“Është fati juaj i keq që po shkruani emrat në një listë që do të mbetet në historinë e Shqipërisë si lista e atyre që votuan shkatërrimin e Partisë Demokratike…”.
Kështu paralajmëronte Gramoz Pashko verën e vitit 1992, në momentin kur Sali Berisha po e përjashtonte nga partia që e kishin themeluar bashkë. Nuk ishte thjesht një konflikt personal. Ishte akti i parë i një kulture politike që do të shndërrohej në model: ndëshkimi i mendimit ndryshe si mekanizëm kontrolli. Dhe, në thelb, fillesa e një procesi të gjatë vetëshkatërrimi të PD-së.
Në atë konferencë nuk u largua vetëm Pashko. Lista ishte e gjatë: Arben Imami, Neritan Ceka, Arben Demeti, Teodor Keko, Edmond Trako, Ritvan Peshkëpia, Perikli Teta, Preç Zogaj, Shahin Kadare… themelues, ideatorë, njerëz që kishin ndërtuar identitetin e parë të një partie antikomuniste. Përjashtimi i tyre nuk ishte thjesht spastrimi i kundërshtarëve të brendshëm, ishte momenti kur Partia Demokratike vendosi të heqë dorë nga pluralizmi brenda vetes. Dhe një parti që heq dorë nga demokracia e brendshme, është e destinuar të vetëshkatërrohet.
Historia nuk u ndal aty. Deri në vitin 2000, thuajse të gjithë themeluesit u përjashtuan: Dashamir Shehi, Genc Ruli, Rexhep Uka, Gen Pollo e të tjerë. Çdo largim ishte një copë identiteti që shkëputej. Çdo përjashtim ishte një hap më tej drejt shkatërrimit sepse një forcë politike që përjashton në vend që t’i përfshijë, e zvogëlon vetveten deri në boshatisje.
Rrethanat politike, sidomos përçarja e së majtës, i dhanë PD-së një mundësi të dytë dhe Berisha e shfrytëzoi duke rikthyer shumë prej të përjashtuarve. Fitorja e vitit 2005 dukej si një rivendosje. Por në fakt ishte vetëm një pauzë. Sepse modeli nuk kishte ndryshuar. Pas tetë vitesh në pushtet, cikli rifilloi. Këtë herë nën drejtimin e Lulzim Bashës, i cili trashëgoi karrigen, por jo autoritetin e kryetarit të Partisë. Përjashtimet vazhduan, ndonëse me një formë më të butë në dukje, por me të njëjtin thelb: eliminimin e çdo zëri alternativ. Dhe më pas, rikthimi i Berishës me “rithemelimin” me premtimin për të rikthyer demokracinë dhe garën brenda partisë, në të vërtetë solli vetëm përshkallëzim. Vala e përjashtimeve u bë më e gjerë, më e shpejtë, më e pakontrolluar. Një opozitë që hyn në vitin e 14-të në opozitë me një seri humbjesh, zgjedh sërish të përparojë drejt vetëshkatërrimit.
Deri pak muaj më pare: hero, i dënuar politik, simbol i qëndresës, Ervin Salianji u riklasifikua si tradhtar dhe i vetëpërjashtuar, pikërisht në momentin kur vendosi të shfaqet si kritik i liderit. Pra, jo kur ndryshoi ai, por kur ndryshoi raporti i tij me pushtetin brenda partisë. Reagimi dhe mbështetja që krijoi në bazë përmes foltoreve në disa rrethe të vendit u lexuan jo si energji politike, por si kërcënim. Nevoja e lidershipit për të mos toleruar asnjë energji paralele e çoi edhe këtë rast në të njëjtën skemë: largimin e Salianjit, të paketuar me termin “vetëpërjashtim”. Një lojë fjalësh që përpiqet të zbusë një realitet të vjetër: përjashtimin si instrument kontrolli. Madje, procesi nuk ndalet te individi. Mbështetës të Salianjit kanë hyrë në garë për kryetarë të degëve në rrethe dhe janë përjashtuar me argumente nga më banalët, deri te më problematikët, si përdorimi si arsye përjashtimi i balancës fetare. Një parti apo një lidership që përdor çdo lloj arsyeje për të mbyllur garën.
Në një situatë normale, një opozitë funksionale do të kapitalizonte secilin prej qindra skandaleve të korrupsionit të qeverisë Rama. Shifra alarmante të korrupsionit në çdo sektor dhe skandalet nuk ndalen, ndërsa opozita veçse i forcon pushtetin mazhorancës.
Foltoret e Berishës janë kthyer në rutinë që shpesh rrëshqet në qesharake, ndërsa protestat kombëtare bëhen gjithnjë e më të vogla, më të zbehta dhe më pak bindëse. Retorika mbetet e njëjtë dhe besimi e shpresa mungojnë. “Kilometri i fundit” është zgjatur në pafundësi, ndërsa rruga drejt pushtetit duket më e largët se kurrë. Dhe ndërsa kjo distancë rritet, lidershipi vazhdon me të njëjtin refleks: përjashto, spastro, mbyll.
Problemi nuk është kush largohet, por çfarë mbetet. Jo se në PD mungojnë figura që mund të ndërtojnë një alternativë ndryshe, por sepse mungon guximi për të folur nga frika e përjashtimit apo “vetëpërjashtimit”. Çfarë ka mbetur sot tek Partia Demokratike është një strukturë gjithnjë e më e ngushtë, më pak përfaqësuese e më pak konkurruese. Një parti ku humbja e zgjehdjeve është normalitet edhe kur ndodh për herë të shtatë, një parti që nuk po humbet vetëm zgjedhje, por po humbet arsyen e ekzistencës së saj. Kjo nuk është më thjesht një krizë politike, është një proces i vazhdueshëm vetëposhtërimi.
TemA sjell përmes videos disa prej momenteve pikante të valës së parë e deri tek vala e fundit e përjashtimeve në Partinë Demokratike.
Kjo parti dhe ajo godine se bashku me keta karagjoz duhet vere flaka ne menyre qe asnje mos te shpetoj, shikoni cfare flasin per njeri tjetrin akuza penale vetem kamikazi i tyre Altin Dumani dhe i gjithe SPAK nuk i shikon
Akoma merreni me malokun non grata universal ?
Nuk ja vlen të shkruash apo të merresh më me këtë organizatë VK. Që Berisha të mbajë peng vendin tonë njëlloj si Hoxha dhe asnjë shqiptar nuk doli si Avni Rustemi dikur do të thotë që ne si komb këtë dimë të bëjmë.
Kemi një thënie Profetike të Namik Hotit, 35 vjet përpara se të zgjohej dhe kthjellohej Amerika dhe të shihnim gjithë shkatërrimin dhe degjenerimin më total që solli kjo lloj pjelle inçestit, prostitucioni, urie, shpelle dhe mizerje., që mes prostitucionit dhe jashtëqitje e akoma rri ngecur si mut i thatë qeni në grykën e Shqipërisë
Popull qe meritojme gjithcka ! Skllaverimin dhe poshterimin... Qe nuk ja treguar vendin ketij kryekrimineli te perbindshem... Gjithsesi rendesi ka kure do te Arestohet si Ai legen tjeter florriri qe ishte bere si kadaver plehra...
Τë kenë turp të gjithë ata që u përjashtuan të cilët nuk ishin të zotët ti vinin drurin kriminelit Sali.Nuk e dinin që ishte sekretar Partie?Pse nuk e syrgjynosën?Ja pra si bëhen gabimet kështu bëri edhe Enveri i vrau të gjithë me të cilët kishte luftuar...
Xhoxhi mese e sakte , te gjithe plehrat pa prejahstim qe moren dhe kane mare dhe marin pjese ne Pd apo dhe en strukturat e tjera... Nuk e dinin plehrat , prehardhjen e ketij kryekriminelei se nga kishte preardhjen ! Te gjithe jane fajtore... por plehrat qe bashkepunuan , vetem e vetem per vete sa per tu pasuruar aqe sa paten mundesi.. keshtu qe te gjithe jane fajtore.. Dhe me e keqja, neper rruge keta shihen , ne vend tju fusin nga nje te beshtyr nga i apri deri tek i fundit, populli i buzeqeshe... e keshtu qe mire te na behet... kure sjemi te zote per disa kokra ti marin dhe ti lidhim dhe ne Bulevard tju tregojme vendin ...
Τë kenë turp të gjithë ata që u përjashtuan të cilët nuk ishin të zotët ti vinin drurin kriminelit Sali.Nuk e dinin që ishte sekretar Partie?Pse nuk e syrgjynosën?Ja pra si bëhen gabimet kështu bëri edhe Enveri i vrau të gjithë me të cilët kishte luftuar...
PD nuk ishte dhe eshte parti . Ajo u krijua nga PPSH per nje ndrrim sistemi pa gjak derdhje , misionari Sali e kreu me sukses komunistat dhe baballaret e tyre dolen pa lagur dhe sot eshte arstokracia vendit .
Duhet djegur i gjallë, si leksion për çdo motëqir tjetër nesër në histori që i gënjen mendja se mund të shkërdhejë Shqipërinë mbarë e prapë. Esad Pashën , andartët dhe Haxhi Qamilin që bënë 1914, u shkuan në plumb dhe litar, ne 100 vjet më vonë mbajmë akoma motërqirin që arkitektoi 1997, shitjen dhe rrënimin e vendit.
Te flasesh per vepren e Z.Sali Berisha kunder PD-s dhe atyre qe e themeluan PD-n tregon nje te vertete.Por,per shume nga ata ish themelues te larguar,qe nuk luftonin per parime por privilegje, nuk bie dakort me shkruesin.Shumica e tyre u perulen para Z.Berisha si puthadore e zvaranike. Te gjithe bashke ishin varemihsit e Shqiprise,qe vazhdon edhe sot pa shtet.
PD-ja,e nisi si lëvizje intelektuale, por me ta marë në dorë Saliu u kthye në levizje turmo- rrugaçërore. Me këtë armë, pra me dhunën dhe injorancën e turmës, Saliu , ky shartim komunisto - tribal, i hoqi qafe që të gjithë ata që ishin për një demokraci të tipit perëndimor në PD. Sa i takon “dorëheqjes” në favor të Lulit duhet të jesh i paditur që ta besosh si të tillë. Saliu, i cili e kishte provuar të garonte me Ramën për Bashkinë e Tiranës, dhe që kishte humbur katër herë rresht, e dinte shumë mirë që për të paktën nja dy tre mandatë të tjera do t’i humbiste edhe në zgjedhjet parlamentare dhe për ta larguar këtë siklet,bëri sikur këto humbje i pësoi Luli.Tani,duke ditur që Rama,sikurse ka deklaruar vetë ai dy tri herë, do të largohet nga drejtimi i PS- së, dhe me siguri edhe nga politika përfundimisht , pas plotsimit të objektivit të tij atë të futjes së Shqipërisë në BE në vitet ‘29-‘30 , Saliu do të mbahet me dhëmbë e me thonj atje,në krye të PD, dhe pastaj të bubullijë triumfalisht e psikopatisht: ja e munda edhe këtë, prandaj iku nga politika.
Shqiptaret blihen lehte, prandaj kane nje shekull qe poshtetohen nga agjentura serbo-greko-ruse qe ushqejne me para perbindesha si ky shpellari i Vicidolit, qe e ka blere pushtetin gjyqesor.
Nuk e di ne se ti Martin je blere apo shitur ndonjehere, por une dhe shume si une shqiptare lutte nuk jane shitur kurre.
Poshtersia ka prodhuar fenomenin spekullues dhe intrigantin Belind Ezmerin me 7 hajdute
Vari qillon Sali Pykës dhe atyre sevilave që i rrinë rrotull e i bëjnë fresk. Tash ja mbajnë uturakun me radhë, por disa si Paloqja, Noka, Gazbardhi, Vokshi etj janë më të devotshmit t'i shërbejbnë plakut të rrjedhur!!!
Kjo parti personale fashiste duhet nxjerre jashte ligjit.
Jeni te bindur o idiote qe kur mos te jete me ne politike ky trap gjerat do vene mire, o mortja. E keqja e ketij vendi jemi ne, popull i ndrydhur menderisht.
Pikerisht personat si ty qe ne 2005 i dhate voten perseri ketij kafshe!
Çashto or Kola, çashtu. Shum drejt e kije. Ky idjot osht sa per 100 shejtan ene kur t thyj qafen, mase sun bahmi ma mire, por sun do kemi ma shejtanin n mes vedi.
Një kurvë politike e paparë. Duket nga fytyra çfarë ndyrësire është. Nuk kanë faj as ai, as Rama. Populli trim dhe liridashës, që vret vëllain për dy speca dhe një metër gardh, nuk jeton dot pa një udhëheqës legjendar. E tha mirë babai i këtyre të dyve, jeni ju pa jemi ne.
O komentus po pse Gramoz Pashko ishte bur mē i mir se wc Sali Bajga. Tē dy tē njē kalibri kan qen Sali qenefi sekretar partie Gramoz Pashko familje super komonistēsh me njē fjal Mut Sali Bajga e kak Gramoz Pashko ish djali i ministrit Josif Pashko.
Pr dr Sali Berisha eshte ZGALEM, nuk eshte DELE qe mbledh dhe mbane FERRA. Perpara LEGJENDE, Zoti te dhente ymer per te mire e Shqiperise, shkaterroji pa meshire armiqte e saj