Zbardhet axhenda e mbledhjes së deputetëve të PS në Elbasan të premten

12 Shtator 2024, 17:50Politika TEMA
Zbardhet axhenda e mbledhjes së deputetëve të PS në Elbasan

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë të premten mbledhjen e planifikuar në Elbasan me grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

“Retreati” i deputetëve të PS do të ndahet në 3 pjesë.

Burime bëjnë me dije se në pjesën e parë deputetët do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit”.

2 kryetarët e komisioneve Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe, jo vetëm do të analizojnë punën por do të njohin kolegët e tyre edhe me objektivat dhe ecurinë e punës në vazhdimësi.

Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik qe duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit, punën në parlament dhe mesazhet publike deri në zgjedhjet e parlamentare.

“Trajnimi” i deputetëve për komunikimin do të mbahet nga zyra e shtypit të PS për koordinimin e mesazheve dhe rritjen e komunikimit publik edhe përmes rrjeteve sociale.

“Retreatit” në orën 14:00 do ti bashkohet edhe kryeministri Rama.

3 Komente

  1. Z
    Zagali

    Opo çfare eshte kjo "retreatit" ? Nuk mund te na e sqaroni dot me nje fjale?

    Përgjigjjuni
    1. l
      landi

      hahahahaaa po kush te nbdjek ty nga pas o funderine...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje