“Besuam te primaret, por u mashtruam”, Balliu: U shitën nga Luçiano Boçi e Flamur Noka

19 Mars 2025, 10:28Politika TEMA
“Besuam te primaret, por u mashtruam”, Balliu: U shitën nga

Primaret e PD ishin më tepër formalitet pasi shumë pakënaqësi lindën brenda partisë mbi transparencën e listave dhe kandidaturave.

Alesia Balliu thotë se ishte një nga më të votuarat në primaret e zhvilluara në qarkun e Elbasanit, por megjithatë, nuk ishte në listat e kandidatëve për deputetë të PD.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Balliu u shpreh se ajo dhe të tjerë besuan te primaret, por u mashtruan.

“Unë dhe zoti Sula punuam fort në qarkun e Elbasanit. Ne nuk kishim frikë nga lista e hapur, as unë, as zoti Sula. Kush do e shtyjë trenin? A e keni parë listën? Janë një mori njerëzish që janë larguar nga lista.

Pesëshja e parë, nuk i plotëson 50 mijë vota. E kam te meritokracia. Dola një nga tre femrat e votuara në primare. Kur një qytetar mua më jep fakte që ky proces ka qenë i manipuluar nga zoti Boçi dhe zoti Noka, më humbet shpresa. Kam besuar në atë gjë. Nuk kam ardhur e katapultuar. Nuk kam më frymëzim për të punuar”, theksoi ajo.

Balliu shtoi se nga primaret u mashtruan dhe u zëvendësuan me një vajzë tjetër që nuk kishte lidhje me denoncimet dhe punën 6 mujore të bërë prej tyre në PD. Ajo shtoi se primaret u shitën nga Noka dhe Boçi.

“Ne morëm pjesë në primare dhe kemi bërë denoncime. Ne kemi bërë aktivitete, javën e fundit merr pjesë në primare vajza e katapultuar nga Boçi dhe Noka dhe lënë jashtë Dash Sulën, mua dhe katër zonjat të cilat ndihemi të ofenduara. Mbase mbaruam primaret, më kontakton një qytetar dhe më thotë që primaret i ka shitur Boçi dhe Noka.

Unë me Nokën kontaktova më tepër dhe nuk më ktheu një përgjigje. Jemi 4 femra që kemi vendosur fytyrën tonë me denoncime ndaj qeverisë dhe nuk jemi pjesë e listës. Ky proces ishte një fasadë dhe kjo vajzë ishte parazgjedhur të ishte në listën e mbyllur. U zëvendësuam me dikë që ka Universitetin e Elbasanit. 4 gra që kanë qenë fytyra të PD-së nuk kanë qenë në listë, që këtu shihe pasojën”, tha ajo.

 

 

5 Komente

  1. L
    Labeati

    Ne kete parti ka marre m.uti shalet qe ne 92 keto jane metodat e sistemit monist

    Përgjigjjuni
    1. S
      Socialisti

      Harrove ti qe kerceje si pleshte studio me studio e mburreshe me Berishen qe do sjelle ndryshimin me duket kerceve goxha larte e kure re re mbi gishin e Mulit HaHa sa deputet do merrte PD takohu perseri me av Karajne ne studio dhe kerkoji falje per sjellien Hastalavista baby

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Keto jane femra telendare, njesoj si tipi asaj Adriana Kalase, vecse nuk kane arritur moshen e saj. Kur te behen mosha e saj, do jene 2 here me te p;eshtira se paraardhesja e tyre.

        Përgjigjjuni
      2. s
        sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

        po te kete. ne shqiperi. njeri. me te ndyre. se flamur muti. noka. nuk na. besohet. po kush ja jep voten keti qelbesiri bur. ju. thafte. dora. njeri i qelbur. imoral i pa edukuar.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqipëria Evropiane!

          "Sqipëria madështove" kështu shkojnë punët me slogane nga lecka noka dhe gjy-yshi sahali... Këta do të bëjnë çudira, nëqoftëse i lënë. Yyyyyyyyy, plehëra! U heq zvarrë në pis komunist!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje