Apeli vendosi për fatin e PD, Meta: Berisha është vetë vula! Moment i rëndësishëm për të shtuar forcat e…

11 Qershor 2024, 15:44Politika TEMA
Apeli vendosi për fatin e PD, Meta: Berisha është vetë vula!

Ilir Meta ka reaguar pasi Gjykata e Apelit vendosi që vulën e Partisë Demokratike t’ia japë Sali Berishës, ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania dhe në arrest shtëpie nën akuzë për korrupsion nga SPAK. 

Meta ka uruar të gjithë demokratët, ndërsa u shpreh se sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar forcat e rivendosjes së legjitimitetit, kushtetutshmërisë,  parlamentarizmit dhe llogaridhënies.

“Përshëndes vendimin që rikthen vulën te demokratët dhe demokratet dhe e heq nga kthetrat kriminale të Ramës.

Ka kaluar një kohë e gjatë nga vendimi legjitim i gjyqtarit i cili mori pikërisht këtë vendim në përputhej me ligjin. Ka qenë një një Odise e tërë manipulimi, tjetërsimi, kapje në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë është demonstruar për të shkatërruar pluralizmin dhe në veçanti PD-në.

Urimet më të mirë për demokratët dhe opozitarët. Sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar forcat e vendosjes së legjitimiteti dhe rivendosjes së kushtetutshmërisë, rivendosjen e parlamentarizmit dhe vendosjen e llogaridhënies.

Shkatërrimi i opozitës i duhej Ramës për të grabitur zgjedhjet e fundit vendosi, sikurse ndodhi. Shkatërrimi i opozitës i duhet që të vjedhë qytetarët shqiptarë”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do t’i bëjë vizitë në banesë Berishës pas vendimit të Apelit, Meta u përgjigj duke thënë: “Sali Berisha nuk ka marrë vulën, ai është vetë vula e PD-së”.

3 Komente

  1. G
    Gimi me tha mua 7 % nga ana ime

    Po cke me vulen ti mor kok shinik , ti je karte e djegur ...ti nuk do harish te shkosh dot ne zgjedhjet e 2025 ses ...do te hedhin hekurat pastaj te shikojme Sali Berisha eshte vule vete ....shifeni ke kish ne gjirin e saj PSja kete pleren e peshtire , kete krijesen e ndyre qe ka qelbur gjithe jeten politike ne Shqiperi ...

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Sa here gjykatat veprojne pro spiunit Agush 50 lekesh jane vendime te drejta. Keshtu dhe para disa vitesh gjykata e Gjingjonerve votoi pro spiunit Agush 50 lekesh nga presioni qe i beri gjyakates perbindeshi i vicidolit imam haxhi dede sali dumbaba me 40 hajdute. E mbani mend kur shkoi per darke Sali rrumpalla nje nate para gjyqit dhe te nesermen spiuni Agush 50 lekesh i videos se fameshme te Dritan priftit- Gimi me tha mua 7% nga ana ime-. Prandaj gergufet spiuni i pazarit te ri sot por dije mire se ne 2025 noc rrokun ke per te marre ti bashke me perbindeshin e vicidolit.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Black jack

        Bythqir , ! vertet paske qene Kale Troje tek PS , meriton ndeshkim sumqim skrapari ,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje