Shkodra, vitrina politike reale e “Aleancës Madhështore”

18 Mars 2025, 21:26Politika TEMA

Shkodra, vitrina politike reale e “Aleancës Madhështore”

Nga Ylli Pata

Videot që qarkullojnë mbi kumbullat groteske në hapjen e fushatës në Shkodër, ku pensionistët shpallen si e ardhmja e vendit, janë material gosipi, si batutat e Jenisherit, pasi iku nga Aleanca Madhështore.

Thelbi politik i gjendjes së PD-së në bastionin e saj historik është një letër lakmusi për të analizuar fuqinë për të rikuperuar elektoratin opozitar, apo edhe për të parë seriozitetin e një propozimi ndaj pjesës tjetër të zgjedhësve.

Shkodra në këtë rast është interesante për të krijuar një ide, pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale të 2023-shit.

Ajo që mund të shikohet qartë deri tani, është se PD në Shkodër është një missing in action, pas katastrofës elektorale të 14 majit të dy viteve më parë. E kthyer në kantier investimesh dhe me ndryshime drastike në administratë e politikat e qytetit, politika në qytetin verior nuk ka parë një opozitë reale nga Partia Demokratike e Sali Berishës. Ky vakum politik, ndoshta i natyrshëm në ditët e para të goditjes së rëndë, aktualisht nuk ka sens.

Në Shkodër, përpos impaktit pozitiv në përgjithësi për punën e kryebashkiakut Benet Beci, ka natyrisht kritika dhe zëra që janë natyrshëm kundr rrymës për zhvillime, projekte, e natyrisht emërime në administratë apo kupolën politike atje.

Zëra që shtrohen në rrjete, diskutime, mediat lokale, apo edhe në debate të ndryshme në mjediset e qytetit. Por deri më sot PD nuk ka qenë askund për të kapur pozicionin e opozitës. Gjasat janë se kjo ndodh nga kompleksi se mos mzhoranca e sulmon, e këtu payshim që do ta bëjë, se ku ka qenë në 30 vjet që ka qeverisur qytetin.

Por ky kompleks nuk duhet ta ndalojë një parti për të dhn zërin e vet, si dhe për të përfaqësuar atë të qytetarëve. Pse se bën PD këtë në Shkodër? Sepse në realitet, partia e Sali Berishës nuk ekziston politikisht pas humbjes së 2023-shit.

Dhe vitrina politike më e qartë është lista për deputetë. Një listë që nëse shikohet nga larg apo nga lart, është krejt e re. Një zhvillim në dukje i pritshëm dhe pozitiv. Po të shikosh si listën e mbyllur, ashtu edhe listën e hapur të PD-së në Shkodër, janë individë që nuk kanë qenë pjesë e politikës si shtetërore ashtu edhe partiake në të shkuarën.

Në dukje është zhvillim pozitiv, por çështja shtrohet se a ka qenë vullnet politik një listë rioshe në SHkodër, apo jemi në një New beginning pas tabula rasa të dy viteve më parë?

Për të krijuar një panoramë pak më të qartë mjafton të shikosh listën e Lulzim Bashës në Shkodër. Basha ka të paktën tre kryetarë të rëndësishëm historikë të Partisë Demokratike si kandidatë për deputet. Eshtë Xhevdet Amuli, një nga themeluesit e PD-së, i cili drejtoi partinë ngjatë luftës së Berishës, e ndaloi uzurpimin e degës me forcë. Është Ramiz Çobaj, kryetari pas 2013-s, i cili ka qenë edhe deputet i PD-së, është Arben Gjuraj, një nga krerët më të rëndësishëm të PD-së dhe njësive vendore në territor, përkatësisht në zonën e nënshkodrës, si dhe Anton Koka, i cili ka qenë drejtues në zonën e Malësisë së Madhe.

Në aspektin politik të lidhjes në territor, PD e ka humbur degën e vjetër, e kjo u pa edhe në rezultatin e 2014. Ndërkaq, konfigurimi i ri në qarkun verior vjen më shumë nga një katapultim nga lart, sesa si një organizim territorial në qytet dhe zonat që e përbëjnë qarkun. Në realitet situata e Shkodrës është për partinë e Berishës në çdo pjesë të Shqipërisë, duke nisur nga Tirana. Edhe pse ka arritur të ketë pjesën më të madhe të votuesve, PD nuk është përpjekur për të bashkuar demokratët siç është thënë shpesh. Por vetëm për të ristartuar karrierat e besnikëve të doktorit.

Nejse gjithsesi gjithçka do të tregohet në votimet e 11 majit, se sa mundet të rikuperohet vota e mbështetësve të vjetër, e cila 2 vit më parë u thye fort. Por vitrina politike e prezantimit të këtij konfigurimi, është një tregues i kësaj situate.

TemA

15 Komente

  1. D
    Demokrati

    E pate sa primitiv dhe i vjeteruar qe Sali Berisha ne Shkoder, futi kaseten e perbaltjes se gjithkujt qe i del kunder, pastaj....pastaj nese ndonje kandidat i anatemuar e han presionin menjehere behet i mire per Sali Kullen sic u be Nano, Meta, Bardhi, Pollo, Ruli, Klani Zemunit Duka etjetj. Vertete do i besojne ketij mashtruesi patalogjik shkodranet. Dasht i Madhi Zot jo kesaj here por te votojne cdo force opozitare por jo PD e Sali ortakut te Edi Rames.

    Përgjigjjuni
    1. M
      MAGA

      O Mero do na thuash ndonje gje per Guamasen Juri Kim dhe Kinezin Donald Lu?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ajax

        Shkodranet me Berishen ngelen ne fund fsre ku edhe Puka pati gjith ato zhvillime , tani Shkodranet po e shohin vet ndryshimin e qytetit te tyre dhe hapje vende punesh , 32 vite e mbajten Berishen dhe vecse hengren …. e tani 2 vjet me Ramen e shohin cfare eshte bere e cfare do behet ne vitet e ardhshme . Suksese Shkodra me nje kryebashkiak super puntor

        Përgjigjjuni
        1. N
          N

          PD e Saliut èshte parti e te vjeterve,injoranteve,dhe huliganeve.

          Përgjigjjuni
          1. d
            dsa

            Ylli Biba qe ne shitet si pate.

            Përgjigjjuni
            1. r
              robi

              Po xhozi dezinjatorja e partise pse nuk doli dje para shkodraneve tu shpaloste fitoren e madhe te saj pasi ka zbuluar *1 milion *vota te diaspores nga dritarja e avionit ne udhetimin turistiko planetar foltoriko genjeshtar rreth planetit. Xhozi qe mori 32 vota gjithsej ne Tirane kur ishte me Patozin ka marre mersiper te nxjerre aleancen bathorja madheshtore te Flamut geringut me gishtin e mesit te ngritur nga gropa ku ka rene me 14 maj 2023 dhe ku as zoti me zbritur ne toke nuk ka cfare ti beje me se e ka marre rrugen e mutit nje here e pergjithmone.

              Përgjigjjuni
              1. k
                kuoloas

                gjalle jan kto kermat serbe?

                Përgjigjjuni
                1. p
                  patuk

                  o patuk nuk enjihke shkodren ti e kur nuk e njeh pse shkruan gjera kot

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pensionisti

                    Sipas artikullshkruesit dhe megafonet proqeveritar, njerzit nuk duan rritjen e pensioneve dhe pagave, nuk duan rimbursimin e e TVSH se ushqimeve per pensionistet , nuik duan uljen e taksave, nuk duan uljen e cmimit te naftes dhe te banesave por jane te lumtur me pensione e paga te ulta, me cmime te larta, me naften me te shtrejte ne europe, me pasigurine ne rruge e shkolla, me shpopullimin e shqiperise me korrupsionin e shfrenuar , me luksin qeveritar, me garderobat rilindase 1 milion euroshe .

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pim Ceku

                      ''Noc Rroku ''nga Shkodra eshte?

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ish Demokrati

                        Doktori vazhdon akoma më kasetën e viteve 90. PD e ka përdorur Shkodrën vetëm për interesat e veta dhe përveç ca monumenteve dhe busteve ska bërë asgjë për tu kujtuar se ka punuar për zhvillimin e qytetit.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pd parti Derrash.

                          PD eshte vetem emri qe fare leht mund ta quash Pederastet.Keta injorante me openga llastiku krijuan PD ? Ja Ha Ha Ha. PD u krijua nga Ramiz Alia pas varjes se NCausheskut ne Romani.Nga frika dergoi gjithe misionaret e tije neper ndermarje kryesore ne Tirane qe te formohej nje alternative plurale.Tek ne ne Uzinen e Antibiokeve erdhen funksionaee te larte Shteterore per te debatuar mbi ndryshimet ne boten lindore dhe ngritjen e nje partie te re per te shpetuar koken e se vjetres.Denate te jashtzakonshme te paparashikuara deri ne ate kohe.Mirpo problemi ishte se tek pranohej vetem ndryshimi i menjehershem dhe jo tolerimi.Taktika e Ramizit mbas hapjes se Ambasadave ishin Studentet me Spiunet Sali Serbi dhe studentet me opinga llastiku Ilir Meta e Azem Hajdari.Pastaj filloi Rrumpalla alla malokshe e katunare e gjoja Studeteve.Keto kok qelbur mendojne se Sali serbi me maloket e katunaret solli Demokracine qe sdinin cfar do te thote Demokraci dhe u bene Miliardere nga Gomere.Tung or taje.

                          Përgjigjjuni
                        2. l
                          luci

                          o zoti berisha pes gjte nje gagster si boci e ia cove shkodre,pse. luci iani rrahu djalin e shkodres gjergj luca me dy gagstere te tjere dhe kurre nuk ka kerkuar ndjese. pra, sipas berishes po i rrahe shkodranet ata te duan me shume. luci iano duhet te dorehiqet si drejtues politik i pd-se ne shkoder. mos e poshtero shkodren sal. shodranet nga ata qe po i rrahe te duan me fort. luci-iano duhet laguar urgjent nga shkodra. pse nuk le drejtuese ne shkoder zhelefinen, a eshte zhelefina nga shkodra? ti e di o sali sebi shkodra nuk i do sigurimsat si zelefina as ata qe i poshterojne. shkodra ka djem qe te nderojne, te marrin gjak ne vetull. luci anon coje ne roskovec ose ne pustec, largoje ate pedagog gangster nga shodra coje ne trapoje, shkodra do var teneqen luci anos

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Celia

                            Jo,or Ylli,mos u lodh kot.Zhabat dhe minjtë,jenë mësuar në kënetë dhe hale.Nuk duan bukurimë,pastertin dhe oksigjenin.Por çkusut kanë pjesa tjetër simpatike e me humor e Shkodrës se bukur,të,yë meren në qafë nga këta Çeçenë,që sjanë shkodranë.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Demokrati pa parti

                              Duket sikur Jane ne cermoni mortore

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje