
Kryeministri Edi Rama dhe drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha vijojnë replikat me video në rrjetet sociale.
Pas një videoje që Basha postoi nga Athina, Rama i është përgjigjur pyetjes së demokratit se “ku i ke shokët” si dhe çështjes së tramit.
Rama: O Lul! Hë mor Lul? Nga po më thërret sot? Vdeksha, s’të rrihet dot pa mua e?
Basha: Nga Athina Rame, pyesin ku i ke shokët
Rama: E ke të vjetër këtë sen. Edhe në fund të botës me ik, me një vrimë i bie atij fyelli. Po boll se nuk e ke kuptuar hala më duket që nuk ke as fyell më. Bufi ta dha e bufi ta mori. Të nxora nga vrima, po fyellin tim nuk ta jap dot. Kështu që jepi drejtim, artist, jepi gaz. Ndërroje shiritin se erdhi 11 maji. Ngele me Hysenin e Pëllumbin.
Basha: Ti merreshe me tramin. Po tramin s’e deshe ti me Rame se nuk vidhje dot
Rama: Më kërkuan tram këtu në Vlorë, po u thashë tramin vetëm Luli mund t’ua bëjë. Unë me tramin tat larg qoftë, ajo është vepra jote. Ne mezi e kishim prit atë tram dhe sot s’ka qytetar në Tiranë që nuk të bekon kur hyp në tram. Mua me vjen keq që turistët nuk e ka bërë. Një mrekulli. Thoshte një fracez ‘hipa në tram edhe nuk desha me dal më. Një mrekulli”.
Basha: Ishte Franca mbrapa, edhe i the presidentit Holand nuk e kam prioritet
Rama: Aaaa. Je i madh. A e di çfarë mu kujtua, kur më bëje sikur flisje me DASH në sy të atyre te SHQUP edhe u thoje se e mbylla qeverinë teknike pa Ramën. Ka marrë fund. Vazhdojmë. Ec aty agapi mu, s’agapo.
Epo të bëjnë burrat si gratë në çesmën e fshatit, në kohën e Tanzimatit, këtë nuk e kishim menduar se do vinte një ditë t'a shihnim!!!! Ti abandonojmë haletë, se nuk kemi për të vdekur për bukë, bukë sot nuk hanë as qëntë sepse duan mish. Paskemi qënë komb i fëlliqur, skllevër, me këto që po na shikojnë sytë e dëgjojnë veshët të shkojmë e të votojmë për këta bastarde? Mos e dhëntë Zoti! Nëse na ka ngelur sadopak nder, vetëm për PD dhe PS, por dhe këtë euroatllantikasin e orëve të fundit nuk duhet t'a hedhim votën. I marin të keqen edhe Jenisherit me të cilin duan të tallen, me këta po tallen qënë e gomarë.
O Luli,akoma se ke kuptuar tregetine:Rruazaxhiut nuk i shiten rruaza.Je i vogel akoma,derisa i lyen floket me boje.Burri piqet kur fillojne te dalin thinjat e bardha.Aq mendje lehte je sa qe u vet shpalle disa here KM kur ishe kryetar i PD me mendim se te mundje Edin por shpesoje si dhelpra pas koqeve te dashit.