Babai në lista, Lapajt s’i del e keqja me Ramën: Po trashëgon te PS, bijtë e ish-deputetëve

18 Mars 2025, 18:50Politika TEMA
Babai në lista, Lapajt s’i del e keqja me Ramën: Po

Bashkëdrejtuesit të koalicionit “Nisma-Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj nuk i del e keqja me kryeministrin Edi Rama.

Deklarata e pak ditëve më parë nga ana e shefit të qeverisë mbi kandidimin e babait të Lapajt në listën e mbyllur të Beratit, ka bërë këtë të fundit të reagojë sërish përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale.

Aty Lapaj shprehet se Rama i përket grupit të udhëheqësve që e trashëgojnë partinë dhe ndryshe nga koalicioni “Nisma-Shqipëria bëhet” që do t’i djegë emrat e vendosur në listën e mbyllur, kryeministri do t’i fusë ata në Parlament.

“Zoti Rama, ortaku i Zotit Berisha, që të dy bashkë i mbyllën listat qenka shqetësuar shumë përse ne kemi vendosur prindërit në listat e mbyllura, për t’i djegur ato, e me qëllim që ne të garojmë realisht për të shkuar në Parlament. Rama është mësuar me partinë e vetë, që ta trashëgojë pushtetin nga babai te fëmijët dhe nga nëna te fëmijët. Këtë po bëjnë edhe në këto zgjedhje”, thotë Lapaj.

Më tej ai u bën thirrje qytetarëve që t’i hedhin një sy listave të mbyllura të PS në çdo qark dhe do të gjejnë aty bijtë e ish-ligjvënësve dhe zyrtarëve të majtë.

“Ju ftoj të futeni në listat e mbyllura që ka bërë Rama dhe të verifikoni fëmijët e kujt janë ata që janë në listat e mbyllura. Shikoni se ndoshta do të gjeni aty fëmijët e ish-deputetëve apo zyrtarëve të lartë të PS. Sigurisht që ata pushtetin e trashëgojnë se ashtu e kanë stil. Ne duam ta shpartallojmë sistemin e tyre që të rinjtë në këtë vend të kenë mundësi të kenë garë, pavarësisht fëmijët e kujt janë”, shprehet Lapaj më tej.

Kujtojmë se kryeministri Rama teksa i referohej Adriatik Lapajt, pak ditë më parë në një takim tha: “Parti të re me gjithë kushërinjtë dhe me babanë në krye të listës, mund të bëjë çdokush, por edhe të bërtasë: jemi rinia! Edhe të shajë mbarë e mbrap, njësoj si pleqëria.” 

9 Komente

  1. S
    Sali Kari

    Ky legeni ben nevrikun si kure te shkoje ke Salehu ban sikur e bera nga inati juaj, ky eshte nje dobic i shkerdhenit, llafazan mashtrues klasi

    Përgjigjjuni
    1. V
      Ver Llapaj.

      Ky i marrt te keqen Ver Llapes. Ky punon per Sali Serbin.Ky koker Trapi do ishte mire te njihte punen e Qeveris dhe te tregonte projekte te reja bindese qe Shqiperia te cementoje pershpejtesimin per ne BE.Mirpo ca bon Bolja Shane Ramen nga mengjesi deri ne mengjez,pa sens pa Argumente.Tipik SalSerbi.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arjan

        O Lapaj je I vogel perpara Edi Rames

        Përgjigjjuni
        1. L
          Llajpaj Emigrantet ne EU presin !

          Ho LLapaj z. Rama ka dhene prova qe ka punuar qe kure ka qene kryetar Bashkie ...dhe me vone po ashtus i Kryeminister.... ndersa ti ke dhen prova vetem qe dele neper EU dhe i ushqen keta Emigrantet me nga nje kothere buke thate, dhe nga nje kafe.....dile neper EU Llapaj se po te presim.....sidomos ne Gjermani te presim.... se na u tha gryka per nje gote Raki....lere Politiken harxho ato Euro qe jua ke mare Penecilines kryekriminelit sali....dhe je ok..

          Përgjigjjuni
          1. L
            Llajpaj Emigrantet ne EU presin !

            Ho LLapaj z. Rama ka dhene prova qe ka punuar qe kure ka qene kryetar Bashkie ...dhe me vone po ashtus i Kryeminister.... ndersa ti ke dhen prova vetem qe dele neper EU dhe i ushqen keta Emigrantet me nga nje kothere buke thate, dhe nga nje kafe.....dile neper EU Llapaj se po te presim.....sidomos ne Gjermani te presim.... se na u tha gryka per nje gote Raki....lere Politiken harxho ato Euro qe jua ke mare Penecilines kryekriminelit sali....dhe je ok..

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tiku Rosa

              Haaa ky eshte vertete Llapaqen , po mamin pse nuk e futé ne liste , PO gruan ....pse Rama ta ka fajin ty trap me zile

              Përgjigjjuni
              1. n
                nga strukturat brenda PD

                YT O KLYSHI I SALI BERISHËS, MIKU I AFËRT I MONSTRËS "BABALE" SALIANJIT QË TË NJOHIN TË GJITHË ÇFARË MONSTRE JE, ÇFARË MASHTRUESI JE, ÇFARË SHPIFSI JE, SA DHE BERISHA ME PROPOZIM TË MONSTRËS "BABALE" SALIANJIT E FUTI NË LOJË PËR TË PËRÇARË DHE MARRË VOTËN E DEMOKRATËVE QË JANË LARGUAR NGA PD/BERISHA. KËTIJ KLYSHI TË BERISHËS QË FUT NË LISTË BABAIN DHE FAREFISIN, DUHET TË MOS I JEPET ASNJË VOTË, SEPSE ËSHTË JASHTËQITJE E BERISHËS, QË PËRBËN NJË MERCENAR TË RREZIKSHËM NËSE I JEPET VOTË.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hoxha i fshatit bubullime

                  Llapo si shume I ngatarruar je. Dukesh bish dhe pelqen qylin. JE pa by the,nuk ke base,te leviz bytha si tepsi.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    KarKaleci

                    Ky macoku vetem llap-llap ben...

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje