Balla vizitë në Ministrinë e Jashtme të Letonisë: Partnerë të besueshëm në NATO, OKB dhe së shpejti edhe në BE

10 Qershor 2025, 13:25Politika TEMA
Balla vizitë në Ministrinë e Jashtme të Letonisë:

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, u prit nga Sekretari Parlamentar i Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Artjoms Uršuļskis, gjatë një vizite zyrtare në kryeqytetin e Letonisë. Vizita u zhvillua në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministri Balla falënderoi autoritetet letoneze për mikpritjen e ngrohtë dhe nënvizoi rëndësinë e këtyre vizitave për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe anëtarëve të BE-së dhe NATO-s.

Gjatë takimit, ministri Balla theksoi rëndësinë e partneritetit ndërmjet Shqipërisë dhe Letonisë në kuadër të NATO-s, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Letonisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

“Punojmë së bashku si aleatë në NATO dhe jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që Letonia i jep Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian,” u shpreh Balla.

Nga ana e tij, z. Uršuļskis vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e negociatave me BE-në, duke nënvizuar ritmin e shpejtë me të cilin po avancon hapja e grupkapitujve.

“Duhet të them se vendi juaj po ecën shumë mirë dhe po përparon me një ritëm mbresëlënës. Pa dyshim që kjo rrugë ia vlen dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim,” deklaroi ai.

Letonia është e gatshme të ofrojë ekspertizë në fushën e integrimit dhe është ndër vendet lidere në fushën dixhitale.

Si aleatë të NATO-s, Shqipëria dhe Letonia bashkëpunojnë ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Shqipëria ka kontribuar me trupa në Grupin Shumëkombësh të NATO-s në Letoni që prej vitit 2017, ndërsa Letonia ka mbështetur misionin KFOR në Kosovë, duke theksuar përkushtimin e përbashkët për stabilitetin rajonal.

Gjatë diskutimeve, dy zyrtarët ndanë ide konkrete për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Balla shprehu interes për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë: ekonomi, tregti, turizëm, arsim, kulturë, transport, bujqësi, etj. “Turizmi ofron potencial bashkëpunimi të ndërsjellë – Shqipëria me bregdetin dhe trashëgiminë e saj kulturore, Letonia me trashëgiminë historike dhe bukuritë natyrore.”

Në fushën e turizmit, u theksua rritja e ndjeshme e interesit të qytetarëve letonezë për të vizituar Shqipërinë, si dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në promovimin e destinacioneve turistike.

“Në fakt, unë vetë do ta vizitoj Shqipërinë këtë verë për pushime,” shtoi me entuziazëm Uršuļskis.

Tregtia dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Letonisë ka treguar rritje pozitive. Në vitin 2023, vlera totale e shkëmbimeve tregtare arriti në 5.85 milionë euro, çka përfaqëson një rritje prej 22.13% krahasuar me një vit më parë.

7 Komente

  1. D
    Dalipi

    O Tema, jeni bere me keq se Zeri Popullit! Po çfare lesh takimi zyrtar na tregoni? Keni harruar te thoni se ka ikur me çarter per te pare ndeshjen

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roçka I peqinit

      futi dhe nje dore ne stadium ne darke o kar

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Të bëhet zëmra "mal" kur sheh që shoku Taulant Balla pritet me kaq nderime në Letoni! Përveç temave që na bëhen të ditura se qënkan rrokur në bisedimet mjaft serioze dhe të dobishme të zhvilluara, shohim se nuk thuhet asnjë fjalë për arsyen kryesore të vizitës, cili mund të jetë rezultati i ndeshjes sipas palës Letoneze?

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xhezo Smokthina

          Kaq gjatë nuk u shkrua as për vizitën për herë të parë të një Kryeministëri të Mbretërisë së Bashkuar që bëri në vëndin tonë.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tifozi

            Prandaj eshte ne loje Manaj, kanakari i TaoTaos. E si do fitoje Shqiperia me Manajn e Balles?!?!?

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mjeda

              ...ehhhh, e mjera Shqypni, ky fshatari i Librazhdit shkon shikon ndeshjen , keta e bejn lajm , ptuuuu qelbesira

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Z

                Ta dije ky Ministri Lituanaz se me cfare zgjepsi ka te beje nje fshatar me 7 lekura sic ka thene Sefer Daja, qytetar nuk behesh kure, "vret" veten ose "mbytet ne nje pike shurre.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje