Gjykata e Apelit vendosi sot që vula e PD-së ti jepet Rithemelimit, grupim i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpie nën akuzë për korrupsion.
Apeli shprehet se kundër këtij vendimit mund të bëhet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit.
Njoftimi:
Në vijim të informacioneve të dhëna më herët dhe në respekt të së drejtës së publikut për t’u informuar mbi çështjet me interes publik dhe posaçërisht proceset mbi kërkesat për regjistrim në regjistrin e partive politike për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, ju njoftojmë si më poshtë:
Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, ka ushtruar rekurs ndaj vendimin nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelilt të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe ka kërkuar:
-Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelilt të Juridiksionit të Përgjithshëm.
-Deklarimin si të papranueshëm të ankimit paraqitur nga Deputeti Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë me vendimin nr. 786, datë 27.12.2023 ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelilt të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.
Në datë 11.06.2024 gjatë rigjykimit të çështjes në gjykatën e apelit, përfaqësuesi me autorizim av.Ivi Kaso i Partisë Demokratike të Shqipërisë, “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” kërkoi:
– “Mospranimin e ankimit të ushtruar ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.
Përfaqësuesit ligjor av. Indrit Sefa dhe av. Rezart Kthupi, të Partisë Demokratike të Shqipërisë e përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, kërkoi:
“Prishjen e Vendimit me nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke vendosur: Pushimin e gjykimit, pasi nuk legjitimohen”.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 11.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Alma Ahmeti dhe anëtare znj. Elona Toro dhe znj. Iliba Bezati, vendosi:
-Mospranimin e ankimit të ushtruar kundër vendimit Nr.3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
-Kundër këtij vendimit mund të bëhet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit.
-Vendimi i arsyetuar do t’i komunikohet palëve
Ky është një vendim i drejtë, por tepër vonë. Politika e përdhunoi gjyqësorin në mënyrën më të egër !!!!!!!!!!!!!!!
Ktheu te krevati Lul , dhe rasja gjumit ...eshte ujk i vjeter ai Lul ...ka mare masat , kot nuk i ka zene dhembcakallja vajza e tij gjithe drejtesine ....Shqiperise do ti duhen shume shume vite te ngreje koken dhe shikoje ne sy partneret tane dhe te thote : jemi te pavarur dhe te vendosur te shporim faren e keqe e mbjelle ne 1990 ten , shume shume vite ....dhe po ja haritem qellimit ...keto qe behen ca vettingje e ca komisione jane shashka per te qeruar syte partnereve tane ....me Ilir Meten , Sali Berishen por dhe me Edi Raman nuk ka dhe nuk ka per te patur drejtesi te pavarur dhe ne kuptimin e plote te fjeles ...ata nuk duan te mberthejne dot Salianjin ...do bejne drejtesi ???? Po veten tende e harove o Lul dordoleci ??? Qe sa here te kerkonte prokuroria zhdukeshe ne Hollande dhe beje te vdekurin neper spitale ....a pra kjo eshte dita e sotme por dhe djeshme per ty ....dje beje renacakun dhe mashtrusin tani te duhet ta ndjesh vete ate qe ndien te tjeret per ty ...qari yt eshte se u pasurove , kalove ca vite ne politike dhe prej asaj u bere miljoner , po dhe Argites i hoqe nje te holle ...andej nga Kosova ...tani ri e fli gjum ...vila ploit , nuk ndiqesh me nga prokuroria ...ri e shijo ato qe vodhe dhe lere politiken , sqe per ty Lul ...duhet dhe pak finese ...ti je dras ne kembe ...