VIDEO/ Vota e diasporës - Rama thirrje emigrantëve: Regjistrohuni, fjala juaj vlen! Së bashku do ta çojmë Shqipërinë drejt majës së 2030-ës

10 Shkurt 2025, 09:11Politika TEMA
VIDEO/ Vota e diasporës - Rama thirrje emigrantëve: Regjistrohuni,

Kur na ndajnë edhe 22 ditë nga afati që emigrantët kanë për t’u regjistruar me qëllim që të votojnë në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një apel, që të regjistrohen sa më parë dhe mos ta lënë për ditët e fundit. 

Kreu i qeverisë shprehet se numri i të regjistruarve është premtues por duhet të jetë akoma i lartë, ndërsa shton se “së bashku do ta çojmë Shqipërinë drejt majës së vitit 2030”.

“22 ditë nga përfundimi i regjistrimit të zgjedhësve në diasporës, 11 maji do të jetë një votim historik edhe për faktin se për herë të parë shqiptarët e Evropës dhe botës do të votojnë nga jashtë kufijve nga aty ku janë me postë. 

Kush do të bëhet pjesë e kësaj historie të re për demokracinë tonë duhet të regjistrohet deri më  4 mars, sepse votimi bëhet me postë dhe koha për t’ia çuar fletën e votimit me një zarf është kohë e domosdoshme.

Deri tani numri i regjistruesve është premtues, por mund të jetë edhe më shumë. Fjala e çdo shqiptari jashtë kufijve vlen. Gjykimi i çdo kujt që e sheh progresin e Shqipërisë tonë të përbashkët vlen.

Unë mezi pres që të shoh se cili do jetë gjykimi i shqiptarëve të botës për Shqipërinë e çliruar nga hija e zezë e paragjykimeve të deridjeshme për Shqipërinë e respektuar nga bota si asnjëherë më parë, për Shqipërinë që në mandatin tonë të 4 do të hedhë hapin përfundimtar të anëtarësimit në BE.

Regjistrohuni, mos e lini për ditën e fundit kur edhe mund të ngarkohet faqja e KQZ dhe të bëhet më pas shumë më e vështirë”, tha Rama. 

3 Komente

  1. T
    Taulant 2

    MJAF ME BUDALLALLËQE SE JU DOLI BOJA

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fshatari i pavarur

      Edvini ka ngelur si pula pa zogj.ben kllek kllek..cta bejem as qentë nuk e hanë. Ta hedhim ne mbeturina mban ere vetem groposje dhe dizefiktim RILINDJA .ndryshe ska

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berati

        Ha ha ha. I ka vajtur pordha ne zemer. 160 mije te regjistruar deri tani. Ky priste 30 mije. 60 i kam regjistruar une. Pse jemi regjistruar Ramazan? Se na pret malli per ty? 300 mije do veje numri. Jane shume bablok,nuk i vjedh dot te gjitha. Nuk ke pare gje akoma. Hajt suksese ne jete.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje