politike e kombëtare të burgosjes tënde e luftëtarëve të tjerë, sot iu shtua edhe një padrejtësi njerëzore e morale;
Të dashur familjarë e të afërm të atdhetarit Haxhi Thaçi;
Të dashur motra e vëllëzër,
Haxhi Thaçi, ky burrë i shtrirë para nesh dhe për të cilin morëm të gjithë rrugën për këtu në Skënderaj, është shembulli sesi një njeri i thjeshtë mund të bëhet një atdhetar i madh.
Kjo është e mundur kur urtësia, njerëzillëku, ndershmëria, lidhjet e forta me njerëzit dhe përkushtimi i përditshëm i një burri që duket i zakonshëm, shumëfishohen, ndriçojnë dhe frymëzojnë përkushtimin dhe sakrificat për atdheun, për kombin.
Por Haxhi Thaçi ishte më shumë se kaq.
Përkujdesja prindërore, edukata patriotike, devocioni i këtij plaku që u udhëhoq gjithë jetën nga fryma e së drejtës dhe frymëzimi prej lirisë, i dhanë Kosovës një komandant e luftëtar, një udhëheqës vizionar, Kryeministrin e parë e pastaj edhe Presidentin e Kosovës së pavarur.
Prandaj Haxhi Thaçi ishte, jeton dhe do të jetojë në birin dhe shembëlltyrën e vet, Hashim Thaçin, dhe në pasardhësit e tij.
Faleminderit, burrit dhe patriotit Haxhi Thaçi, që na dhe Hashim Haxhi Thaçin, udhëheqësin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lufta e së cilës, me mbështetjen e popullit të vet, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, e ka bërë Kosovën prej 26 vjetësh një shtet të lirë dhe prej 17 vjetësh një shtet të pavarur.
Nuk i bën nder askujt, përveçse armiqve të lirisë, fakti që Hashim Thaçi dhe udhëheqësit kryesorë të UCK-së janë sot në “shtatë penxheret” e Hagës.
Si viktima të një drejtësie që po bëhet përditë e më tepër një iluzion dhe përditë e më tepër po shkallmon vlerat, parimet dhe standartet ndërkombëtare të drejtësisë dhe injoron e margjinalizon institucionet sovrane të shtetit të lirë e sovran të Kosovës.
Dhe që amoralitetit dhe fallsitetit të vet i vuri vulën me ndalimin e të burgosurit padrejtësisht dhe kundraligjërisht, Hashim Thaçit, për t’i dhënë lamtumirën babait të vet.
Baca Haxhi, në vend të Hashimit kemi ardhur të të përcjellim ne të gjithë, nga Shqipëria dhe gjithë shqiptaria.
Të qoftë i lehtë dheu i Burojës, dheu i Skënderajt, dheu i Kosovës!
Të kam sjellë edhe një dorë nga dheu i Shqipërisë!
Lamtumirë."
respect
Nderim te thelle per kete burre qe percollem sot, emri te cilit do mbetet i shenjuar si at' i nje komandanti qe udhehoqi Kosoven ne pavaresi e Republike Demokratike, Amin!
bravo
Rahmet Paste i Ndjeri Haxhi Thaci...Ngushellime Fam,iljes se Thacit..dhe gjithe Te Dashurve... Ndjame dhimbjen tuaj me ju....dhe ju Kuptojme....Jemi me ju dhe jemi NJE NJE GJAKE DHE NJE KOMBE....Ngushellime nga Shqiperia e Jugut.....lol
Jam një Shqiptar, që sot nuk jam as nga jugu, as nga veriu, por jam nga Shqiperia. Politikisht jam i djathtë demokrat-nacionalist, që sot dua t'ju them ju znj.Spiropali : motra Spiropali FALMNDERIT. Po ju them FALEMNDERIT, sepse me grushtin e DHEUT të tokës së nënës Shqiperi, që ke mbuluar trupin e patriotit Haxhi Thaçi dhe baba i heroit të kombit Hashim Thaçi, ti ke bërë gjestin më patriotik dhe më fisnik, që mund të bëjë një perfasues politik i shtetit Shqiptar. Falemnderit motra Spiropali, sepse me ketë grusht Dheu Shqiptar, që ke hedhur në varrin e Haxhi Thaçit, edhe unë ndjehem sot prezent aty. Ti motra Spiropali, me atë grusht Dhe Shqiperie, më ke perfaqsuar mua, familjen time dhe të gjithë patriotët e shtetit Shqiptar. Sinqerisht FALEMNDERIT. ps- Motra Spiropali, atë grusht Dheu të shenjtë të tokës Shqiptare, shpresoj që nuk e ke marrë në katundin Viçidol të Tropojës, sepse toka dhe kakardhitë e stallës së Viçipollit, ku është ngjizur kurva Shiqere nga sperma e Shkaut Vuk Karaxhiçi, ka lindur dhe rritur Sali Shiqeren, një kopil, një spihun sigurimi, një kriminel, një hajdut, një tradhetar të kombit dhe një anti-UÇK-st të betuar, pra një anti-Kosovë fanatik.
Ju ( sot jam Shqiptar ) mos u merizit se kur te shkoje ne te semes Sali Karaxhiç Sheqere do i sjelle nje kove me mut te dheu qe do e mbulujne
Respekt Respekt Mbretereshe e Politike shqiptare ..... Ju lumte ju lumte ne pjesmarjen e hidherimit te ndjerit Babait te Luftetarit Families Thaci..... Juve na krenoni me marjen pjese ne kete hidherim....Faleminderit ..
paske shkuar per lesh o "Z"