Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deputetëve të tij, duke iu kërkuar që të mos bëjnë komente për punën e SPAK-ut. Në mesazhin e tij, shkak ishin bërë deklaratat e deputetit Etjen Xhafaj pas arrestimit të kryebashkiakut.
Këtë të martë, ai sqaroi se çfarë ndodhi. Xhafaj tha se në disa momente reagimi i tij ishte emocional, por theksoi se edhe ai si çdo njeri nuk është i pagabueshëm.
“Ka diçka që quhet kur fton dikë në studio që quhet etika profesionale që ka lidhje me pyetjet me mënyrën si bëhet, pastaj me titrat me mënyrën si dalin. Fatkeqësisht në këtë epokë ku jetojmë ku Youtube është më i rëndësishëm sesa ndjekja live e gjërave fillojnë dhe tjetërsohen dhe ndryshojnë edhe titrat.
Unë besoj që [Rama] ka dëgjuar një pjesë. Unë e kam ridëgjuar pas asaj. Patjetër që kishte disa momente kur reagimi im ishte emocional dhe patjetër që ishin dhe disa gjëra që mund t’i kisha thënë në mënyrë tjetër, por sigurisht asnjëri nga ne nuk besoj te pagabueshmëria”, tha Xhafaj.
Deputeti i Partisë Socialiste tha se nuk e ka folur privatisht me Ramën këtë çështje. Megjithatë theksoi se është përpjekur që ta korrigjojë qëndrimin e tij.
“Jo nuk jemi ulur ta flasim privatisht për këtë. Ai mbajti një qëndrim që ishte fare i qartë, unë jam përpjekur ta korrigjoj qëndrimin tim për të qenë sa më jo agresiv ndaj diçkaje që nuk ishte qëllimi. Në fund të ditës, prokuroria ka detyrën e vet, por ne nuk mund ta trajtojmë reformën në drejtësi sikur ka lidhje vetëm me një institucion.
Reforma në drejtësi është një reformë që ka ndryshuar të gjithë kostelacionin e institucioneve të drejtësisë për t’u siguruar që Shqipëria të kishte një drejtësi europiane”, tha Xhafaj.
Sa i përket faktit që arrestimi i Veliajt mund të ndikojë në rezultatin e PS më 11 Maj, Xhafaj u përgjigj kështu:
“Mendoj që si në një ekip shumë të mirë kur luan ndeshje decizive dhe mungon një ndër lojtarët më të mirë në fushë, Leo Messi apo Ronaldo do na duhet ne të tjerëve që të luajmë pak më mirë të marrim një pjesë të kësaj barre dhe ta ndajmë me njëri tjetrin sepse ajo që ka rëndësi në fund është fitorja e ekipit, jo fitorja e Etjenit, apo individuale”, tha ai.
Drejtesi evropiane! Nuk ka drejtesi evropiane, americane, afrikane, etj., por, nese ka, ka dhe duhet te kete vetem Drejtesi.
Ky derri kaq e pati si deputet, as 200 vota s'do marre te lista e hapur.
Interesant. Sa gjynah kanadezët dhe australianët. Nuk kanë drejtesi europiane. Ne kemi. E rrofsh o Edi Rama se na ke prure gjithë keto të mira. Marrsh nga ditët e Tua, se tonat i duam vetë. Çfare fati ëëë? Se po të kishim drejtesi kanadeze do na merrte lumi pastaj.
Cfare pret akoma Etjen? -------- Distancohu e distancohuni me si Parti Socialiste nga Reparti i Grabitqareve te "RILINDJES" se Edvin Kristaq Rames, KRIPTO-KUNDERSHTARIT te Salih Rame Berishes! ------------ KULTI I INDIVIDIT te Edvin Kristaq Rames, ka arritur prej shume vitesh PERMASA TE PAIMAGJINUESHME! = NE TE NJETIN HAP ME RITMET DHE PERMASAT E ABUZIMIT FINANCIAR TE QEVERIVE TE TIJ, ka asfiksuar dhe po asfikson edhe me shume JO VETEM ju, Partine Socialiste, por te gjithe jeten socio-politiko-ekonomiko-ambientale te Shqiperise, se qe nivelet e shkaterrimit 'i bejne hije' gjigande demeve qe lane 45 vitet e 'dores se forte' te Enver Hoxhes dhe shpures se Tij.
Se pari, ajo qe KE THENE publikisht nuk eshte deklarate. Eshte shfaqie publike e MENDIMIT personal. Ndryshe do te thoshim qe edhe mendimet e te tjereve ne shtyp apo media Jane deklarimet. Se dyti, per mendimin tend nuk KE pse merr leje te Edi Rama. Eshte mendimin yt, ai mund te puqet me Edin, OSE jo. Psh Edi ka deklaruar dhe bere thirrje "komunistet ne litar". Kjo nuk do te thote se edhe une jam dakord me kete thirrje deklarate fashiste te Edit, ashtu sikurse edhe Edi nuk besoj se i ka marre leje Saliut per kete deklarim. Une e konsideroj nje thirrje e diktuar nga momenti per te siguruar rolin e faktorit "koke e madhe ne POLITIKE"
Saktë. Etjen Xhafa nuk beri deklaratë në emer të partisë. Dha një opinion dhe mendim personal. Partia nuk është institution shteteror. Per shembull, në ounën time unë jam i ndaluar të jap deklarata në media. Rregull i punës. Ndersa menyra se si Edi Rama kerkon t'i verë të gjithë në rresht tregon qendrim diktatorial Enverist. Ne shajmë Sali Qenin, por Rama është bere si Sulltani i Partisë. Njesoj si Saliu, mendimet ndryshe i ka larguar nga Partia.
Nuk lahet muti me shurre. Tani dhe kryetarit zor se i iken merzia kaq kollaj. U fute ne listen e te padeshiruarve. Permbahu para se te shprehesh vella. Flit pak e degjo shume.
Mos u shqetso kaq shume o deputet , se nuk ke bere ndonje gabim te madh . I pari qe Rama qe e trajtoi me force kete muhabet , ti u mundove ti mbaje ison . Po ka nje gje me kete te gjatin , qe do ti beje te gjitha vete . Vete t'ja marre kenges , vete ta ktheje dhe vete te beje ison . Po nuk mund te ndodhe kjo gje , si ne kengen labe , po dhe ne jete . Bashkimi ben fuqine , thote nje fjale e vjeter e popullit . Rama jot nuk e kupton kete gje , prandaj e ka kenaqur kete popull . Per mua vetem nje gje ben mire , qe kenges ja merr mire , per te tjerat duhet te pyese ndonje nga ata te vjetrit e asaj pune .
Si tha Hazbiu "Partia më dënon" kshu dhe ju ju ka tredhur lideri suprem sa nuk guxoni të pipëtini Edhe ai "Ronaldo" juaj e kyçur që kur ja vulosën qelinë per ca vite të tjera