Ylli Rakipi-Ramës: Ke spiunuar Lulin te FBI-ja për lobimin! Rama: Nuk kishim informacion, se po të kishim do ja jepnim FBI-së!

3 Shkurt 2023, 09:12Politika TEMA

Ylli Rakipi-Ramës: Ke spiunuar Lulin te FBI-ja për lobimin! Rama: Nuk

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku ka folur për takimet e tij me ish agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, i cili tani po përballet me akuza penale. 

Ylli Rakipi e pyeti kryeministrin lidhur me një fakt të përmendur në akt-akuzën ndaj ish zyrtarit të FBI, se nga zyra e kryeministrit kanë dalë informacione, që ndihmuan në hetimin e lobimit që kishte bërë kundërshtari i tij, pra Lulzim Basha. 

Kryeministri e mohoi këtë gjë, por deklaroi se nëse do të kishte fakte për Bashën, do t'ja kishte dorëzuar ato menjëherë FBI-së. 

Ylli Rakipi: Zyra juaj ka spiunuar Lulin për lobimin që ka bërë me para ruse dhe në këtë mënyrë ti ke kontrolluar Lulin komplet...

Edi Rama: Ne, në këtë godinë nuk kemi patur asnjë lloj dokumenti që të mos ishte në media. Unë, skandalin e parave ruse të PD, e kam marrë vesh nga BIRN për herë të parë. 

Nëse do të kisha ndonjë informacion tjetër me vlerë për atë skandal do t’ja kisha dhënë pa asnjë hezitim, atij apo FBI-së në tërësi, apo nëse do të më thoshte nuk merrem unë, do ti thosha kush merret. 

Ai është skandal, jo i krijuar nga unë apo zyra ime, por skandal i krijuar nga vetë autorët e skandalit që dihen, kryetari në hije dhe kryetari në dritë.

Nuk kemi patur asgjë tjetër. Po ta kishim do ta nxirrnim edhe në publik. Kemi patur ato që dolën nga “Sorosi” në media, siç thoshin...

Nuk kemi patur informacione, që nuk kanë qenë në media. Po ti kisha, do t’ja jepja.

13 Komente

    1. B
      Berati

      Por aktakuza e prokurorise amerikane thote qe dokumentat erdhen nga zyra e kryeministrit . Kush genjen? Te shohim. Pastaj ky e mori vesh nga BIRN, ok por shefi i FBI nga BIRN mori vesh? Dhe pastaj ky omericani gjeti Nezen dhe vrap tek i gjati ti fliste per ruset e rrezikshem dhe pasi mori 225 mije dillaret nga Neza- Duçka filloi hetimin ndaj Lulit pasi pa qe lideri boteror ishte kaq i mire.

      1. L
        Lili

        Shqiptareve u ka hyre shejtani ne bark dhe tani hedhin vallen e budallenjve, sipas kryevalltarit me pseudonimin "Berati".

    2. t
      tosi

      ylli rakipi ushtari i rradhes se ushtris se luftes sali berisha

      1. k
        klodjan

        Po spiunim quhet nese i jep nje informacion te sakte si fbi si kujdo ?

        1. S
          Skenderbegasi

          Plak me etik te pakte ne nje studio pianecesh, qe me shume i ngjan nje qebaptore se nje medja, deklaron dhe akuzon kryeministrin se ke spiunuar Lulin per nje lobim me para te huaja qe ç'do qytetar qe do vendin e tij do ta bente pa hezitim, e jo me kryeministri. O "Yll" bej nje xhiro andej nga çmendina qe te kuptosh se edhe i pa pire, rrezikon profesionin tende prej tyre. Kujdes shikoj ne distance sigurie, ndryshe ngele brenda, se nuk ka pak ata, me te zgjuar se ti.

          1. K
            Km

            O Idhi i Raki-pi.Si eshte me mire,agjent i FBI,apo agjent serb,Rus dhe i sigurimit te shtetit

            1. J
              Jeta

              Filluan keto kaq e kishin te zgjohen nga gjumi

              1. E
                Era

                Mjer keto qe jane lolat e Berishes,me vjen shume keq

                1. D
                  Dea

                  Mir do ishte ta spiunonte ne fakt

                  1. F
                    Fredi

                    Ai nuk po spiunonte ,ai do bente shum mir tja thoshte

                    1. l
                      lili

                      Rakipp a ke pi naj gjo sot o trap

                      1. p
                        poli

                        Nuk ka asnve dyshim qe keta qe mbeshtesin pd jane vertete kara dhe kaluar karave

                        Lini një Përgjigje