Vendimi i Apelit për t’i dhënë vulën e PD, Berisha reagon nga arresti shtëpiak: Dita të bashkohemi, Rama humbi

11 Qershor 2024, 14:35Politika TEMA
Vendimi i Apelit për t’i dhënë vulën e PD, Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi nga arresti shtëpiak pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike.

Me një postim në rrjetet sociale, teksa u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të bëhen bashkë, Berisha u shpreh se me këtë vendim të Apelit ka fituar demokracia.

Reagimi i plotë:

Mesazh për anëtarët dhe mbështetësit e PDSH!

Të dashur demokrate dhe demokratë, simpatizantë dhe simpatizantë të PD.

Sot është dita të falënderoj dhe të përulem me respektin më të madh para çdo demokrateje e demokrati që shkroi historinë në kuvendin e 11 Dhjetorit!

Kjo nuk është historia e Sali Berishës, por historia e demokracisë dhe opozitarizmit, është mishërimi i aksiomës se Zoti është me qëndrestarët dhe guximtarët!

Askush më shumë se demokratët nuk e kanë provuar këtë përgjatë këtyre 30 viteve, ne 1992 në rrëzimin e diktaturës, në 97 përgjatë rebelimit të kuq, por dhe sot ku pavarësisht presionit padrejtësive e kërcënimeve ata ja dolën, as të mos kapen, as te mos shiten dhe mbi të gjitha të mos zhduken!

Qëndruan për Flamur!

Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet.

Por sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike me Flamurin e saj pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre!

Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar!

Sot duhet të bashkohemi rrethe Flamurit te pamposhtur të betejave tona.

Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por demokracia. I vetmi i humbur sot është Edi Rama.

Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë bashkimi për rrëzimin e tij dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët për të realizuar së bashku rotacionin e vonua, shpëtimin e Shqipërisë!

 O sot o kurrë!

4 Komente

  1. I
    I kuqi qe ta dkuqi

    Sali ,ajo goja jote ç'nuk ka përtypur gjithë këto vite. Gjithçka edhe m..,sa për rebelimin e pe vrimën e miut ,i bëre ortak i gjirizëve me minjtë zgjebarake Ti vijon të hash e te hash e mos ungopsh kurre edhe në botën tjeter qe të pret krah hapur Fëlliqesirë

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      po sa leke ke vjedhur o sali sa dhe per vulen pagove

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Shih endrra me sy hapur o imam haxhi dede sali dumbaba me 40 hajdute. Humbja apokaliptike leshelike babaxhike qe ke pesuar me 14 maj 2023 do 79 vjet te rikuperohet kur krrici i faro pace pilafit me dy gishta lart te behet 125 vjec taman kryeminister. Harroje pushtetin o perbindesh 80 vjecar, koha jote ka mbaruar, me ty e ka mbyllur historine populli shqiptar.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mos

          Po s ikur drejtesine e ka Rama?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje