Vendimi i Apelit për vulën e PD-së, vjen reagimi i parë nga grupi i Lulzim Bashës

11 Qershor 2024, 14:23Politika TEMA
Vendimi i Apelit për vulën e PD-së, vjen reagimi i parë nga

Edvin Kulluri, Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në grupimin e Lulzim Bashës, ka komentuar në studion e Euronews Albania vendimin e gjykatës për dhënien e vulës së PD Sali Berishës.

Kulluri tha se vendimet e gjykatave respektohen, ndërkohë që deklaroi qartë se nuk do t’i bashkohet Partisë Demokratike të ish-kryeministrit Berisha.

Ai shtoi se 104 mijë vota që mori PD në vitin 2023, ishin vota kundër Berishës dhe modelit të tij dhe nuk do të kthehen më aty.

“Unë vetë i kam të qarta bindjet e mia konservatore. Unë me Sali Berishën kryetar partie dhe me këtë mënyrë si funksionon atje dhe me Sali Berishën kandidat për kryeministër, që është i humbur që pa nisur, nuk mund të bashkohem.

Nëse ndryshojnë rrethanat për të cilat unë kam qenë kritik në vijimësi ndaj Bashës dhe Berishës dhe ndaj Rithemelimit, nga ky pozicion që jam unë nuk bashkohem me askënd. Unë nuk menodoj se nëse bashkohem unë, në një bashkim të paprinciptë nuk i jap ndonjë gjë vendit, aq më pak vetes, sepse burri përpara se të dalë në punë duhet të ruajë fytyrën.

Ato 104 mijë vota, të cilat mund të jenë dhe më shumë, Rithemelimi duhet t’i harrojë pasi ishte votë kundër Berishës dhe modelit të tij, kam thënë që ajo votë nuk ishte votë e Lulzim Bashës”, tha Kulluri.

6 Komente

  1. K
    Kurva kulluri DMTH e kulluar

    Kush e perkthen cfare thote ky bytheqiri?!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anna

      Thote qe PD-ja e Berishes eshte e mbaruar, dmth ka marre fund. Kjo force politike per sa kohe te drejtohet nga saluku dhe ushtaret e tij nuk fiton dot qeverisjen e Shqiperise. Besoj se tani e kupton. Nese jo, nuk kam cfare te te bej. Je tipik ushtar i saliut.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Perkthyesi

        Ta perkthej une: qe te vendosesh mos shkosh apo te shkosh diku, ne nje vend apo grupim, duhet qe me perpara te te kerkojne! Ne rastin e Kellires, me fal Kullurit, kjo ska ndodh:-)))! Kullurin as e ka kerku PD e Berishes as i duhet PD se berishes. Kulluri shkrete ska asnje vote! Ben kot si i rendesishem! O Kullur ste ka kerku njeri keshtu qe mos bej deklarata kot

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kullorsja

        E ke kuptuar gabim ti komentues me lart. Keta Kulluret e kane patur mbiemrin Kellira. Po pastaj e ndryshuan :-)!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lazarati

          Po Landi? Bejko. Cthote?

          Përgjigjjuni
          1. M
            Më I fituar është Rama .

            Me I fituar eshte Rama nga ky vendim, sepse nuk do t’a akuzojnë më , qe ka kapur drejtésinë , megjithëse do dëgjojë dhe ndonjë që do thotë , ky vendim është pazari Rama -Berisha .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje