Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, Spiropali: Simbol i së shkuarës së afërt të Kosovës dhe projektimit të së ardhmes së saj

10 Qershor 2025, 16:29Politika TEMA
Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, Spiropali: Simbol i së shkuarës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shprehet se Bukoshi ishte nga luftëtarët e mëdhenj ëndërrimtarë të Kosovës dhe për Kosovën Republikë.

Reagimi i Spiropalit:

I trishtueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi.

Aktor në rreshtin e parë të skenës së historisë moderne të Kosovës dhe dëshmitar i dorës së parë, Bukoshi është ndër njerëzit simbol të së shkuarës së afërt të Kosovës dhe projektimit të së ardhmes së saj, e cila erdhi.

Bashkë me Presidentin Rugova, Bukoshi ishte nga luftëtarët e mëdhenj ëndërrimtarë të Kosovës dhe për Kosovën Republikë.

Rezistenca, sqima dhe veprimtaria e tyre fituan mbështetje të gjerë Perëndimore dhe u prinë ngjarjeve të mëdha, lirisë, pavarësisë dhe shtetit demokratik të Kosovës.

Ata dhe patriotët që i mbështetën besuan se fuqia qëndron tek e drejta, dhe se e drejta e sakrifica janë fuqia e vërtetë e një populli.

Respekt dhe mirënjohje për këtë njeri-simbol!

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!