
Analisti Frrok Çupi thotë se në PD, kandidatët për deputetë kanë vjedhur votat e njëri-tjetrin.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se kjo është bërë me bekimin e Sali Berishës.
“I gjithë populli shqiptar u mësua se Sali Berisha është një gjë të rrënojë çfarë ka në vendin e vet, në raport me demokracinë. Raportet e tij me të drejtën janë të shpartalluara. shtë goditur shumë rëndë demokracia në vendin tonë. PD nuk ka lidhje me demokracinë. Gjithçka po ndodh aty, kanë vjedhur njëri-tjetrin. Në Shqipëri e ka vjedhur votën vetëm PD. Ka devijuar votën dhe ka vrarë njerëz për çështjen e votës.
Çupi tha se Sali Berisha e di se rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndryshojë, edhe pse po bën përpjekje për mos njohjen e tyre.
Ai u shpreh se Berisha, njësoj si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk lejojnë shtetin të funksionojë.
“Nuk pritet, edhe vetë djalli, nuk pret të ndodhë ndonjë gjë. Sali Berisha nuk kërkon të ndryshojë rezultatin, e ka shumë mirë ashtu si është. Sali Berisha kërkon kohë për disa rrugë, mënyra. Kohë për të tijtë. Të rrijë në krye të PD. Kërkon kohë, mendon se duke qenë aktiv në shpifje, sajesa, po merr kohë para ligjit, para drejtësisë. Kërkon një kohë që iu kushton të gjithë shqiptarëve. Po ndodh një skenar, midis qeverisë së Kosovës dhe Sali Berishës. Kryeministri i Kosovës është bashkëpunëtor i Berishës. Kurti po i thotë botës, jemi shtet jo formues. Të njëjtën lëngatë po mendon ta bëjë ky në Shqipëri.”, theksoi ai.
Këtë punë ka bërë tërë jetën Berisha. Në vitin 1996 në Berat urdhëroi Prefektin e asaj kohë Agron Mile të porosiste strukturat e PD në Poliçan që votat t'i kalonin në favor të Ilir Metaj dhe jo për kandidatin e PD. Dhe sa e sa raste të tjera mund të përmendeshin. Ka qënë që në hapat e parë dhe deri më sot mënyrë sjellje e Berishës ky fenomen
Kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha këndej Drinit dhe, shqipfolësi antishqiptar, Albin Kurti andej Drinit, po mundohen t'a rrënojnë kombin tonë. Kjo është detyra e tyre dhe, duket se po e bëjnë shumë mirë. Drvejtësia hesht, fle mbi dosjet e krimit të Sali Berishës. Bravo z. Çupi, jeni nndër analistët më të mirë.
Ate e di dhe lopa qe pa urdherin e serbit sali ne pd nuk ndodh asnje gjo.Vetem drejtesia nuk i di kto gjona se gjith populli shqiptar i di.