Gjyqi për vulën e PD/ Rithemelimi kërkon mos pranim të ankimimit nga Alibeaj! PD: Jemi palë në proces

11 Qershor 2024, 11:03Politika TemA

Gjyqi për vulën e PD/ Rithemelimi kërkon mos pranim të

Gjykata e Posaçme e Apelit ka nisur shqyrtimin e ankimit mbi fatin e përkatësisë së Partisë Demokratike. “Rithemelimi” përfaqësohet në gjyq nga Ivi Kaso, Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia e ndërsa Lulzim Basha, përfaqësohet nga avokatët Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa.

Përfaqësuesit e Berishës, kërkojnë nga trupa gjykuese mos pranimin e ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj, pasi sipas tyre nuk janë palë në proces.

“Kërkesa ankimore është firmosur nga një palë që nuk duhet të jetë në këtë proces dhe këtë e thotë edhe Gjykata e Lartë.

Alibeaj firmosi ankimin në prill, kur Lulzim Basha kishte dhënë dorëheqjen në mars. Pra cila është cilesia proceduriale që ka firmosur ankimimin, ndaj ai nuk duhet pranuar”,  tha Ivi Kaso.

Ndërkohë Sefa ngulmon se kjo nuk është çështje individësh, por ankimimi është bërë nga Partia Demokratike.

“Ka një vijimësi të ushtrimit të detyrës së kryetarit të partisë nga Basha te Alibeaj. Këtu ankimon subjekti që është PD.

Basha nuk është shkarkuar, ai përcolli tagrin përfaqësues te Alibeaj. Ne duhet të vijojmë shqyrtimin e gjykimit në themel dhe gjykata duhet të përcaktojë se kush palë ka tagrin e përfaqësimit të ligjshëm të PD”,  thanë avokatët e Bashës në seancë.

Ndërkohë, trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin se cilit grup demokrat i takon vula e PD-së, grupit të Sali Berishës apo grupit të Lulzim Bashës.

2 Komente

  1. S
    Salkari

    Jepini nje vul fallco Salehut , thjesht te kete nje vul qe te llap si qen i rahur nga ballkoni po nuk mori vulen sot do hidht nga ballkoni dhe do pelcase si thes me mut poshte …mjer ju pastj nga Mul Noka ….do filloj beteja e ashper per doktor kermen Muli …ne fund po e mbyll me kelliren e Salhut …….lirojeni babin tim

    Përgjigjjuni
    1. B
      Black jack

      ????????

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje