Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg në Shqipëri i dënuar për korrupsion në zgjedhje, u zgjodh të dielën si eurodeputet nga listat e kandidatëve të partisë “Nea Demokracia” në Greqi.
Partia në pushtet në Athinë fitoi 7 poste në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e mbajtura me 9 qershor. Fredi Beleri u rendit i katërti në listën e Nea Demokracia, pasi siguroi 237,925 vota.
“Gjatë muajve të aventurës sime, u mbajta i fortë nga besimi im se drita fiton gjithmonë mbi errësirën dhe se fuqia e demokracisë mund të fshijë çdo grusht shteti, për sa kohë që ka vullnet dhe besim në një qëllim më të lartë. Ne e bëmë këtë përballje për demokracinë, shtetin ligjor, lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve”, tha Beleri në një deklaratë nga burgu.
“Lufta u mbajt në kushte të pafavorshme, të paimagjinueshme për një vend [Shqipëri] që dëshiron të bëhet anëtar i familjes evropiane. Dhe u fitua. Falë nderit, patriotizmit dhe krenarisë së grekëve”, shtoi ai.
Ekspertët e procesit të integrimit evropian janë të ndarë mbi ndikimin që do të ketë zgjedhja e Belerit si eurodeputet në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Ata theksojnë se rezultati i zgjedhjeve në PE mund t'i hap rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të reja në bashkinë Himarë – e cila ka mbetur pa kryetar.
Ndërkohë, vëzhguesit e marrëdhënieve dypalëshe përtej kufirit shprehen se zgjedhja e Belerit do ti komplikojë më tej marrëdhëniet midis dy vendeve.
“Zgjedhja e Belerit në Parlamentin Europian sigurisht që i ndërlikon gjërat dhe ajo që duket si një levë presioni mund të rezultojë kundër-produktive për politikën e jashtme greke – duke krijuar një zonë të re të nxehtë në fqinjësinë tonë, që mund të mbajë peng minoritetin grek në Shqipëri dhe të shpenzojë kapital joproporcional nga Ministria e Jashtme Greke”, tha për BIRN Konstantinos Tsitselikis, profesor në Universitetin e Maqedonisë në departamentin e Studimeve Ballkanike, Sllave dhe Orientale.
“Një kurth i vetë-stisur dhe i panevojshëm,” shtoi ai.
BIRN i dërgoi një kërkesë për koment Parlamentit dhe Komisionit Evropian në lidhje me zgjedhjen e Belerit, por nuk mori përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.
Heshtje në Tiranë
Me etni greke, Beleri kandidoji nën siglën e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 në Shqipëri, por u arrestua dy ditë para votimeve me akuzat për blerje votash dhe asnjë nga shkallët e gjyqësorit nuk e miratuan kërkesën e tij për t'u betuar si kryebashkiak.
Beleri pretendoi se i gjithë procesi ishte frymëzuar nga Partia Socialiste në pushtet, por pas një procesi me shumë dritë-hije dhe të monitoruar nga BE, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e shpalli atë fajtor për ‘korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe e dënoi me 2 vjet burg.
Ai pritet të lërë qelinë në shtator, në rast se gjykata e Apelit nuk e rrëzon këtë vendim.
Beleri është dënuar më parë për vepra të urrejtjes etnike në Shqipëri në vitin 2002, ndërsa në Greqi në vitin 1995 ishte një nga shtatë personat e arrestuar në kufirin greko-shqiptar në dy automjete në të cilat u gjetën armë, plumba, thika, uniforma ushtarake dhe kapuça.
Procesi gjyqësor ndaj tij u bë shkak për një krisje të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Athinës, pasi kjo e fundit kërcënoi se do të bllokonte bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Zgjedhja e tij në Parlamentin Evropian është përcjellë me heshtje në Tiranë.
Deputetë socialistë që mbajnë detyra në struktura parlamentare për integrimin dhe politikën e jashtme nuk iu përgjigjen pyetjes së BIRN-it nëse zgjedhja e Belerit si eurodeputet do të ndikonte në rrugën e integrimit evropian.
Ndërsa ekspertët e integrimit ndajnë qëndrime të ndryshme për rëndësinë që ky rast mund të nxisë në sjelljen e Greqisë si vend anëtar apo i PE-së si institucion.
“Zgjedhja e Belerit ne PE, do të ndikojë në mënyrë indirekte procesin e integrimit të Shqipërisë”, i tha BIRN-it, Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i “European Movement Albania”.
Sipas tij, “fakti që arriti të marrë një numër të madh votash tregon që elektorati grek është i ndjeshëm ndaj çështjeve të minoritetit në Shqipëri, dhe marrëdhëniet Greqi – Shqipëri do vazhdojnë të jenë pjesë e debatit të brendshëm politik në Greqi”.
Megjithatë, Gjipali shtoi se në një periudhë afatshkurtër rasti i Belerit mund të ketë dhe efekt pozitiv, në varësi dhe të vendimit të Gjykatës së Apelit, “që mund të sjellë përfundimin e çështjes dhe tejkalimin e ngërçit të vetos greke në këtë faze të procesit të nisjes së negociatave”.
Ndërsa Gjergj Vurmo, drejtor programesh në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, (IDM) beson se zgjedhja e tij nuk do të ndikojë në procesin e integrimit.
“Integrimi dhe Parlamenti Evropian janë shumë më të mëdha sesa një deputet”, i tha ai BIRN-it.
Zgjedhja si eurodeputet, zgjidhje për Himarën?
Por, përveç ndikimit në procesin e integrimit, rasti i tij krijon gjithashtu një precedent ligjor për drejtimin e Bashkisë Himarë.
Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, tha se Kushtetuta e Shqipërisë nuk ka parashikuar raste, kur një zyrtar i zgjedhur në pushtetin vendor zgjidhet po ashtu deputet i PE-së, sidomos i një vendi tjetër.
“Zoti Beleri nuk ka bërë betimin si kryetar i bashkisë dhe në kushtet aktuale nuk ka ndonjë papajtueshmëri”, tha ai për BIRN, duke shtuar se, mbeten dy zgjidhje, që të respektohet zgjedhja e tij si eurodeputet dhe të bëhen zgjedhje të reja në Himarë, ose vetë Beleri të shfrytëzojë mekanizmat gjyqësorë në Shqipëri dhe t'i hapë rrugë njërës nga dy vendimmarrjet, të shkojë në PE ose të jetë kryetar bashkie.
Nga ana tjetër, sipas Krasniqit, kriza që solli rasti “Beleri” nxori në pah dy problematika që lidhen me integrimin dhe përfaqësimin vendor dhe të cilat kërkojnë ndryshime të dispozitave ligjore.
“Së pari, kostoja që e përfshiu Shqipërinë me Greqinë dhe tashmë dhe në Parlamentin Evropian është shumë më e lartë se sa skandali apo çështja për të cilin Beleri si individ akuzohet”, gjë që sipas tij, politika dhe institucionet shqiptaret duhet t'i merrnin këto kosto në konsideratë.
Së dyti, shton Krasqni, “qytetarët kanë votuar për këtë kandidat nga një forcë e caktuar politike dhe prej një viti jemi në një paradoks të madh të demokracisë, pasi bashkia nuk qeveriset nga persona që i përkasin forcës politike që fitoi zgjedhjet, por qeveria kontrollon drejtimin e kësaj bashkie nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm”.
Kjo, sipas tij, është një precedent që kërkon parashikime ligjore për të ardhmen.
Aktualisht bashkia e Himarës është pa kryetar, pasi edhe kryetari që ishte në detyrë, Jorgo Goro, u arrestua për “shpërdorim detyre” disa muaj më parë.
Ai akuzohet se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të privatëve, pasuri që aktualisht janë në zotërim të një shoqërie të zotëruar nga Artan Gaçi, bashkëshorti i deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik.
Po ashtu, disa ditë më parë dha dorëheqjen nënkryetarja e bashkisë Blerina Bala, që i përket PS-së, e cila u komandua si kryetare në detyrë nga Këshilli Bashkiak pas arrestimit të Goros.
Logjikë evropiane
Në radiostacionin SKAI 100.3, ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, deklaroi të hënën se Beleri është në mesin e eurodeputetëve të sapo-zgjedhur të Demokracisë së Re, të cilët do të betohen nga datat 16 deri më 19 korrik në Parlamentin Evropian.
“Mendoj se është një kërkesë absolutisht demokratike, kërkesa e shtetit të së drejtës që eurodeputetët e zgjedhur të kenë mundësinë të bëjnë betimin,” tha Gerapetritis.
I pyetur nëse qeveria greke mund të kërkojë lirimin e Belerit, ministri nuk ishte i qartë por e inkurajoi Shqipërinë të ndjekë standardet evropiane.
“Fakti që ai [Beleri] u ndalua përkohësisht dhe aktualisht është dënuar në Shkallë të Parë për këto krime, ngre dyshime serioze për sundimin e ligjit, janë çështje që nuk janë aspak të kënaqshme”, tha Gerapatritis, ndërsa shtoi se pret nga Tirana një vendim që i përmbahet logjikës së integrimit dhe standardeve të BE-së.
“Shqipëria dëshiron të jetë pjesë e familjes evropiane,” tha ai dhe dheksoi se si rrjedhim ‘duhet të ndjekë edhe rregullat evropiane.”
“Nuk është e mundur që një eurodeputeti i zgjedhur të refuzohet të marrë detyrën e tij”, përfundoi Gerapetritis.
BIRN
Po si veprohet me nje te denuar?! A ka nje ligj dekriminalizimi per zgjedhjet ne parlamentin europian?!
Te zgjedhesh nje injorant me shtate klas shkolle per ne parlamentin Evropian si Fredi Beleri dhe nje kriminel qe ka vrar njerez te pafajshem,anetar i organizates me te zeze terroriste,siç eshte organizata "MAVI! eshte turp i madh dhe nje padrejtesi e madhe qe po bene parlamenti evropian. Kjo tregon se edhe ne parlamentin evropian nuk paska drejtesi.
Eshte denuar me 2 vite, ka bere 13 muaj paraburgim=me 20 muaj burg... pra edhe 4 muaj mbaron. Imuniteti si euro deputet vlen vetem PAS BETIMIT, dhe JO NE SHQIPERI si vend jo i BE aktualisht. Ne tetor mbaron kjo histori, e PROVOKUAR nga ata qe e kandiduan, jo nga ata qe e zune me presh ne dore si HAJDUT VOTASH. Drejtesia ne Shqiperi duhet te QENDROJE SOVRANE. Beleri ne vendin qe i takon deri ne tetor.
Na rrofsh bolet o Illi me dekriminalizimin dhe gjykatat e Rames! Fredi Belerin e ka zgjedhur populli dy here dhe ai eshte gjykatesi me i madh sesa gjyqtaret e zgjedhur nga Rana dhe Engjell Agaçi!
O Haxhi i paguar, po kur e zgjodhi populli kur pagoi votat apo kur erdhen te paguarit nga Athina, di gje ti? Demokraci nuk do te thote qe me cdo mjet te marresh pushtetin demokraci do te thote vote e lire dhe po e beleve voten nuk eshte vote e lire o Haxhi i blere edhe ti...
yllo, "si veprohet me nje te denuar?!"!?fare thejshtë,i hiqet imuniteti parlamentar dhe shkon në burg!!beleri nuk është dënuar akoma,pra është nën hetim! rast i ngjashëm është dhe në itali!ilaraia salis ka fituar,njëlloj si beleri,dhe po pritet që të jepet vendimi nga një gjykatë hungareze!!nëse ajo dënohet do kërkohet heqja e imunitetit parlamentar,nëse nuk dënohet,ajo shkon në parlamentin europian!në rastin e salis,merita e saj e vetme është se është arrestuar nga policia hungareze,dhe se ka dyzina me padi në itali!beleri të paktën ka kontributin e tij në ndihmë të greqisë dhe të politikës së saj,pak a shumë të fshehur,aneksioniste!!
Anti censura, beleri është dënuar në shkallën e parë dhe ka shtyrë apelin qëllimisht që mos marrë vendim të formës së prerë. Kjo i duhet atij për të kandiduar për PE nën mbrojtjen e prezumimit të pafajësisë. Kuptove? Beleri dhe salianji janë të dy të dënuar në gjykatën e shkallës e parë dhe jo nën hetim.
më fal lali,nuk janë nën hetim,por prapë pa një vendim përfundimtar nuk quhet i dënuar!!
Shtoj ketu qe, imuniteti i europarlamentarit vlen vetem brenda BE. Shqiperia nuk eshte akoma ne BE, ndaj, belerit JURIDIKISHT nuk i njihet, ndryshe nga Salis(pas BETIMIT) Drejtesia e re ne Shqiperi, e ndertuar me nje mije sakrifica, nuk mund te shkelet as per nje mije belere. Amerika dhe Gjermania, jane investuar maksimalisht per drejtesine e re ne Shqiperi, prandaj... greket, ata te vertetet por edhe ata fals, TA HEQIN NGA MENDJA qe Amerika do te lejoje shkeljen e SOVRANITETIT te krijese se tyre ne Shqiperi....edhe sikur te doje qeveria shqiptare.
"greket, ata te vertetet por edhe ata fals, TA HEQIN NGA MENDJA qe Amerika do te lejoje shkeljen e SOVRANITETIT te krijese se tyre ne Shqiperi....edhe sikur te doje qeveria shqiptare. "atëherë na rrofshin të tjerët se ne si shqipo e kemi zakon tua lëmë në dorë të tjerëve fatet tona??asnjëherë nuk na shkon në mënd që edhe nëse"qeveria shqiptare bëhet me gërkun"ne duhet të ngrihemi në këmbë!!ne shajmë e stërshajmë por nuk lëvizim bythën??
Tourkalvanoi bukeshkale,beni gati kolotripida-n..... allah uakbar
Do marresh sapunin edhe ti, ashtu si bythdhjeri, mfal Belerit. Po ju greket jeni mesuar ti bini byth*s
Ik coi sapun bejler turkut o pede. Dhe pastaj shko mbush barkun me sufllaqe ne stamboll se keni ngel pa breke duke kthyer borxhet ndaj Frances. Janulla akbar
Ta paskan shqyer mire bythen ty gabzer , je qire ne byth mbarazi o vromiar i kishes
Une e di se ne demokraci prevalon ligji dhe jo logjika individuale. Po çfare thote ligji do behet dhe Fredi Beleri nuk e le dot qeline te shkoje ne shtepine e djalit te Dora Bakojanis. Europa ne qoftese e ka te perzier demokracine me krimin dhe prevalon krimi , i rruat asaj. Beleri si kriminel, mund ti shtohen vitet e burgimit nga gjykata e apelit dhe ti behen 15 vjet, atehere do urdheroje europa gjykaten shqiptare per vendimin apo Beleri do diskutoje si hidraulik me skype me parlamentiin europian?! KJo eshte nje çudi ne qoftese pretendohet se eshte demokraci ky sistem qe jetojme dhe njerezit nga sot e marrin vesh zyrtarisht se drejtohen nga krimi dhe kriminelet dhe jo nga vota e popullit tyre, por vota e shteti qe zaptuar tokat shqiptare. Pushka top !
Ligji thote që i biri i dreqit Edi Rama ka troje në Himarë për tja falur Dalemas por nuk ka për të zotët e tokës shqiptare a "minoritarë" qofshin atje. Kurse ty o qorr i bibes të ka zënë sytë nacionalizmi, dhe nuk shikon se ai lideri yt na bëri gjëmën. Ne, kurrë nuk kemi pranuar minoritarë në Himarë, tani me ndihmën e hajdutit Rama na del që jo vetëm kemi grekë atje por i kemi edhe eurodeputete!!!!! Koqe....
Rama duhet të ngrejë në OKB dhe ne parlamentin europian çeshtje Çame,
PO E KA SHKRUAR FREDI BELERI ATE PERGJIGJE PER FITOREN NGA BURGU,UNE DO TA SHQYEJ BYTHEN ME DORE,FREDI SARACINESKA E TUBA FLEKSIBER DI TE PERDORI KETE PUNE DO BEJE DHE NE PARLANENTIN EVROPIAN HHIIDDRRAAUULLIIKK
Unë nuk e kuptoj, se si është mundur që një shtetas shqiptar, të përfaqësojë Greqinë në parlamentin evropian, ndërkohë që Shqipëria nuk është anëtare e BE. Sipas kësaj praktike do të ishte e mundur që një shtet tjetër i BE të dëgjojë në parlamentin evropian shtetas rusë kinezë etj
Eshte edhe shtetas grek.
Se ka dy shtetesi, shqiptare dhe greke. U qartesove tani?
SA TE MBAROJE BURGUN ,PRA PASI TI JETE HAPUR BITHA MIRE E MIRE GERQIA LE TA COJE PRESIDENT TE PE.........POR DERI AHERE VEDIAMO!!!DO THOSHTE. GJIGANDJA MELONI...!!!!!!
Kete thike kriminale qe i ka futur opozita me Berishen dhe Meten ne krye , tregon se Greqia ka "qeveritaret" e saj ne politiken shqipetare dhe ndarja territoriale e jugut sipas deshirave greke eshte dicka qe nuk ka nevoje per SPAK por duhet te shpallen familjarisht trathetare dhe tu sekuestrohet cdo gje qe kane ...
Nuk ka ngerçe fareeeee nese do ishim pjese e komunitetit europien zoti Fredi Shehu nga Progonati do dilte nga burgu dhe mbas mbarimit te mandatit do kthehej prap ne burge per te mbaruar denimin , atehere Shqiptaria nuk eshte pjese e komunitetit dhe nuk ka asnje obligim per ta nxjere . Miçua i Taqit tregoje qe eshte lojtar i dobet dhe Rama i futi golin .....
Hahahahahha...Gerapetriti bucja arvanitase....shko futi i shurre..o zullap....mor kelysh te pabesesh....te "gjatin" do merrni....turku i Progonatit do te rrij aty brenda derisa te "ngrefet" drejtesise shqiptare o pjelle e poshter.....ptuuuuuuuu legen....
Mossad israélien eshte per tu mare shembull futi Fredi Shehu nje pilule ne ushqime dhe per dy muaj kthen kembet nga dielli . Cfare eshte kjo zhurme per nje jevge progonati , pisat e non grates vrane te ndjerin Remzi Hoxha dhe po keta pisa kandidojne Fredon e katundit , mos u merni me Fredon po me non graten me Qelibashin qe lejoje kandidimin duke u mare me Fredon ne harrojme kriminelet e vertete te kesaj maskarade Berrishen Metaj Boci Noka Gjonmarkagjoni .
More “studiues” që ngele pas shalëve të Saliut, e quan veten studiues, je një palo studiues, ngele malok i keq. Renditi siç duhet arësyet jo ashtu siç të intereson ty. Si pedagog një hiç si studiues një plehre.
Tani u ra muri në derë në Gërrqi. Hahaha Rama, gati për dëfrimin e shekullit? Fajësim me prova për vrasjen e dy rojeve shqiptare të kufirit dhe plagosjen e disa të tjerëve në Peshkëpi: i përkthyer penalisht dënim extra me burg = 25 vjet të tjerë. Shkurt cigani shqipfolës Beleri del nga burgu kufomë!
ky beleri hajdut votash si mund te shkoj ne parlament . ...edhe pak do ti behet no grada ne Shqiperi ne qoftese e ka dha pen e madha...
Urgjent duhet nxjere nga qelia se ka nevoje per c'bllokim halesh ne godinen e Parlamentit Europian...urgjent se plasi m*ti sheshit.
Te kryeje hesapet me drejtesine e vonuar Shqiptare pastaj fatkeqesi per greqine qe e ule aq poshte nivelin e eurodeputetit.
Zgjedhja e Belerit e ka qart Edi Ramën andaj i turret Kosovës me ide serbe për t'i pëlqyer Francës,Rusisë,Serbisë e Greqisë.Kot e ka do përfundon edhe më keq se Salihu,toka shqiptare i përbuz tradhtaret.
Cfare shkruan more kokrra e trapit....hahahahaha....ku je pe tradhetine Rames tek ceshtja Beleri...????....apo vari kkk po shkruajm nje here....
Mos i shkruaj kot atij tipit më sipër se nuk mbush ... Të plasin nga inati , Rama dhjamë vë , dhe vitet i shtohen , sado të përpiqet ai ish i burgosuri në Sërbi , dhe sot mik i Micotaqit që t'a luftojnë ... Do vijnë prapë zgjedhjet - bujrum grekët nga poshtë , Albini me serbët nga lartë , i çmenduri i katit të tetë nga penxherja : Hajdeni të bëni propogandë të gjithë kundër tij , se si gjithmonë do t'ja rruani këmbën e mezit ... Atë e voton shumica e popullit , dhe sa vjen do t'a votojnë edhe më shumë për inatin tuaj , se është patriot ndërsa ju të tjerët - në këmishë force do përfundoni nga inati ... Hajt çmëndje të mbarë paçi !!!
Nese Evropa ka per standart qe kriminelet behen deputete, atehere me mire jashte Evropes. Evropa plasi duke na thene luftoni korrupsionin se nuk ju pranojme ne mesin tone. Me sa duket kuptimi i kesaj eshte nuk jeni mjaftueshem te korruptuar per tu pranuar ne Evrope. Po le te na e thoshin shkoqur….
Nëse do të duhet t'i lutemi Fredit që të nga pranojë Europa , unë refuzoj të përpiqemi më tej që të futemi në BE. Jam dakort me komentin tuaj . I ftoj të gjithë ata që e mendojnë njëlloj te bëjnë një OK si përgjigje.
Te futen ne parlamentin europian deputete kriminele si Beleri , cfare duhet te presim me.Turp per Greqine dhe BE.
Duhet pasur kujdes për mendimin tim! Mos është lojë e grekqirëve për ta bo betimin Beler hidrauliku,pastaja ta spostojnë nga lista e eurodeputetit,se gjthçka nga anti Shqiptarët Grekqirë
N.Q.S. -se E.U. pranon si eurodeputet F.B... ajo është kot që na bënë moral ne për politikanë tëkorruptuar kur vet i ka VRASËS.
Të kryejë dënimin pastaj të shkojë të rregullojë Evropën.
Dmth Gjipali e kujton gjykaten e Apelit qe lirimi tij do te zgjidhe ngerçin me Greqine per antaresim?! Pordhe me rigon-Gjipali ! Shqiptaret shumica jane me pasaporta europiane dhe me kete antaresim tallin bythen me Evropen dhe me shume me Gerqine
Ta gëzojnë korofillaket hidrauliune bene deputet tu çbllokoi halete .....
Mos u merni me Fredo Shehu po me dhendrin e Serbise non grata Berrisha me bipolaires Metaj Meta , pastaj reflektoni ne kemi ne parlamentin Shqiptare deputet qe nuk flasin , imagjinoni Fredo hidrauliku pa shkolle ne parlamentin europien ku do humbasi ne korridoret , do shkoje Miço i Taqit ta kerkoje merhumin do ta gjeje ne wc . Para disa vitesh ne parlamentin europien ka pasur 5÷ 6 deputet Agimi arte organizate terroriste çdare bene ? Asgje .... Fredo nuk do lejohet kurre pasi Rama e ka lozur bukur politiken ka dy alternativa . 1 i kerkone nje deputete te Melonit qe ky i denuar te perjashtohet ( pasi shqiperia nuk ka deputet atje ) pasi ka nje raste precedent ne Hungari mje femer Antifa ne burge nese kjo perjashtohet edhe Fredo mer rrugen . 2 Shqiperia nuk eshte pjese e europes dhe nuk ka detyrim ta liroje dhe e fundit duhet pare ligji nese nje i zgjedhur mbane dy poste ne te gjitha rastet Fredo i Progonatit eshte i humbur.
Nëse avancimi i procedurave për anëtarësim në BE varet nga evgjitët grekë, kurrë mos u bëfshim anëtarë të BE. Evgjitëria greke na ka çarë trapin aq shumë me Miçon e Taqit në krye (më duket sikur është vëllai i Sali Kriminelit, saqë nëse BE ështënë me të tillë personazhe, në të sëmës vaftë evgjitëria greke dhe BE.
O Zot cfare fytyre e urryer.
Pergjigja me e mire per Greqine eshte Kerkesa Legjitime per Camerine.Atehere grekqiret do te ftillohen ma mire e dote vijne ne vete
E ka fajin Sali serbi qe na futi kete Bejlerin thike pas shpine . Ky eshte Sali Berisha , agent serb qe ka shkaterru kete vend per 30 vjet . Burgun e ka pak , ti sekuestrohet pasuria familjarisht
Zgjedhja e Belerit eurodeputet tregon se sandarte per te qene i tille,nuk ka.Me kete veprim Qeveria Greke tregoi se nuk e njeh shtetin ligjor dhe nuk respekton keto parime per te gjithe bashkesine.Ne qoftese te gjithe eurodeputetet jane te ketij nivel (te inkriminuar),problemi eshte i thjeshte. Demokracia qe na servirin (BE dhe SHBA) qenka nje kurth banditesh.Kjo tregon se sandarti i "politikaneve tane"qenka i plote per tu bashkuar me kete bashkesi,pa vlera.Europa e SHBA-ja na udhehoqen ne kete rruge por,e kemi ngrene sapunin per djath.Ishim mire kur ishim keq.