Xhaçka: Ata që bërtasin më shumë se iu digjet barku për Kosovën, janë ata që i kanë bërë më shumë dëm asaj

15 Qershor 2023, 14:47Politika TEMA

Xhaçka: Ata që bërtasin më shumë se iu digjet barku

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar sa i takon situatës së krijuar në Kosovë me zhvillimet më të fundit, duke nisur nga veprimet e qeverisë Kurti deri tek rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga forcat speciale serbe.

Ajo kërkoi që policët e rrëmbyer të lirohen menjëherë nga Serbia në mënyrë që të ketë ulje të tensioneve.

“Është e domosdoshme që qeveria e Serbisë të lirojë të tre policët. Lirimi i tyre do ishte në kuadër të zbutjes së tensioneve. Ndërkohë i lëmë kohë KFOR-t të zbardhë atë që ka ndodhur”-tha Xhaçka.

Ajo hodhi poshtë akuzat e opozitës mbi mungesën e mbështetjes së Shqipërisë së Kosovës duke thënë se nuk mund të ketë deklarata mbështetëse kur sipas saj, qeveria e Kosovës po merr vendime të gabuara që mund të tensionojnë situatën.

“Ministria jonë e ka ndjekur më shumë vëmendje situatën në veri të Kosovës ku ka patur masa të panevojshme që kanë rritur tensionet. Kryeministri ka përcjellë një draft për Asociacionin. N e konsiderojmë hapin sit ë rëndësishëm për të ulur tensionet dhe rikthimin e Kosovës dhe Serbisë në rrjedhën e dialogut.  

Pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive kam dëgjuar shumë teori për mungesën e mbështetjes së Shqipërisë ndaj Kosovës. Ata që bërtasin më shumë se iu digjet barku për Kosovën janë ata që i kanë bërë më shumë dëm Kosovës. Të gjithë e dinë se kush furnizonte me naftë Millosheviçin.  

Po kjo nuk do thotë se duhet të mbështesim qeverinë e Kosovës edhe kur shohim se është gabim në ato që bën. Kjo nuk do ishte gjë e mirë dhe le të bërtasin sa të duan analistët. Është e domosdoshme që Kosova të dëgjojë aleatët tanë për shtensionimin e situatës. Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Europian është rruga e normalizimit të marrëdhënieve”- përfundoi ministrja.


Sa i takon ndalimin të automjeteve me targa serbe, ajo tha se duhet të garantohet lëvizja e lirë se angazhim i rëndësishëm që vendet kanë marrë në kuadër të Procesit të Berlinit.

“I kemi ndjekur me shqetësim deklaratat e qeverisë së Kosovës për ndalimin e automjeteve me targa serbe. Lëvizja e Lirë është angazhim i rëndësishëm që vendet kanë marrë në kuadër të krijimit të një tregu të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Qeveria ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për masa tregtare por për masa sigurie. Mbetet të shohim si do zbatohet kjo por shpresojmë që të mos ndodhë sepse do të dobësonte pozitën e Kosovës në sytë e aleatëve”-shtoi ajo.

 

 

 

 

 

6 Komente

  1. D
    DRENICA E KUQE

    Zonja Ministre, atyre qe bertasin me shume se u digjet barku per Kosoven, jane ata qe kane uzurpuar poste e pozita vetem per te siguruar paga te majme e per te formuar parti politike, te cilave po ua shohin ‘hajrin’ vetem armiqte e Shqiperise e te popullit shqiptar... Luftetaret e Shqiperise e te popullit shqiptar po gjykohen ne Hage... Dhe, kjo ndodhe kur Tirana shqiptare ua kthen shpinen njerezve te UÇK dhe ua jep krahun njerezve te “UÇK”... T’i shohim tash se çfare do bejne “trimat” e Albinit e t’Vjoses, qe po u digjet barku per Kosoven, ne internet dhe ne media sociale... Sa shume respekt patem dhe kemi per Tiranen shqiptare... Per Tiranen e Xhaxhit!... DRENICA E KUQE

    Përgjigjjuni
    1. D
      DRENICA E KUQE

      Zonja Ministre, atyre qe bertasin me shume se u digjet barku per Kosoven, jane ata qe kane uzurpuar poste e pozita vetem per te siguruar paga te majme e per te formuar parti politike, te cilave po ua shohin ‘hajrin’ vetem armiqte e Shqiperise e te popullit shqiptar... Luftetaret e Shqiperise e te popullit shqiptar po gjykohen ne Hage... Dhe, kjo ndodhe kur Tirana shqiptare ua kthen shpinen njerezve te UÇK dhe ua jep krahun njerezve te “UÇK”... T’i shohim tash se çfare do bejne “trimat” e Albinit e t’Vjoses, qe po u digjet barku per Kosoven, ne internet dhe ne media sociale... Sa shume respekt patem dhe kemi per Tiranen shqiptare... Per Tiranen e Xhaxhit!... DRENICA E KUQE

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlora.Vlora

        Po ik moj llaxhore ministre ,ti po hetoesh nga SPAK

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nik

          Kjo ministre e jashtme e Shqiperise!!! Nje kukull si gjithe ministrat dhe deputetet e asaj partie, e pa afte pper ate post dhe perveç te tjerave edhe ne konflikt interesi ekonomik nga burri i saj bizesmen i partise! Ceshtja e konfliktit te interesit eshte ne proçes, qe do te thote ne Kalendat e Ramutit... Ajo do te vazhdoje te kakarise... , mender si ministre e jashtme!!

          Përgjigjjuni
          1. d
            doni

            ja dhe investitorja strategjike ....fytyra te urryera te politikes se ketyre 30 vjeteve ...

            Përgjigjjuni
            1. B
              Ben

              kur ka mbetur shqiperia ta perfaqesosh ti, pse s i bie zjarri...o funderine ! Po funderine eshte ai qe te mban ty ministre e ato funderinat e tjera

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje