Ironia e Ramës me Dash Sulën: Gjeli i Peqinit mbeti pa parti, nuk dihet se kush do t'i hajë ato kokrra gruri tani. U gdhi në mëngjes dhe...

19 Mars 2025, 09:56Politika TEMA
Ironia e Ramës me Dash Sulën: Gjeli i Peqinit mbeti pa parti, nuk

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Dashnor Sulën pasi mbeti pa parti për të kandiduar në zgjedhjet e 11 Majit.

Kreu i qeverisë e thumboi duke u shprehur se Dash Sula “ndërtoi gjithë atë parti në Peqin dhe ia prishën natën, u gdhi në mëngjes dhe ia kishin marrë”.

“Gjithë ajo parti atje, nuk dihet se kush do ti hajë ato kokrra gruri se gjeli detit mbeti pa parti”, u shpreh ai.

Kryeministri theksoi se “gjel deti e kam kompliment se është në fushë të thatë, se të tjerët janë lluc”.

“Nuk është rastësi që kalaja e Rozafës është legjendë shqiptare, ndërto ditën e prish natën. Ndërto Dash Sula gjithë atë parti në Peqin dhe ia prishën natën, u gdhi në mëngjes dhe ia kishin marrë partinë, ia morën natën partinë Dash Sulës.

Gjithë ajo parti atje, nuk dihet se kush do ti hajë ato kokrra gruri se gjeli detit mbeti pa parti. Gjel deti e kam kompliment se është në fushë të thatë, se të tjerët janë lluc. Mund të thuash çfarë të duash për atë, po ato që i ka, i ka”, tha Rama.

3 Komente

  1. P
    Parku Rinia

    Po behen tre muaj qe je bere si goret e Brakes, qe s'po le njeri pa marre neper goje e pa kthyer sipas KAPLLOQES TATE ne target 'ridiculess'. ------------ e nderkohe ne cdo minute je i paguar per te bere Kryeministrin!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Telepena

      Ik ore bole dil ne pension. Lerja stafeten te rinjeve. Je bere si plaku Mere. Se edhe ai moshen tende kishte. Mjekren tende po ashtu dhe brekushet e tua mbante. Koqe gomari.

      Përgjigjjuni
      1. a
        aleksander

        EDI ki kujdes se eshte loje e saliut me gjelin e peqinit, e lane jashte qe te marre vota edhe majtas, dhe me 12 maj gjeli i peqinit kendon tek shqupi, nuk i viret bes ketyre zorraxhinjve te pd-se dhe lsi-se

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje