Deputeti i PS Damian Gjiknuri teksa foli për Kodin Zgjedhor, u shpreh se tashmë është arritur një zgjidhje për votën e Diasporës dhe se votimi do të bëhet me postë.
Gjiknuri bëri thirrje për mbështetje të KQZ në këtë proces të rëndësishëm.
“Vështirësitë që ka pasur opozita në artikulimin e qëndrimeve të saj në mënyrë të artikuluara, por jemi me një produkt të dakortësuar duke shënuar një hap të rëndësishëm.
Paketa ligjore që miratojmë sot zgjidh të gjitha boshllëqet. Projekti përcakton që çdo shtetas shqiptar jeton për një kohë të gjatë jashtë vendin do të mund të regjistrohet dhe të votojë në zgjedhjet e 2025.
Dokumentacioni i regjistrimit do të përmbajë çdo informacion të nevojshëm dhe gjithçka do të ndërtohet nëpërmjet një platforme elektronike. Ky proces mundëson integritetin e të dhënave”, tha ai.
Në zgjedhjet e 2021 vetëm 3 kandiatë nga 140 thyen hersin, por me formulën e propozuar janë 40 mandate në lojë të hapuara, bëri me dije sot në seancë e fundit plenare për këtë sesion parlamentar Gjiknuri.
"Komponenti i dytë ka të bëjë me listat dhe shpërndarjen e mandateve nga subjektet zgjedhore, kjo ndërhyrje u diktua nga shfuqëzimi i herësit nga gjykata. Në 2021 vetëm 3 kandiatë nga 140 thyen hersin, por me formulën e propozuar janë 40 mandate në lojë të hapuara", tha ai.
Gjiknuri shtoi se ata që hedhin akuza se ka një pazar mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Sali Berisha, sipas tij gabojnë rëndë.
“Ata që thonë është pazar Rama- Berisha gabohen rëndë. U munduam dy vite që të bëjmë një reformë gjithëpërfshirëse, ku shumë prej jush ishitë pjesë dhe nuk sollët asgjë konkrete”, tha ai.
Joooooooo votimi me poste . Ne nje vende ku zgjedhjet kontestohen per te mbuluar humbjen vota e shqiptareve qe punojne jashte eshte nje argument pluse per humbesin . 1 Ku eshte sekreti votes kur votohet ne familje ? 2 Asnjehere ata qe punojne jashte nuk jane penguar per ze votuar pasi kane pasur emrin ne listen e zgjedhore . 3 Nuk paguajne takse ne Shqiperi dhe si te tille nuk jane pse votojne . 4 Hidhni syte nga krahina e kosoves ku vota e atyre qe punojne jashte prishen klimen politike ne kosove duke instaluar bolshevizmin .
Joooo! Kush janë ata maskarenj që thonë se ka marrveshje Rama-Berisha?!!! Marrveshja është Bylykbashi-Gjiknuri dhe si e tillë duhet të njihet, janë këta që e kanë bërë me kokën e tyre, Berisha dhe Rama janë për lista të hapura!!!
Ha ha ha ha na bere te qeshim .Rofsh dhe ishalla ne listen fituese se ndryshe e hengre
I nderuar Damjan! Jemi bindur tashme qe vendi eshte pa opozite, por tani Po mesojme se edhe pozita na ka pre ne bese. Hapni listat e e kandidateve te kuvendit se Po e ktheni Shqiperine 100 vjet pas
Damjan, o ka dorë berisha dhe rama, këtë e di dhe budallai. Këto të dy e çuan vëndin në këtë derexhe.