Vizita e zyrtares së lartë të DASH, reagon ambasada e SHBA: Lufta kundër korrupsionit vazhdon

29 Prill 2022, 14:45Politika TEMA

Vizita e zyrtares së lartë të DASH, reagon ambasada e SHBA: Lufta

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë me një njoftim zyrtar për vizitën në vendin tonë të zyrtares së lartë të DASH, Karen Donfried dhe të deleguarit të SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Në takimet që patën me Kryeministrin Rama, ministra dhe kryetarin në detyrë të PD Enkelejd Alibeaj, deputetët Jorida Tabaku e Gazment Bardhi, ambasada amerikane njofton se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit.

Ndër të tjera në njoftim theksohet edhe rëndësia e një opozite të fortë në Shqipëri.

Si pjesë e vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ishin në Shqipëri në 28 dhe 29 Prill.

Ata u takuan me Kryeministrin Edi Rama, ministra të ndryshëm, dhe drejtuesit e opozitës. Qëllimi i vizitës së tyre ishte thellimi i partneritetit tashmë të fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si miq, aleate në NATO dhe anëtare në Këshillin e Sigurimit së Kombeve të Bashkuara, sidomos teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve tona dypalëshe.

Ata rikonfirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nxitën vijimin e reformave të nevojshme, përfshirë reformën në drejtësi; mirëpritën përpjekjet e fundit për të diversifikuar burimet, furnizimet dhe rrugët e energjisë në Shqipëri dhe më gjerë në rajon; dhe nënvizuan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Ata theksuan gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të një opozite të fortë në demokracinë e Shqipërisë, theksuan rëndësinë e institucioneve të forta demokratike dhe sundimit të ligjit dhe shprehën shpresën për një partneritet të efektshëm dhe që sheh përpara me popullin shqiptar, duke përfshirë edhe partitë që i përfaqësojnë ata
”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

3 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Nuk jemi në komunizëm, ku vetëm dita e punës është burim fitimi. Nuk jemi dakord me dash dhe ambasadën amerikane përsa i perket korupsionit se dëmton popullesin më shumë se zero korupsion. Vëndi është në vënd numëro që prej vitit 1990, ku përsheshi me balt është tema ditës dhe jo të na hedh balt syve me 10 vetë në vëndin tonë që u ka ecur llotaria. Të flasësh për korrupsion te ne është si të flasësh për terrorizëm në Ukrain.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      Kur do arrestohet Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Damian Gjiknuri dhe Erion Veliaj zonja ambasadore ? Te pyes ty sepse pergjigjen e kryeministrit tone legen e di.

      Përgjigjjuni
      1. r
        realist

        Se pari , duhet te vdese ne burg Saliu , Noka , Paloka , Bumci , Strazimiri e plot zagare te tjere berishiste , perfshire edhe ty , pastaj shofim e bejme .

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje