Komisioni i PE-së diskuton draft-raportin për Shqipërinë, theksohet ecuria në rritje e SPAK-ut

18 Mars 2025, 17:50Politika TEMA

Komisioni i PE-së diskuton draft-raportin për Shqipërinë,

Komisioni i Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme ka diskutuar të martën e 18 marsit gjetjet e draft-raportit për Shqipërinë, të përpiluar nga raportuesi Andreas Schieder.

“Kemi disa mesazhe kyçe në skenë. Një prej tyre është progresi i shpejtë i fundit i hapjes së Grup-kapitujve Themelore në tetor 2024 dhe Grup-kapitullit të Marrëdhënieve me Jashtë në dhjetor 2024 dhe plani i Shqipërisë për të hapur më tej kapituj në vijim gjatë vitit”, u shpreh fillimisht Schieder.

Ai shtoi se Shqipëria është një partner i besueshëm i politikës së jashtme, por megjithatë ka edhe sfida që vazhdojnë.

“Kapërcimi i një polarizimi të brendshëm politik, duhet të forcohet shteti i së drejtës dhe gjithashtu konsolidimin e reformave kundër korrupsionit. Për reformat zgjedhore, duhet të adresohen dhe zbatohen gjithashtu rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe gjithashtu duhet bërë më shumë progres për pavarësinë e medias”, vijoi eurodeputeti austriak.

“Progres i mirë është bërë në zbatimin e Reformës në Drejtësi, duke përfshirë procesin e Vettingut dhe ecurinë në rritje të SPAK-ut”, kujtoi po ashtu Schieder.

Ambasadori i Shqipërisë në Belgjikë, Luksemburg dhe Bashkimin Evropian, Ferit Hoxha, falënderoi Schieder-in për “një raport të mirë, të balancuar dhe realist”.

“Anëtarësimi në BE nuk është një shëtitje në park; është rezultat i vullnetit të fortë politik, punës së palodhur dhe reformave të thella, një proces ku sfidat shndërrohen në mundësi”, theksoi diplomati shqiptar.

Draft-raporti për Shqipërinë nënvizon “punën kyçe” të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK).

Kjo, sa i takon ndërtimit të një historie të hetimit, ndjekjes penale dhe dënimit në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë duke paralajmëruar kundër cenimit të punës së saj.

Draft-raporti përshëndet fillimisht progresin që ka arritur Shqipëria në zbatimin e reformave në drejtësi, përfshirë procesin e vetingut, të përfunduar në shkallë të parë.

Megjithatë, dokumenti shpreh shqetësimin për “ndërhyrjet e vazhdueshme politike” dhe “presionin mbi sistemin gjyqësor”.

Ajo vuri në dukje sfidat në lidhje me cilësinë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë, duke përfshirë numrin e lartë të vendeve të lira gjyqësore, stafin e pamjaftueshëm të gjykatave, cilësinë e trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm gjyqësor.

Dokumenti i vlerësimit vëren se alokimet buxhetore janë të pamjaftueshme, veçanërisht për komponentin e gjykatës.

Draft-raporti vuri në dukje po ashtu nevojën për të krijuar një zyrë të fortë rikuperimi të pasurive dhe për të përmirësuar verifikimin, hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, duke përfshirë konfiskimin përfundimtar të aseteve kriminale.

Drejt mbylljes së pikës për “Shtetin e së Drejtës”, dokumenti vë në dukje emërimin e prokurorëve shtesë në Prokurorinë Speciale si dhe ngritjen e një njësie të hetimit financiar.

4 Komente

  1. D
    Drejtori i patronazhisteve

    Ca bëjnë këta mo?? Lavdërojnë SPAK -un?? Si ka mundësi në themi që e komandon Saliu?? Këta thonë jemi me Spak -un As lali fiku nuk po bën me statuse qëkur ja morën hajfonin ja futi uluziu lalit

    Përgjigjjuni
    1. E
      Evisa

      Ndryshe nga Komisioni i Parlamentit Europiane, i cili në raportin e tij thekson "ecurinë në rritje të SPAK-ut", gazeta Tema dhe botuesi i saj Mero Baze janë duke luftuar me të gjitha forcat dhe mënyrat për të bërë të kundërtën, duke vënë në dukje dhe theksuar fort ecurinë në zbritje të SPAK-ut. Ky mision për gazetën Tema dhe zotit Mero Baze është urdhëruar nga qelia e burgut, vënd nga i cili Erjon Veliaj komandon trupat për sulme denigruese ndaj të vetmit institucion me mbështetje maksimale nga opinioni publik në vënd. Nuk mund të mos vëmë në dukje me këtë rast zellin e parrëfyer të shfaqur nga botuesi Mero Baze, në mbështetje të padronit të tij i cili gjëndet prapa hekurave. Zelli i parrëfyer i zotit Baze në shërbim të ligësisë, në këtë rast ka lënë gojëhapur çdo njeri që deri sot kishte menduar se zoti Bate ishte një individ i lirë, pa lidhje me botën e errët të krimit në këtë vënd.

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Vetem perbindeshi i vicidolit me 27 akuza mbi kurriz pa pike turpi 24/7 nxin Shqiperine ne Podgorice pa pike turpi. Kjo monster eshte Esad Toptani i ri i Shqiperise apo Hamza kastrioti, si pa pike turpi e quan Shqiperine narkoshtet para europianeve kur Shqiperia eshte tek dera e BE se ne radhe per te hyre brenda 2030 ne BE. Dhe do vota kjo monster qe do ta kishte zili dhe Shesheli dhe Sllobodani per helmin qe hedh kunder Shqiperise. Kurre me kjo monster ne pushtet.

        Përgjigjjuni
        1. d
          durresi

          po hiqeni kete lajm per spak-un se do ju marre lali me dacka se atij i kane bere puc ruset me ane te saliut qe ka ne dore gjykatat

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje