Berisha thirrje qytetarëve pak para vendimit të GJKKO-së: Shqiptarë zgjohuni, po burgosem pa të drejtë

27 Dhjetor 2023, 10:10Politika TEMA
Berisha thirrje qytetarëve pak para vendimit të GJKKO-së:

Sali Berisha është shprehur se po burgoset pa të drejtë dhe se po kyçet në shtëpi pasi i ka ngjallur tmerrin kryeministrit, Edi Rama.

Berisha i kërkoi ndihmë shqiptarëve që të zgjohen, duke theksuar se beteja po bëhet për të drejtat e tyre. Por siç duket dhe nga pamjet e protestës së sotme numri i mbështetësve të Berishës është ulur. 

“Duke më hequr të drejtën e komunikimit mendojnë se do të shpëtojnë nga kritikat dhe sulmet e merituara.

Gjykata sot do të vendosë për masat ndaj Sali Berishës. Dakord, u shkel Kushtetuta duke u kërkuar heqja e lirisë për Berishën pa kaluar në Kuvend, pse duhet kyçur në shtëpi Sali Berisha pas asnjë fakt e provë, për shkak se i ka ngjallur tmerrin

Duke më hequr të drejtën e komunikimit mendojnë se do të shpëtojnë nga kritikat dhe sulmet e merituara.

Shqipëtarë zgjohuni! Kjo nuk është betejë e Sali Berishës, ndonjëse po burgosem pa të drejtë. Kjo s’është betejë për opozitën ndonjëse partisë më të madhe opozitare iu është vjedhur simboli dhe i arrestohet lideri.

Është betejë për lirinë e shqiptarëve. Një betejë për ekzistencën e Shqipërisë, këtë betejë do e fitojmë”, tha ai. 

Berisha e konsideron veten si një njeri të ligjin, me të cilin pas kaq shumë vitesh në detyra të rëndësishme thotë se zgjohet dhe fle me të.

Sali Berisha: Në jetën time unë kam pasur privilegjin që tëi shërbej Shqipërisë me poste më të larta, si President, kryeministër. Kjo karrierë e gjatë me poste publike zhvillon tek njeriu natyrën e dytë të ligjit, zgjohesh me ligjin, fle me ligjin dhe me ligjin vazhdojnë jetën publike.

Një porosi kam patur për bashkëpunëtorët e mi ‘repektoni ligjin’. U bënë vite që armiqtë e mi kanë nxitur hetim shteruese ndaj meje, pse pas kaq kohës nuk kanë gjetur asnjë fakt, asnjë provë, sepse unë gjithnjë kam respektuar ligjin.

Kam respektuar ligjin me bindjen më të thellë se ai respekt është mënyra më e sigurtë për garantimin e lirive tuaja për funksionimin e shtetit ligjor.

Në këtë aspekt mund t’ju them se vështirë të gjindet një tjetër të ketë konsideratë me të lartë se unëpër ligjin. Ky është fakt.

Por sot, më shumë se kurrrë është koha që secili prej nesh të kujtojë diçka thelbësore që duhet se është harruar, çfarë është ligji?

Ligjet Kushtetutat Gjykata janë instrumenta për garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut. Ashtu si kirurgu që ka në dorë bisturinë për të shpëtuar jetën e të sëmurit, zyrtari ka ligjin në dorë për të garantuar jetën e njerëzve.

5 Komente

  1. O
    O popull po me burgosin eeeeeeeeee

    Do vdesi nga frika ky lepurush frikacak. O popull me shpetoni po me burgosin haaa sa kam qeshur me kete plak te marre mendesh . Ky solli demokracine ky rrezoje komunizmin ky sekretari ppsh haa humore komunist. Ky mendone per popullin po vajza me 17 kulla mbesa me vile ne gjermani nuk e ze gjumi frikacakun per ne . Duhet te ngrihemi dhe te shpetojme shokun Sali Berrisha haaa sa loqe qe eshte

    Përgjigjjuni
    1. P
      Për maloqen e vorioQimarës...

      Nuk po flemë, o baxhella e Janullës! Ti e di çfarë i pret motërqirët antishqiptarë të sojit tënd! Prandaj më mirë var veten...

      Përgjigjjuni
      1. U
        U shofte rraca e Vampirit

        Ngushellime Vampir ! Eshte pak izolimi ne shtepi. Varje tek sheshi prape eshte pak. Ne Çengel i varur ashte akoma pak. Grirja e mishit te Vampirit dhe mbushja me kripe te zeze ( deti ) do ishte Hakmarrja e nje populli te tere qe e vrave , sakatose . i ktheve gjakmarrjen, i fute vellavrasjen e shume .....e shume te tjera . Mallkuar qofsh !

        Përgjigjjuni
        1. o
          o popull dele

          MALLKUAR QOFSH o hije e zez e Shqiperis dhe shqiptareve Amanet .brezit kur te vdes aaatje ne gropen qe do hidhet ,ne vend te luleve , hidhni gelqere te pashuar qa as LUGAT te mos dal shpirti i tij katran e mos mbift nga bark femre i till DJALL me ftyr njerzore ......qe infektoi ter politikanet dhe helmoi KOMBIN...Akoma shqiptaret zemermedhej me kte denim qesharak........

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beluli

            Don Kishori I shekullit te 21

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje