Kthesa në heshtje e Holandës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

13 Qershor 2022, 09:32Politika TEMA

Kthesa në heshtje e Holandës për anëtarësimin e

Kryeministri holandez, Mark Rutte, është kthyer në mbështetësin më të madh të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Edhe pse ai kundërshtoi me zë të lartë hyrjen e dy vendeve në BE disa vite më parë, Rutte tani po e miraton.

Kështu shkruan prestigjiozja holandeze “De Telegraaf”.

Sipas saj, Qeveria holandeze dhe partitë e koalicionit janë pro anëtarësimit të dy vendeve ballkanike në Bashkimin Evropian.

Madje ajo shkon më tej duke theksuar se Qeveria holandeze po bën presion që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen.

Një kthesë në heshtje – kështu mund të quhet kursi i Holandës kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kjo dobëson të gjithë Bashkimin Evropian”, tha Rutte në 2018-ën për anëtarësimin në BE të dyja vendeve.

Holanda më pas bllokoi negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tani Rutte ka marrë rolin e përshpejtuesit dhe negociatorit.

Ai ka udhëtuar nëpër Evropë këto muajt e fundit për t’i sjellë të gjithë në të njëjtën linjë aprovimi.

Pothuajse të gjitha vendet e BE-së janë të bindur dhe negociatat e pranimit janë gati të fillojnë – përveç qëndrimit të Bullgarisë.

Ndërkohë muajin e kaluar, Rutte sduke deklaruar se nuk ka shumë shanse që Ukraina të marrë menjëherë statusin e vendit kandidat për hyrje në Bashkimin Evropian, pasi do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Por si ndryshoi qëndrimi holandez?

Në nëntor 2020, Holanda argumentonte se Shqipëria, duhet të përmbushte të gjithë kushtet e vendosura sipas përcaktimeve të Këshillit Evropian më 24 mars 2020.

Madje, ishte kërkuar që të ishin përmbushur bindshëm!

Sipas diplomacisë holandeze në atë kohë, dy ishin aspektet më shqetësues: Mospërmbushja e kuorumit të Gjykatës Kushtetuese dhe paaftësia e Gjykatës së Lartë për të shqyrtuar të gjitha çështjet.

Në atë kohë, nga Holanda apelohej për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm. Hapa, të cilët sipas holandezëve tashmë, janë ndërmarrë.

Janë pikërisht këto dy pika që jepen të argumentuara sërish në argumentin e holandezëve. Por, këtë herë, qëndrimi është pro. “Shqipëria ka bërë sa duhet për hapjen e negociatave”.

Dy fushat kryesore ku Shqipëria ka kryer arritje, janë përpara në sundimin e ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit.

Këtë qëndrim ja ka parashtruar Parlamentit të Holandës, ministrja e Jashtme, Sigrid Kaag. Në atë raport, pasqyrohet përparimi në tema prioritare dhe në luftën kundër krimit të organizuar.

Luftën kryesore ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, e ka zhvilluar Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Kjo e fundit u krijua më 19 dhjetor 2019 dhe brenda një viti ka kryer 162 procedime penale për krimin e organizuar, 240 për vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe 166 procedime për vepra të tjera.

Ndër dosjet më të nxehta, janë ajo 184, ku u hetuan disa përgjime të publikuara nga gazetari gjerman i të përditshmes BILD, Peter Tiede.

Sipas tyre, në zgjedhjet lokale në Shqipëri, në Bashkinë Dibër, pretendohej se ishin vjedhur votat.

Një tjetër dosje është ajo 339, e cila goditi bandën kriminale të Avdylajve.

Më 24 dhjetor, me betimin e Përparim Kalos si anëtar të pestë i Gjykatës Kushtetuese, kjo e fundit u bë funksionale. Më pas u emëruan edhe dy anëtarë të tjerë, duke e çuar numrin në shtatë.

Një zë i fortë në drejtësi, ka qenë edhe ai i ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, e cila ka mbështetur dhe ndjekur nga afër krijimin dhe punën e këtyre institucioneve.

I fundit ka qenë fillimi i punës nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Aty janë pranuar tashmë hetuesit e parë dhe po trajnohen mbi pozicionin e tyre.

Një luftë ndaj krimit, e cila është vlerësuar nga ndërkombëtarët.

37 Komente

  1. E
    Elsa

    Shpresojm qe te kemi nje mbeshtetje te vazhdueshme nga kryeministri i holandes dhe te futemi sa me shpejt ne be

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fiksi

      Znj. Elsa, ne Evrop nuk futesh se ka nevoje Evropa, por futesh kur Evropa thot: " shqiperia qenka si ne....hajde shqiperi ta bejme rrugen bashk....." ...dhe hop, te fusin ne BE. Tani, a me thote dikush, se cfare kemi ne, "njesoj si evropa" ???? Ne nuk kemi NJERIUN, ne rradhe te pare, e me pas nuk kemi GJUHE........e vazhdojne plot mungesa te tjera shume shume te rendesishme. Nderkohe Evropa s'ka ASNJE mungese te tille, pra nje ndeshje e fituar 100 me 0 per Evropen. Cfare do fitoje kjo Evrop nga Shqiperia?????....nje 0. Shqiperia ne Evrope, do te futet, atehere, kur ne shqiperi te kete "Shtet te se drejtes CIVILE, dhe cilesi te jetes" Nese futet pa bere keto, bie Evropa !!! Evropa nuk ka per te rene, se nuk vdiqen evropianet per Shqipen e shkrete bulliste dhe tritoliste. Te gjitha keto qe shikohen ne ekran, jo kryeministri i hollandes, jo Presisdentja e BE, jo kancelari gjerman........jane *show dhe njekohesisht *ftese, per shqiperine, qe te beje ndryshme thelbesore.....shpejt e shpejt, se eshte ne vonesea 10 vjecare!!!! A do ndodhi ky Fast Change ??!? JO........por ne kembim do te behet nje Slow Change......pra te pakten 20 vjet.

      Përgjigjjuni
    2. l
      loni

      me vjen mir pasi e meritojm te jemi antar

      Përgjigjjuni
      1. b
        beni

        me vjen mir qe hollanda po perqiet qe te bej antar te bashkimit europian

        Përgjigjjuni
        1. O
          Oni

          Kryeministri i hollandes shpresoj qe te jet gjithmone ne krahun tone dhe te behet shkas per me shume qe te futemi ne BE

          Përgjigjjuni
          1. E
            Esi

            Ndoshta ai e ka mojuar vite me Pare ama tani ai e ka pare se shqioria eshte nje vend i denj per te hyre ne be

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kevi

              Vertet mund te na ket mohiar dhe nuk ka qen dakort qe shqipria te futej ne be ama tani te gjithe e kan ven re se dhqipria ka perparuar shume

              Përgjigjjuni
              1. A
                Anisa

                Qeveria ka bere te pamunduren qe vendi yne te plotesoje kushtet qe te jete pjese me ne fund e bashkimit europian. Le te shpresojme qe te ndodhe sa me shpwjt

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shpetim

                  Shohim qe esht epunuar shume qe vendi yne te plotesoje kushtet dhe te jete anetare e be. Nivelet e krimit ne vend po ulen dhe po goditet korrupsioni. Le te shpresojme qe te hyjme sa me shpejt

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Ledio

                    Me investimet ,zhvillimin dhe projekteve te shumta qe jane bere ne Shqiperi ka bere te mundur qe edhe vendet e tjera te mbeshtesin vendin tone qe te futet ne BE

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jorgo

                      Shpresojme qe Holanda te shofe ndryshimet qe po behen ne Shqiperi dhe zhvillimin e madh qe po merr ,jo vetem Holanda por dhe shtetet e tjera po ngulmojne per antaresimin tone ne BE

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Blerim

                        Fale punes se madhe te qeverise eshte bere e mundur qe te njihemi me shume nga vendet e tjera dhe te perzgjidhemi si nje shtet me cilesite e duhura per tu futur ne BE

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Milanisti

                          Shpresojme qe te me ndihmen dhe maredheniet e mira qe kemi me shtetet e tjera te antaresohemi sa me pare ne bashkimin europian

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Denis

                            Duke par se sa shume eshte punuar qe vendi yne te antarsohej ne BE edhe Rutte do bindej e do e miratonte kete antarsim. Shume pak na ka ngelur dhe jemi me te forte se kurr

                            Përgjigjjuni
                            1. f
                              flamuri

                              Shqiperia do jete shume shpejt pjese e BE dhe vendin ja ka bere vete vetes , tani hollanda na shef si vend strategjik ndaj dhe na mbeshtet

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Majlinda

                                Hollanda ka marr vendimin e duhur sepse kemi shume kohe qe e presim kete antarsim dhe kemi punuar fort bashk me qeverine ne krye per ti permbushur keto kritere. Shpresoj qe te antarsohemi sa me pare sepse e meritojme

                                Përgjigjjuni
                                1. O
                                  Olsi

                                  Me vjen mire qe Hollanda ka ndryshuar mendim dhe po na mbeshtet qe ne te futemi ne BE

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Geni

                                    Ky rezultat eshte fal punes se perkushtuar qe keni ber zoti kryeminister dhe standarteve qe keni rritur per shqiperine me shume shprese dhe pozitivitet fal jush do arrim antarsimin n BE

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Ani

                                      Normalisht qe do ndryshonte mendim sepse cdokush e sheh se sa vend i zvhvilluar po behet Shqiperia!Faleminderit Hollandes qe po na mbeshtet????????????????!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Krist

                                        Keni punuar dhe po punoni shume zoti Rama qe ne te futemi ne BE. Gjithashtu me behet shume qejfi qe me ne fund dhe Hollanda po na mbeshtet

                                        Përgjigjjuni
                                        1. u
                                          uesli

                                          Padyshim qe kjo dite do te vinte dhe e prisnim sepse shqiperia po perparon shume fal jush e punes suaj urime per te gjitha gjerat qe i keni falur ktij vendi seshpejti dhe antarsimin n BE

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Andi

                                            Me vjen mire qe Hollanda po na mbeshtet!Duke pare se sa ka ndryshuar Shqiperia qe nga viti 2018 sigurisht qe Hollanda do na jepte perkrahjen e tij per te hyre ne Be!!Me ju Edo Shqiperia perpara ne BE!????????????????????????????

                                            Përgjigjjuni
                                            1. k
                                              koli

                                              Qeveria ka punuar per te plotesuar te gjitha kushtet e vendosura nga Hollanda, dhe e prisnim qe ato te na mbeshtesnin dhe te na pranonin per tu bere pjese e BE

                                              Përgjigjjuni
                                              1. G
                                                Gezim

                                                Nje lajm vertete pozitiv per vendin tone, me te gjitha zhvillimet qe po sjell qeveria ne vend shume shpejt do behemi pjese e BE

                                                Përgjigjjuni
                                                1. j
                                                  jani

                                                  Nje kthese me shume rendesi per shqiperine do thoja , na duhet nje mbeshtetje e tille sepse jemi shume prane

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    AGUSH

                                                    CDO SHTET SHIKON INTERESIN E TIJ KUR SHIKON QE KE NEVOJE PER VOTEN E TIJ . NUK DISKUTOHET SE JANE ARRITJET NE REFORMA E LIGJE. POR HOLLANDA KERKOI DHE MORI NJE PARK VOLTAIK DIELLOR NE ZONEN E KARAVASTASE E TE TJERA QE NE NUK I DIME PRANDAJ HAPI RRIGEN SIC NDODH ME GERKUN SA HERE NE KEMI NEVOJE AI THOTE DUA VARREZA KETU E ATJE E TE TJERA BUDALLALLEQE. SIC PO BEN BULLGARI ME MAQEDONINE. SIC JA BENE SALIUT KUR HYRI NE NATO SHQIPERIA FRANCA I NGECI HELIKOPTERE KOTI QE NUK HYNIN E NUK HYJNE NE PUNE AS PER GJE .U VRANE DY PILOTE NE SHKODER KUR U PERPLAS NJERI NE LIQEN

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. I
                                                      Inter

                                                      Mendoj se Basha ishte ai qe lobonte(duke i ditur lidhjet e tij me Holanden)qe Shqiperia te mos e marre kandidaturen,e tash qe Basha eshte "zhdukur" edhe Holanda ka ndryshuar mendim.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. L
                                                        Lushnjaku

                                                        Jam dakord me ty Inter plotesisht,Rama tashme e ka gjetur fajtorin e ky nuk eshte me Berisha por ky tjeteri ..te na rroje lideri yne boterore!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Tru

                                                          Pas eliminimit te Berishes e Bashes rruga per ne Evrope eshte plotesisht e hapur!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. D
                                                            Detari

                                                            hahaha skiperia ka mare rrugen per ne anadoll o byrazera sunite, cfare te beje tashti, te kthehet mbrapsht? po ato miejra xhami dhe qindra mijera muslimane ku to coje?

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. q
                                                              qytetar

                                                              Detar kujdes se mbytesh !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!1

                                                              Përgjigjjuni
                                                        2. P
                                                          Puture dhieri , mbushur penevreqet mut e shure

                                                          Hollandezet u ben te flakt me ne dhe na mbeshtesin gjithandej sepse ne u treguam zemergjere , lame ata te ishin te paret ne prodhim hashashi ….

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            Puture dhieri , mbushur penevreqet mut e shure

                                                            Hollandezet u ben te flakt me ne dhe na mbeshtesin gjithandej sepse ne u treguam zemergjere , lame ata te ishin te paret ne prodhim hashashi ….

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              Puture dhieri , mbushur penevreqet mut e shure

                                                              Hollandezet u ben te flakt me ne dhe na mbeshtesin gjithandej sepse ne u treguam zemergjere , lame ata te ishin te paret ne prodhim hashashi ….

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. V
                                                                Virusi

                                                                Hollanda shikon hapat e bera ne drejtesi dhe kunder korupsionit. Po dhe ne rajon jemi kthyer ne faktor pozitiv dhe te qendrushem. Serbia, mali zi, greqia e maqedonia jane problematik per evropen. E meritojme.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. F
                                                                  Fiksi

                                                                  Mos ki merak, se prandaj lindi Open Ballkans......qe rajoni te rri brenda vehtes. Faktor ose jo.......nuk ia ndjen evropes, i dashur. Pastaj....ca faktori thua aman, fak tore po. Si te duket ty, se keta zyrtaret e evropes vijne me qejf ne ballkan???? te degjojne showet e Edit???? Ne ballkan, vetem Kroacia dhe Sllovenia qe jane ne fokusin e BE, te tjeret jane per skrap. Open ballkan eshte qitje e larget e perendimit.................pra beje lemshin bashk, hidhja ose beja dhurate kete lemsh nje vendi te madh, edhe me kete rast, evropa çlirohet nga qarramanet ballkanik.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                2. K
                                                                  Kimetja

                                                                  Nje shkrim i neveritshem propagandistik, i tipit te « Zerit te Popullit ». Mbushur me genjeshtra te rendomta qe synojne te pastrojne pisllekun politik dhe moral te qeverisjes se sotme shqiptare. Nuk po i hyj analizes se çfare paska plotesuar Shqiperia nga kushtet qe i jane vene, sepse e di qe do t’u djege b… shume socialisteve qe mendojne vetem me ate pjese te trupit dhe jo me koke. Por mjafton te shikosh se sa te trashe i konsideron ndjekesit e Rames artikullshkruesi, kur ne te gjithe paragrafet e ketij trakti flet per « anetaresim », kur dihet qe behet fjale per çelje negociatash. Pasojat shihen me pas ne shumicen e komenteve idiote qe prekin kulmin e ekzaltimit tipik per injorantet, te cilet nuk dine t’i ndajne keto dy koncepte. Mjere Shqiperia ne duart e kujt ka rene.

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje