Nga Aranit Muraçi
Le ta besojmë atë që pretendon dhe thotë ish-kryeministri Sali Berisha, para dhe pas shpalljes së tij ‘non grata’ nga Perëndimi.
Pra, le të besojmë se në Shqipëri nuk ka drejtësi!
Nuk ka drejtësi për shkak të Reformës për Drejtësi! Të besojmë për një moment se gjatë dhe pas reformës, i tërë sistemi është përvetësuar, manipuluar dhe qëndron në duart e një njeriu të vetëm, i cili është ai që tani vendos për gjithçka.
Kur çështja shkon në gjykatë, si politikan që është, do të thotë se ai vendos veçanërisht kur ajo është politike. Posaçërisht është ai që vendos edhe për vulën e partisë më të madhe të opozitës me të cilën do të garojë në zgjedhjet e ardhshme.
Kryeministri Edi Rama vendosi sot, sipas kësaj logjike, përmes të njëjtit sistem të drejtësisë që mban të izoluar udhëheqësin historik të Partisë Demokratike se partia më e madhe e opozitës duhet t’i përkasë pikërisht atij që mbahet ende në izolim: ish-kryeministrit Sali Berisha.
Por cilën “drejtësi të Ramës” duhet të besojnë qytetarët sot: atë që vendosi për vulën apo atë që vendosi për izolimin e Berishës dhe ndëshkimin e shumë politikanëve të zhytur në afera korruptive?!
Historia e fundit zgjati shumë. Më shumë se 30 muaj, që kur Berisha u shpall non grata dhe për këtë arsye u përjashtua nga kryetari i Partisë Demokratike, ende e pandarë, në atë kohë. Vendimi përfundimtar i vulës së PD-së duhet thënë se vjen pas flirtimit disamujor mes PS-së dhe grupimit të rithemelimit, që çështë e vërteta në sytë e publikut palët po bashkëpunojnë në interesin e tyre të përbashkëta në shumë fusha, ndoshta përveç asaj që ka të bëjë me të ardhmen politike të Opozitës.
Pas vendimit, pyetja që shtrohet është: Po me opozitën çfarë do të bëhet?
Vendimin e sotëm të Apelit, juridikisht, i drejtë ose jo, palët janë të detyruara ta pranojnë. Politikisht, vendimi e vulosi dhe përfundimisht e varrosi PD-në. Me siguri, Berisha pas këtij vendimi “de jure” do të tërhiqet nga drejtimi i PD-së. “De facto” partinë do tja lërë një kryetari të ri, i cili do të jetë nën drejtimin ose nën radarin e vajzës së tij.
Kjo forcë politike nën drejtimin e Berishës është ngritur dhe ka funksionuar për 33 vite si pronë private, është trajtuar ashtu dhe sot drejtësia e njohu ligjërisht si të tillë. E tillë do të mbetet derisa të zhduket si një parti që dikur kishte synime të qarta dhe të larta kombëtare për t’u rikthyer në pushtet.
Shumë parti të majta e të djathta, demokratike, me vizion dhe frymë perëndimore, pasi e kanë zhgënjyer elektoratin një apo dy herë, ndonëse kanë ndërruar kryetarë dhe struktura (edhe pse janë rinovuar e reformuar disa herë) janë zhdukur dhe po zhduken nga qarkullimi, sepse kudo, në çdo vend të Europës po dalin dhe po ngrihen forca të reja politike.
Opozitës në Shqipëri, për tu ringritur dhe për tu rikthyer në pushtet i duhet të jetë thjesht një opozitë e vërtetë, demokratike, perëndimore, me çfarëdolloj emri, logoje apo vule. Mjafton që atë ta dojë dhe ta besojë publiku.
kamunistat nuk dorezohen fituan vule, tani ta futin ne bithe
Tani fillojne telashet ,kush do ta mbaj vulen ne xhep Noka apo Bardha.
Gjykata e apelit ja dha vulen dhe logon PD-ke.Sali Berishes nga frika. Kemi gjyqetar frikacak. Vula i takonte Bashes,megjithese dhe ky fyell pa vrima eshte. Edi Rama eshte me fat dhe bravo i qoft se po qendron ne kembe si lis i fort.
kamunistat nuk dorezohen fituan vule, tani ta futin ne bithe
kamunistat nuk dorezohen fituan vule, tani ta futin ne bithe
kamunistat nuk dorezohen fituan vule, tani ta futin ne bithe
kamunistat nuk dorezohen fituan vule, tani ta futin ne bithe
Po une cfare te bej tani more murator kari? Rama ne rregull se ja kaloi per shalesh PDse e zvarriti ca vjet tani qe eshte domain i Flaumrit i thote na vulen (!!!!!) Salihu ne rregull se ferkon vulen dhe eksitohet...Po une cfare karin te bej?
VENDIMI I APELIT SHQIPTAR ISHTE NJE GRUSHT KUNDER NDERHYRJEVE TE DIPLOMACISE AMERIKANE NE PUNET E BRENDSHME TE PARTIVE POLITIKE NE SHQIPERINE QE I TAKON BALLKANIT DHE RUSISE.
Agush Metaj të humbtë vula edhe ty (ne te vertete te ka humbur, qekurse te nejtat ''llafe'' i perserit 5 here)... I nderuar zoti Muraçi! Analiza juaj ne lidhje me vulen dhe drejtesine, qe e ka dhene ke te vule ne favor te non grates, eshte me se i drejte, por duke e lexuar me vemendje, me lind e drejta te shkruaj se nuk eshte teresisht i plote... Po u citoj vetem nje paragraf nga fundi i analizes tuaj: "Kjo forcë politike nën drejtimin e Berishës është ngritur dhe ka funksionuar për 33 vite si pronë private, është trajtuar ashtu dhe sot drejtësia e njohu ligjërisht si të tillë. E tillë do të mbetet derisa të zhduket si një parti që dikur kishte synime të qarta dhe të larta kombëtare për t’u rikthyer në pushtet''. Thenia juaj e fundit ne kete ligjarate: "...dikur kishte synime te qarta dhe te larta kombetare, per tu rikthyer ne pushtet''! Kjo parti politike asnjehere nuk ka patur synime te qartë dhe te lartë kombetare, per te ardhur ne pushtet. Ka qene dhe mbeti ashtu, siç ju e keni thene me plote te drejte: nje parti private ne duarte e nje njeriu bastard, te eger, te pacivilizuar dhe tmerresisht te etur per kolltukun e tij, per emrin e tij, per familjen e tij, per fisin e tij, per lajkataret e tij, per te shiturit tek ai dhe asnjehere nuk ka menduar per interesat kombetare. Ky pronar me emrin e shpifur ''sali'' eshte tipik nje bajraktar provincial i zonave me rurale te Malesise, qe kurre nuk arriti te fitoje denjesisht zemrat e popullit, sepse, siç shkrova me siper, ai u vu ne sherbim te klanit dhe jo ne sherbim te popullit, te cilit i shkaktoi vuajtje dhe plage te pasherueshme per dekada te tera. Vula e sotme eshte varrosja e kesaj bande politike, por nuk eshte absolutisht varrosje e mentalitetit provincial te bajraktarizmit me gjuhen plot helm dhe teresisht antishqiptare. Pasardhesit e kesaj bande do te vazhdojne t'i thurin lavde bajraktarit te tyre dhe do te mbeten gjate si nje pengese per jeten dhe historine e popullit te ketij vendi te bekuar dhe te mallkuar njekohesisht... Shpresoj te jem i qarte ne ate, çka desha te them lidhur me analizen tuaj. Respekte!
Qelbesirat dhe kelyshat e kurvave nuk u del e keqja me rikthimin e vules ne Partine qe e krijojn kete vule.
Mos komento ketu! Ketu komentojne gjithe degjeneratat me gojen hale! Jane te abonuar per te leh!
Hahaha sa shumë kam qesh me mbiemrin tuaj. Në fakt i shkon për shat shkrimmit qe ka eksploruar personalitetin tënd këtu në portialin e rilindjes se patronazhistve. Je vertet gazekar i “pamvarur” që dalldisesh për tju mbushur mendjen trushperlarve që përdhunohen çdo ditë nga regjimi që të paguan per atë kazan që përzien. Ty vetëm gazetar nuk je por je një neveri e cdo qytetari që kontribon me sa mundet për të nderuar kombin e tij. U rreke shumë por një gjë nuk na e shpjegove: Perse u dalldis kjo çeshtje kaq e rendesishme duke nderruar shkallët në dyert e drejtësisë së rilindjes. Këtë na shpjego neve Ty neveri…
E cfare tani qe kane vulen? Per Lulin ka ardhur momenti te mbylle dyqanin dhe te shkoje ne shtepi, ndersa per Berishen situata eshte me keq sepse nuk ka më alibi per humbjen.
Non grara nuk e donte logon e PD , naivitet ta besoshe nuk eshte logo qe te jep vota por personi . Ishte nje lufte e improvizuar thjesht per te pasur nje kauz , humbem se nuk kishim logo , humbem se nuk ka drejtesi , humbem se na demtoje Basha , tani qe moren logon humben kauzat ndaje sot eshte dite e zeze per non graten .
Mendoj qe Berisha te beje krye..r, F. Bejlerin, Haxhi Qamilin e Progonotit dhe Himars!
Saliu i i sigurt se e merrte ai vulën ka premtuar pas kësaj dite të tërhiqet nga politika dhe të bëjë zgjedhje për kryetar në PD.. Kjo afroi Bardhin dhe shokët e tij me Rithemelimi. Kur tu dalë bllof do qajnë me lot.
Vendimi i gjykatës Apelit që i dha vulën Berishës ,është preludi i MË së keqes ,për Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe mikun tonë të ngushtë SHBA në dhe për cilindo shqiptar që i ka ngelur sadopak një copëz morali dhe dinjiteti njezor.Ky vendim është një poshtërsi ,gjykata e vendosur nënë presionin e deputetve dhe falangave të të PD së ,ata që i vunë zjarrin dhe dogjën shqipërinë ,në v. 1996-1997 dhe 98 tën ,bënë presion duke detyruar trupin gjykues ti japë vulën .në vendë që Sali Berisha të zhduket nga skena politike ,Drejtësia shqiptare e vulosi turpin e vet ,u dha mesazhi se kushdo që vret e vjedhë në emër të Berishës ,merr vulën dhe ka imunitet/Kultura e pandëshkueshmerisë udhëheq shqipërinë............!Ky është mesazhi i gjyqëtarve për vulën e PD së,dhe për pafajsi të sulmit me shkallë në krahë me dinamite ndaj Lulëzim Bashës në katin e dytë të SHQUPIT ...!Njeriu që ka qëlluar edhe me plumnba mbi protestuesit e pa armatosur në bulevard