Vota e diasporës, Alibeaj: Në Kuvend bëhet teatër, do ti drejtohemi SPAK

2 Maj 2024, 15:50Politika TEMA
Vota e diasporës, Alibeaj: Në Kuvend bëhet teatër, do ti

Depueteti i PD-ës, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se në Kuvend po bëhet një teatër për të shtyrë miratimin e ligjit për votën e diasporës.

Sipas tij, PD e ka dorëzuar draft-kërkesën në Kuvend, që në nëntor të vitit të kaluar, por akoma nuk është marrë vendimi që kjo çështje të futet në diskutimet parlamentare.

“PD në një nga kërkesat më të mëdha, e ka çuar deri në fund mision e vetë për votën e diasporës. Cdo të enjte bëhet një teatër, nuk diskutohet vota e diasporës, mbështetja ndaj SPAK, është një thikë pas shpine për qytetarët”,- tha Alibeaj,

Alibeaj shprehet se Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj, ka përcaktuar 10 janarin e 2024, si datë kur Kuvendi duhej të kishte miratuar bazën ligjore që KQZ të ecte me votën e diasporës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi diskutimi i reformës zgjedhore është zvarritur nëpër skutat e parlamentit, shprehet ai.

“Ka një vendim të Gjykatës që ka përcaktuar deri më 10 janar të 2024, Kuvendi duhet të kishte miratuar bazën ligjore që KQZ të ecte me votën e diasporës.

Që nga ndryshimet kushtetuese, një nga instrumente për moszbatimin e një vendimi gjyqësor, t’i drejtohemi SPAK.

Politika duhet t’i nënshtrohet ligji njësoj si qytetarët shqiptarë. Mjeti tjetër është që me kompetencën që na jep Kushtetuta, të dorëzojmë projekt-amendamentin.

Zgjidhja jonë për votën e emigrantëve është e thjeshtë, që të votojnë njësoj si shqiptarët këtu, me të njëjtat garanci, rregulla dhe lehtësi, pa i ngarkuar me kosto financiare. Duhet vullnet i thjeshtë politik dhe i sinqertë, për t’u ekzekutuar kjo e drejtë”,- përfundoi Alibeaj.

3 Komente

  1. D
    Demokrati me mend ne koke

    Normale per pushtetaret tane . I kane votat me llogari fikse. Me voten e emigranteve nuk ka sondazh qe e gjen kush i fiton.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigrante duhet te votojne kur te kontribuojne dir

      Ky Alibeu karagjoz nuk mendon vertet per emigrantet. Emigrante nuk duhet te lejohen te votojne nga jashte Shqiperise sepse ata nuk jetojne ketu dhe nuk paguajne taksa ketu, fatin e zgjedhjeve ketu duhet ta vendosin vetem shqiptaret rezidente. Nese votojne emigrantet PS nuk largohet nga pushteti per shume kohe akoma. Llomotitjet e hajduteve shpiptare per korrupsion nuk ndikojne tek shumica e emigranteve, kjo edhe sepse ata e shohin korrupsionin ne shtetet ku jetojne, dhe e kuptojne se fatkeqesisht korrupsioni eshte grasua perfekte per makinen joperfekte - Kapitalizmin e eger jo social.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lali fiku koleg i SPAK-ut

        Të gjithë emigrantët shqiptarë kanë një shtëpi nje makine që paguajnë taksa ujë drita etj edhe pse i përdorin 1-2 here ne vit Çdo muaj paguaj 2.300 mijë ujë drita pa jetuar ne Tirane pa llogaritur taksa vjetore

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje