VIDEO/ Rama ndan pamjet me Mbretin e Danimarkës: Kopengageni, pas Tiranës

1 Tetor 2025, 19:20Politika TEMA

VIDEO/ Rama ndan pamjet me Mbretin e Danimarkës: Kopengageni, pas

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në samitin e Komunitetit politik të Europës në Danimarkë, ku përveç shteteve anëtare bëjnë pjesë edhe vendet aleate të BE-së.

Samiti i Kompenhagenit e mori stafetën pas samitit të Tiranës që u mbajt më 16 shtator. Në vigjilje të samitit, krerët e shteteve janë pritur në audiencë të veçantë nga Mbreti dhe mbretëresha e Danimarkës.

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në faqen e tij, pamje nga kjo audiencë me shënimin: "Kopenhagen, Danimarkë- Mikpritja nga Madhëria e Tij, Mbreti Frederiku X, dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg.

Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, sot rrugëtimi vijon në Kopenhagen, ku Danimarka ka marrë stafetën e organizimit të takimit të radhës".

2 Komente

  1. X
    Xyz

    Bravo!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doni

      Bravo, me kepuce te zeza, jo me atlete te bardha! Inshallah e vazhdon kete pervoje te re e te fiksuar tashme per protokollin e nje politikani

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje