Gjykata e Lartë ka vendosur rikthimin për rishqyrtim në Apel çështjn e vulës dhe logos së PD-së.
Trupa Gjykuese e përbërë nga Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina kanë gjetur shkelje në vendimin e dhënë nga Gjykata Apelit, të cilët në datën 3 mars të këtij viti, pak përpara zgjedhjeve vendore, vendosi rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë.
Sipas Gjykatës së Lartë, Apeli nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet përkatëse ndërkohë që ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk kanë ngritur si pretendime në ankim. Çështja është kthyer për rishqyrtim në Apel po me një trupë të re gjykuese.
Njoftimi
“Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë njofton, se në datën 27.12.2023, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen me nr. 90600-00296-00-2023 akti, me palë kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, me objekt: “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje të Kuvendit Kombëtar.”
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji Civil arriti në përfundimin se Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 44, datë 03.03.2023 ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj.
Kolegji konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim.
Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë.
Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 480 dhe nenin 485, pika 1, shkronja “c” të Kodit të Procedurës Civile, vendosi:
“Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykate, me një trupë tjetër gjykuese”
Tall trapin jugu me maloket e pd dhe e kthen pd ne Palestine, zoti marrte hak!!!!
I kMe te dy inat,por po them te verteten se vula dhe logoja i tskon PD e Lul Bashes e cila sot njihet e regjisttur. Partia e Saliut, themelimit,nuk eshte e regjiyruar ne asnje vend. Salku le te krijoi nje parti te re dhe me kaq mbaron filmi. Gjithesecili me kete vendim shkon ne vendin e duhur.
Dmth Gjykata e Lartë ja dha vulën Sali Berishës....... . Pjerdhin gjykatësit nga Sala.
Vaj vatani mjer mileti se kujtoi emrin e autorit te kesaj lirike ( me duket Noli ) Kur seshte ne gjendje gjykata apelit ti shqyrtoje drejt çeshtjet gjygjsore , kush e di çfare kasaphane behet ne gjykatat e shkalles pare. Nga ana tjeter por kjo gjykata e larte nuk merrte dot vendim, apo sejcili larg prapanices time. Paska qene ma i forte Salija se çe dinim, i ka ngec na i kockë ne fyt te gjitheve .
A ju shkerdhefsha putanat o kurva gjykates te plepave....fuck you!
Cudite shqiptare nuk mbarojne Luli ka per te ardhur ne pushtet pa bere asgje.
Demokratet thane vertet: "Kurrë më me Sali Berishën!", por hipokritet, karrieristet, bythepambuket e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise u dhjene ne breke nga perbindeshi prej letre i Vicidolit.
kemi vulen skemi vulen .eshte e imja ,imja eshte .nema mua se e dua ,se e dua nema mua.a ka ndonje mundesi ta ndajne ne dysh e te kenaqen te dy palet?se na cmenden .dy skelete qe zvariten ,te abandonuar nga te gjallet ,zgjasin duart e pista dhe kerkojne vulen .nuk e kuptojne qe vula nuk i ngjall .te mbaruar sic jane bertasin ....vula ,vula .vula .dhe mileti qesh e tallet .aman se kemi pare cudira me keta .ishalla nuk perseritet rethimi i dyte i kulles .se kemi degjuar qe kane ardhur dhe dronet nga turqia e kushedi cndodh .prandaj duke pare seriozitetin e ceshtjes i lutemi gjykates ta zgjase kete ceshtje deri ne pafundesi qe dhe dyluftuesit te kene mbaruar dhe neve te na jape mundesine te argetohemi .