“Vjosa Park Kombëtar”, Rama: Egërsira e fundit lumore që nuk do hyjë në cirkun e kafshëve të zbutura të sistemit energjetik

13 Qershor 2022, 11:47Politika TEMA

“Vjosa Park Kombëtar”, Rama: Egërsira e fundit lumore

Kryeministri Edi Rama foli sot për projektin për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se Vjosa është egërsia e fundit lumore që nuk do hyjë në cirkun e kafshëve të zbutura të sistemit energjetik.

Ai theksoi se Vjosa do të prodhojë ardhmëri në një formë tjetër. Megjithatë ai ironizoi kritikët që kanë hamendësuar mundësinë e ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë.


“Dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Panagonia ka atë që na duhet më shumë se çdo gjë tjetër. Është dija dhe eksperienca në një fushë si kjo e mbrojtjes përmes sistemit të parkut kombëtar të një pjese të rëndësishme të vendit që duhet si e lehtë por është shumë e vështirë. Vjosa kalon mes përmes trupit të Shqipërisë. Hyn nga njëra anë dhe del nga ana tjetër.

Të thuash park kombëtar është fjalë goje ndërkohë që në këtë gjatësi shtrihet një popullsi e tërë që ka nevojë për zhvillim. Kur na thonë që ky është lumi i fundit i egër në Europë bëjnë sikur harrojnë që lumenjtë e tjerë të egër i kanë zbutur për vetën e tyre dhe këtë e duan të egër. Ne po e bëjmë sepse po e bëjmë me bindje të plotë se kjo është e ardhmja.

Ne nuk mund të ndërtojmë një rezervat që edhe njerëzit t’i egërsojmë. Po ndërtojmë një hapësirë për një zhvillim që mbron mjedisin dhe ushqen gjeneratat që do ia lëmë Vjosën trashëgimi. Në një rrugë të re. Vjosa është egërsira e fundit lumore që nuk do hyjë në cirkun kafshëve të zbutura të sistemit energjetik. Lumenjtë  e tjerë janë bërë si qentë dhe macet e cirkut që prodhojnë energji. Vjosa do prodhojë ardhmëri në një formë tjetër”, tha Rama.

29 Komente

  1. A
    Arsen

    Kishim besim tek ju dhe fjala juaj e dinim qe aty nuk do te zhvillohej asnje hidrocentral jan thjesht goja te cilet duan tprishin imazhin e qeverise keni ber nje pune shume te mire e keni rritur komplet standartin e shqiperise

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dhurata

      Vjosa nje nga lumenjte me te mire dhe me te pasur ne ballkan e europe nje larmishmeri ekosistemesh keni ber gjen me te mire nje pike plus per turizmin shqiptar

      Përgjigjjuni
      1. O
        Olta

        Nje gezim qe vjosa te behet nje park kombetar sepse eshte nje pasuri mjaft e madhe e vendit por jo vetem

        Përgjigjjuni
        1. M
          Marsel

          Nje nga lumenjte e pakt te eger qe kane mbetur i promovuar nderkombetarisht nga shume yje dhe te hollivudit gjithashtu. Nje nder qe po behet park kombetar

          Përgjigjjuni
          1. l
            loni

            nje projekt shume i bukur qe do ta bej vjosen akoma me brilante

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arber

              Vjosa eshte nje perle e cika duhet mbajtur gjalle dhe ashtu sic eshte pa perfitime personale te njerezve

              Përgjigjjuni
              1. b
                beni

                me vjen mir qe amerika po investon per bukurin e shqiperis vjosa do behet nje vend akoma me i mrekullueshem mezi pres te shikoj perfundimin e ketij projekti

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fati

                  Vjosa eshte nje pasuri natyrore dhe nje ekosistem ne te cilin jetojne nje shumellojshmeri gjallesash. Duhet te mbrohet dhe te kundeset per te jashtezakonisht shume

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Klea

                    Te mbash gjalle nje trashegimi natyrore si vjosa eshte nje gje shume e mire per kulturen e vendit.Perla te tilla natyrore nuk duhen shfrytezuar por duhen ruajtur me kujdes qe te mbesin ashtu te pandryshuara per vite me rradhe

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Zana

                      Vjosa eshte nje pasuri natyrore e vendit tone e njohur ndekombetarisht per te cilen kane bere jehone shume te huaj dhe te famshem qe te jete ne mbrojtje si zone

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Egi

                        Lumi vjoses eshte njennga pasurit tona kombetare. Me vjsn mir qe ju zoti rama Po e ktheni ne nje park te mbrojtur kombetar. Nga ky lum ne kemi shume perfitime per vet faktin qe eshte shume i kerkuar nga turistet

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Ina

                          Me ne fund dhe Vjosa do jete nje park kombetar i cili do e zhvilloje shume turizmin dhe kjo vetem fale punes tuaj zoti Rama

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Ina

                            Me ne fund dhe Vjosa do jete nje park kombetar i cili do e zhvilloje shume turizmin dhe kjo vetem fale punes tuaj zoti Rama

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Eri

                              Nje arritje e madhe per vendin tone kjo qe sapo keni bere. Ju lumte z Rama Me ne fund e shpallet dhe kete lum pasuri nderkombetare

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nensi

                                Puna juaj ka bere qe sot ky lume te jete i mbrojtur dhe te shpallet park kombetar

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tahir

                                  Vjosa,nje lum unik qe nuk ka ne asnje vend te botes si ky.E meritonte qe te kishte vemendjen tuaj dhe te behej park Kombetar.Tani do shtohen akoma me shume turistet ne kete vend dhe do zhvillohet akoma me shume ekonomia e vendit tone!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tosi

                                    Me vjen mire kur shoh qe Vjosa do behet park Kombetar dhe qe per kete po bashkepunojme me nje organizate amerikane sic eshte “Patagonia” .Keto bashkepunime vijne vetem fale jush kryeminister qe mbani marredhenie te mira me vendet e tjera.Me ju Edo Shqiperia ecen perpara!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Virusi

                                      Gezohem. Jam rritur buze vjoses, si shume te tjere. Po duhet shume pune per ta kthyer ate ne park bashkekohor. Nje projekt, patjeter. Duhet ndertuar dhe nje raport i ri me lumin, njerzit, bimet, kafshet.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Teo

                                        Mir ben qe e permend kryeminister ,ne kete menyre tregon fytyren e vertete te Caprios

                                        Përgjigjjuni
                                        1. g
                                          gazi

                                          Vjosa eshte nje nga lumenje me unik jo vetem per vendin tone por per te gjithe europen, pasi eshte i vetmi lum i eger. Besoj do kete nje ndikim shume pozitiv ne zhvillimin e turizmit ne vend

                                          Përgjigjjuni
                                          1. d
                                            drita

                                            Nje tjeter premtim i mbajtur nga qeveria ky per ta kthyer Vjosen ne Park Kombetar, do kete nje impakt te larte ne zhvillimin e ekonomise

                                            Përgjigjjuni
                                            1. J
                                              Jorgo

                                              Vjosa nje buri natyrore e Shqiperise tashme do te behet park kombetar hje e cila do te jete ne zhvillim te vendit ku do te rritet sektori i turizmit

                                              Përgjigjjuni
                                              1. g
                                                gonis

                                                Me padurim te shof Vojsen si nje park kombetar te mbrojtur sepse ka me te vertete nje pasuri te madhe

                                                Përgjigjjuni
                                                1. v
                                                  valbona

                                                  Prej vjoses ka marr emrin kusherira ime nga ky lum i bukur i shqiperise tone

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Z
                                                    Zamira

                                                    Cdo premtim qe zoti Rama ka dhene e ka mbajtur, kete gje e ka vertetuar disa here dhe nje nga ato raste eshte dhe shpallja e lumit Vjosa Park Kombetar

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. N
                                                      Naim

                                                      E falenderojme zoti Rama per gjithe punen e bere per ta kthyer Vjosen ne Park Kombetar. Vjosa eshte nje perle e shqiperise dhe duhet ta mbrojme nga te gjithe ata qe e cenojne ate

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. g
                                                        gabriel

                                                        Po gjithe keto shtete qe i kane kthyer lumenjte sipas interesit te popullit budallenj kane qene dhe ne dalim me te zgjuar se thote ky krrici Dikapro, apo keta karagjozat ne Shqiperi... Jemi vendi me i varfer ne Evrope dhe kemi nevoje per energji te cilen po e paguajm shternjte.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. D
                                                          Denis

                                                          Me ne fund edhe fal vendosmerise se rames vjosa tasvme do te kthehet ne nje park kombetar. Me behet qejfi qe sistemi energjitik nuk e fitoi kete beteje

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. M
                                                            Majlinda

                                                            Bete shume mire z. Rama qe e mbrojtet vjosen nga shkatrrimi. Mos e lejoni ta prishin. Vjosa esht zemra e vendit ton

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje