Deklarata e Kryeministrit Edi Rama të dielën e 3 nëntorit në takimin me emigrantët shqiptarë në Selanik ka shqetësuar Athinën zyrtare.
“Epiri i Veriut” është një term i vdekur dhe ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta ngjallin" tha Rama në takimin para shqiptarëve.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis në një konferencë për shtyp këtë të hënë tha se Vorio Epiri mundet të mos ekzistojë, por ekziston minoriteti grek në Shqipëri, të drejtat e të cilit, ai nënvizoi se Athina i konsideron si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE.
"Mundet që për zotin Rama të mos ekzistojë Vorio Epiri, por besoj se është diçka e sigurt që ekziston, minoriteti grek që jeton në Shqipëri dhe të drejtat e tij.
Respektimi i këtyre të drejtave dhe në përgjithësi respektimi i minoritetit kombëtar grek është një kusht thelbësor për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ashtu siç e theksuan njëzëri 27 vendet e BE në mbledhjen e ministrave të Jashtëm.
Me pak fjalë, rruga e Shqipërisë për në Evropë kalon nga Athina, kalon nga Greqia dhe ka një parakusht të cilin askush nuk mund ta anashkalojë, që është respektimi i minoritetit kombëtar grek në Shqipëri", tha Pavlos Marinakis, zëdhënës i Qeverisë së Greqisë
Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës greke, duke i cilësuar provokime qëndrimet e Ramës në Selanik.
"Këtë sjellje provokuese nuk mund ta anashkalojmë pasi ai e thotë diçka të tillë në brenda tokës helene. Atëherë është e qartë se zoti Rama dëshiron të provokojë dhe ne duhet të përgjigjemi.
Për ne, termi Vorio Epir është në shpirtrat tanë, në zemrën tonë dhe nëse zoti Rama thotë se është i vdekur, kjo do të thotë që e shqetëson, sepse e di që ato territore janë Vorio Epiri", tha Thanos Plevris, deputet i “Nea Demokratia”
"Zoti Rama duhet të bëhet i vetëdijshëm që rruga e e Shqipërisë drejt integrimit në BE kalon nëpërmjet respektimit të të drejtave të minoritetit grek në Epirin e Veriu", deklaroi Giannis Sarakiotis, deputet i “Syriza”
Reagim pati dhe nga Ministria e Jashtme një ditë më parë.
“Historia midis dy vendeve nuk ndryshon”, tha Ministria e Jashtme në përgjigje të deklaratave të Ramës, duke iu referuar fjalës së kryeministrit shqiptar kur tha se disa individë ishin angazhuar në protestë kundër ardhjes së tij, duke përdorur fletushka dhe parulla që lidhen me termin e “Vorio Epirit”.
jam pa fjale nga IDIOTESIA jua shembullore
Keta qenkan njerez te cmendur! Na kane vjedhur gjysmat e tokave, dhe kerkojne te perfundojne vjedhjen, duke synuar edhe gjysmen e territorit te sotem te Shqiperise, pjesen e jugut te saj nga lumi Shkumbin e deri ne Konispol. Bukur, me qe endrra e tyre per te na vjedhur gjysmen e Shqiperise nuk ka vdekur, atejhere ne duhet te aktivizojme marrjen e tokave tona deri ne Arte e Preveze, gjithe Camerine. Lufta tani eshte e hapur! Prandaj keta e mbajne ligjin e luftes, qe nje dite te na sulmojne dhe te na marrin me shume toka.
Na plasi k….. se cfare leheni, ju rendesi ka per ne qe shqiperia ka ndryshuar dhe nuk eshte ajo e vitit 1991 ku nje komunist terrorist si SALI BERISHA ju bente gojore nga i pari tek i fundit Thambs up EDI RAMA
Shteti shqiptar duhet te beje nje politik te jashtme me agresive reth te vertetave historike per autoctoni epopullit shqiptar ne ballkan dhe sidomos me greqin duhet ballafaqim realitetesh per popullsit greke eshqiptare per reciproritetin e te drejtave ne te dyja anet e kufirit ,pastaj nuk mund te flas greqia per te drejta kur ka nje ligj ligje lufte meshqiperin pra me popullin shqiptar pra ne kete rast duhet pyetur qeveria greke kujt ishkelen te drejtat enjeriut dhe tjetra kujt i plasi te kaloj nga athina per te vajtur ne bruksel .vari gjyshes time eshte ne Selanik atje eshte kufiri Autoktonus.
Keta greket i peshkon Edi si te doje. Duke bere kete lloj kunderpergjigje ashtu si per Belerin tregojne Europes dhe botes perendimore qe vazhdojne me mentalitetin e 2 shekujve te shkuara. Asnje nuk tha se minoriteti te mos respektohet. Ne ka vend qe respekton me teper te drejtat e minoritarve dhe me teper ate te grekve eshte ne Shqiperi. Vorio-Epiri eshte nje term qe lindi ne 1914. Pjesa me e madhe e atyre qe quhen minoritare nuk jane gje vec shqiptaro-vlleh dhe sllav te greqizuar. Nqs do te flasim per Vorio-Epirin, eja te flasim per Jug-Epirin gjithashtu ku aty vazhdojne jetojne nje numer i madh shqipetaresh ortodoks ose Camet ortodoks. Keta analfabeta funksional duhet te dine se ne te gjitha librat Epirot jane quajtur vetem shqipetaret, mos te flasim edhe fjaloret Latin-Epiroticum nuk eshte ne greqisht po shqip.
Ec perpara Gjigand. Je i vetmi Shqipetar ne bote qe po ju tregon vëndin ketyre këllirave
BRAVO..Rama.! Greqia ta kete te qarte qe me endrra te sajuara nga skutat e errta te shekujve te kaluar ka mbetur ne koka idioteske te disave qe ne vend te afrojne popujte te jetojne ne harmoni krijojne percarje dhe urrejtje..!! Termi Vorio Epiri le t’ja leme perrallava dhe lerini popujt te jetojne ne harmoni dhe prosperitet te sotmen dhe te ardhmen, ne rast te kundert do te jete e kunderta..!
O na çate rrugen per integimin Europian po ngeli puna ne doren tuaj Grekeqira kurre mos u pranofshim VK
Mero behet shume banale qe nuk i pasqyron komente dhe humbet kredibilitetin tend deri sa te arrish si Saliu pastaj, pa mua s'me behet vone fare se vete shkruaj e vete vulos ku te dua. Respekt, ne qoftese me respekton.
sa kom qiesh ne kte mejhane hajvanesh
E hoqen edhe masken qe kujtonin se mund t`i besonte dikush ne kursin e tyre te vjeter (shekullor) ekspansionist ndaj Shqiperise dhe per ligjin e gjendjes se luftes qe mbajne ende ne fuqi ! Te gjitha keto perpjeklje jane aq arkaike dhe primitive , sa qe nuk do jete larg dita qe t`iu bien mbi fytyre fqinjeve tane "dashamires" , qe nderhyjne me paturpesi cdo dite ne punet e brendeshme te vendit tone dhe qeninen e tyre antare te BR-se duan ta shesin kaq shtrenjte per te dhene pelqimin e pranimit tone ne BE . Shantazh me te dukshem se kaq nuk ka si behet , por ne kemi besim te pa tundur tek Edi Rama , qe eshte vertet njeriu i duhur dhe i afte per te nxjerre anijen shqiptare ne breg . Koha dhe funksioni qe ai ka marre persiper jane nje prove mjaft e forte dhe deshmi historike se cfar eshte ne gjendje te beje nje atdhetar i vertete .
Keto te lene,,,,,pa fjale,,,,,,nuk ka fjale ti pershkruash keto krunde aziatike.....vajmedet cfare ,,,,,llumi,,,qarkullon ne ate BE.....
" Selanik e n'të përpjetë Shqipëri ka qenë e Shqipëri do jetë" . Këtë thoshte gjyshi im sa herë binte fjala për grekët. Jo për gjë po shteti Grek kërkon të drejtat e argatëve grek që punonin tokat e Libohovës dhe të Gjirokastrës dhe që Saliu I bëri pronar toke me 7501. Ne si shtet Shqiptar I njohim dhe I deklarojmë kush janë minoritetet këtu tek në . Kemi jevgjit, romët, grekët, kemi plot. Po në greqivsi ka mundësi që nuk njohin dhe deklarojnë asnjë minoritet ?
VORIO EPIRJOT DHE ORTHODHOKS NUK VDES KURRE ,,,PER ATE QE BESON NE TRASHEGIMIN QE I LAN TE PARET,,,PATRIOTIZMI I FLAKT I ENVERIT KA VDEK ,,,