Vrasja e Aleks Nikës më 21 janar, avokati: Është krim shtetëror, Berisha vrau për pushtet. Edhe Ilir Meta do të jetë shumë shpejt në bankën e të akuzuarve

15 Nëntor 2023, 14:11Politika TEMA

Vrasja e Aleks Nikës më 21 janar, avokati: Është krim

Idajet Beqiri, avokati i familjes së Aleks Nikës e quan ‘dritë jeshile’ për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të rënda të pazbardhura vendimin e gjykatës së Strasburgut lidhur me vrasjen e 21 janarit 2011 në bulevardin para Kryeministrisë.

Në studion e emisionit ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv është besimplotë se pas këtij vendimi SPAK do të hapë hetimet nga e para për 4 vrasjet e 21 janarit 2011.

Në shkurt të këtij viti bashkëshortja e Aleks Nikës dorëzoi një kallëzim të ri në SPAK pas publikimit të një audioje, ku pretendohet se komandanti i Gardës Ndrea Prendi, në 21 Janar 2021, porosit vartësit për të hapur zjarr mbi protestuesit. 

Kreu i SPAK shpalli mungesën e kompetencës duke e referuar kallëzimin për trajtim në Prokurorinë e Tiranës.Kjo u kundërshtua nga familjarët të cilët tashmë çështjen e kanë në Gjykatën e Lartë. Sot avokati Beqiri beson se pas vendimit të Strasburgut, Gjykata e Lartë do u japë atyre të drejtë dhe hetimi i 21 janarit do të jetë  në dorë të SPAK.

“Gjykatës së Lartë do i dërgojmë vendimin e Strasburgut. Jemi të bindur se Gjykta e lartë do ia çojë SPAK dhe do kërkojë edhe një herë hetimin nga e para për 4 të vrarët e 21 janarit se është krim shtetëror. I pari është Sali Berisha. Ai ka urdhëruar vrasjen”, tha ai. 


Beqiri beson se Berisha do të vihet para drejtësisë e të marrë dënimin e merituar për krimet që bëri pasi ka veshur nëna dhe gra me të zeza.


''Nuk të lë familja e Aleks Nikës, se e vrave për fjalën e lirë. Që të bësh Cez Dia, për të bërë 10 vila me hale në Gjirin e Lalzit për të marrë pushetin për korrupsion. S’ ta falin shamizezat”, tha ai.


Beqiri beson se edhe Ilir Meta shumë shpejt do të jetë në bankën e të akuzuarve.

“Edhe Ilir Metën do e kesh shumë shpejt në bankën e të akuzuarve. Kanë vrarë duke bërë korrupsion. Punë ditësh do ta shikoni. Nuk ka kthim prapa”, shtoi avokati. 


Gjykata e Strasburgut në vendimin për Aleks Nikën, thotë se ka dy shkelje në këtë çështje: Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes! Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet.

Në protestën e 21 Janarit 2011 u ekzekutuan nga garda Ziber Veizi, Hekuran Deda Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj, ndërsa u plagosën edhe 6 protestues të tjerë, që të gjithë të pafajshëm dhe protestues paqësorë.

1 Komente

  1. H
    Heretiku

    Kriminelet duhet te shkojne, pa nje pa dy, ne bangon e te akuzuarve dhe te denohen ne menyre shembullore; si gardistet qe kryen vrasjet, si ata qe urdheruan per te kryer vrasje.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje