Kryebashkiaku i Kuçovës rrezikon shkarkimin, nuk ka deklaruar dënimin në Greqi! KQZ mblidhet nesër

13 Nëntor 2023, 11:50Politika TEMA

Kryebashkiaku i Kuçovës rrezikon shkarkimin, nuk ka deklaruar

Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari rrezikon të shkarkohet. Në KQZ ka mbërritur vendimi i gjykatës së Janinës, ku Kreshnik Hajdari rezulton të jetë dënuar penalisht në vitin 1999 për akuzën e “Hyrjes në teritorin Grek në mënyrë të paligjshme”.

Kryebashkiaku rezulton të jetë i dënuar me 4 muaj burg të konvertuar në gjobë në vlerën e 1500 dhramive nga Gjykata e Janinës.

Vendimi është tashmë në duart e KQZ-së prej disa ditësh dhe të martën në 14 nëntor KQZ do të zhvillojë një seancë diskutimi publike për materialin hetimor të dërguar nga Zyra e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme për socialistin Kreshnik Hajdarin.

Në zgjedhjet e 14 majit 2023, Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste fitoi bashkinë e Kuçovës me mbi 600 diferencë ndaj Lefter Maliqit të Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, teksa i treti u rendit Ilirjan Koxhaj i Partisë Demokratike.

Vetë Hajdari, përveçse nuk e ka pranuar të ketë patur dijeni mbi dënimin, e konsideroi çështjen si administrative dhe se nuk e pengonte për të kandiduar dhe zgjedhur në krye të Bashkisë së Kuçovës me argumentin se nuk përbën elementet e deklarimit të detyrueshëm. 


Por në fakt ndryshe thotë informacioni i ardhur nga Greqia ku theksohet se Hajdari ka qenë i pranishëm në shpalljen e vendimit që përcakonte përveç dënimit edhe dëbimin e menjëhershëm të tij nga Greqia.

Ndërkohë Hajdari rezulton nën hetim edhe nga SPAK për akuzën e “Falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit” por edhe për një kallëzim nga Lefter Maliqi që kandidoi kundër tij në zgjedhje dhe që e akuzon për një sërë shkeljesh para, gjatë dhe pas zgjedhjeve në Kuçovë.

Sipas ligjit të dekriminalizimit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, u ndalohet e drejta për t'u zgjedhur në funksionet publike të deputetit, kryetarit të bashkisë ose anëtarit të këshillit bashkiak personave me precedentë të mëparshëm penalë.

Do të jetë KQZ që në seancën e diskutimit publik të së martës do të vendosë për materialin hetimor të dërguar nga Zyra e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme për socialistin Kreshnik Hajdarin.

31 Komente

  1. A
    Aleks Xinxa

    Po ca I keni keto denime vari karrin, 1500 dhrami. Ku ka shqiptar qe nuk ka ikur me kembe malit ne greqi.

    Përgjigjjuni
    1. a
      armand

      Po' te merret per baze dicka e tille i bie qe nje gjenerate e tere duhet ti qendroje larg politikes.

      Përgjigjjuni
      1. O
        O Nikos

        Nuk rrezikon shkarkimin Merushe joo! Rrezikon te gjatin

        Përgjigjjuni
      2. G
        Geri

        Sic ka hyr gjithe shqiptaret pa letra.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xheJ.eN.Bi

          Njëri në qytetin tonë thoshte: kur shkon budallallëku ,ç'e dua zgjuarsinë.Dhe ka të drejtë...është dënuar me 1500 Dhrahmi.Këtyre ju duket sikur janë 1500 € .Nuk e kanë idenë sa vlerë kanë 1500 Dhrahmi.Nëse refugjatët më pak të paguar mirnin 3000 Dhrahmi në ditë dhe ai të dënohet me gjysëm ditë pune të pagesës më të ulët.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Goni

            Qesharake Para 24 vitesh eshte denuar me 1500 dhrahmi gjobe. Dhe perse per kalim te paligjshem kufiri nderkohe qe 1 milion shqiptare e kaluan

            Përgjigjjuni
            1. ka pas vjedh brekt gruas se nji greku

              budalliqe kazani

              Përgjigjjuni
              1. B
                Beleris brekdhjeris

                Kanë qënë brekët e gruas belerisit që është grek nga progonati. A do vijnë grekët të protestojnë për këtë?

                Përgjigjjuni
              2. L
                Lani

                Vështirë të gjesh shqiptar të padënuar!!!!!!!!!!!!e tmerrshme!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Skrapidari

                  Ky dënim më shum e nderon sepse tregon vështirsit e tij të jetës që në mosh të re Maliqi dhe Bejleri çfar bënin në 99-tën të99-tat?

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    DMK

                    Këtu jane bërë lëmsh ligjet shqiptare se kalimi i kufirit në këmbë të quhet krim penal është marrëzi Je fajtor se je i varfër me pak fjalë

                    Përgjigjjuni
                    1. v
                      votuesi

                      Jo ta shkarkoni por ta fusni ne burg o Celibash dhe mundesisht te vuaje edhe denimin e Sali Berishes dhe Ilir Metes!Ky eshte shtet ligjor jo shaka!Ka kaluar kufirin ne menyre te jashteligjeshme!!!!!!!!!!Po ne 99 ku kishte menyre te ligjeshme po nuk ishe me Saliun ose te kishe vjedhur apo vrare per partine demokratike!Ndaj une jami mendimit qe ti Celibash jo vetem ta shkarkosh por ta fusesh edhe ne burge ,jo per ndonje gje por i ngre moralin Berishes duke nenkuptuar qe akoma pushteti eshte ne duart e mercenareve te tij.

                      Përgjigjjuni
                      1. l
                        llazi usa

                        O te degjeneruar po ka Shqiptare qe nuk ka kaluar kufirin me kembe, dhe keta thone qe eshte i denuar, fuck you!

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          kritiku

                          Une jam demokrat por kjo me duket nje idiotesi. Si mund te quhet denim nje kalim kufiri? Gjithesesi ai duhet ta deklaronte dhe nuk do te kishte probleme me ligjin

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shqiptari

                            Zbulim shume i madh per nje “krim”te rende te nje minoreni 17 vjeç.Ky kriminel paska kaluar ne “menyre te paligjshme” kufirin grek dhe gjykata e Janines e ka gjobitur.Pika qe nuk u bie ketyre zbuluesve dhe Komisionit Qendror kur ne kete periudhe gjysma,po,po gjysma e shqiptareve te rritur,jo minirene ia msyne nga toka,deti dhe ajri Greqise,Italise,Jugosllavise dhe tere Europes.Qenka kriminel i madh.Pika!

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              sapa

                              Pse nuk thoni ju qe po mbetka shqiperia pa asnje Kryebashkiak?Nuk e di si eshte e kaluara e Veliajt?apo eshte marre vetem me shitje fiqsh?

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sonila

                                Bravo gazeta tema qe na jap artikuj humoristike, per te qeshur e per te qare, pse nuk bashkpunoj me bandat e Saliut por sakrifikoj te shkoj ne Greqi nga mali. Une kam mendimin qe gjithe eshtrat e emigrantve te paligjshem tu behet autopsia dhe te quhen kriminel te popupullit te paketen deri ne fund te ketij shekulli. Boll me me keto budolleqe se late nam, se doshta pas kesaj do tu vij radhe dhe " jasht qitja e kombit" qe hyne ne ambasadat perndimore kur i kishin te gjitha kushtet per te marre nje vize per te punuar atje ku deshironin.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Akrepi

                                  Te shkarkohet dhe te denohet se vec Kesaj kur ishte 2 vjet I ka kafshuar veshin shokut ne cerdhe

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kufitari

                                    Ca jane keto idiotizzma..reforma leshit dhe vetingu...ai i shkreti ka ik ne 1999 mbasi sala kish shkaterru cdo gje ketu...imagjino ne kucove...dhe tani denimi me gjobe atje e ben qe te trajtohet si kriminel...skandal....bejleri ka kalu kufirin me arme ne dore per te vra ushtaret shqiptare...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Erzen topova

                                      Lat nam me keto budalleqe u bet gazi botes. Ne vend te mereni me ata qe po vjedhin e po vrasin mereni me bashkin e kucoves qe aty 50 veta kan ngelur te gjithe

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Detari

                                        ramazoni u be km me 3000 dhrami ne bank

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Kolonel Janulla ne shtratin e vdekjes

                                          Nuk duam te shohim e degjojme asnje fjale nga prifterinjte e borderose se kolonel Janullaqit ! Me kupton se cfar dua te therm or idjoti i Athines , Deti ?!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. j
                                            jam grekqiri gabel

                                            Detar kari. Të ka dhjerë papuja në gojë sot apo akoma?

                                            Përgjigjjuni
                                          2. L
                                            Lala i Lushnjes

                                            Në 97-tën unë merja 6000 drahmi në ditë. Shokët e dhomës mernin në perivol 3000-4000. Në 99-2000 shkoi 4000-5000 perimorja. Nga 2000-shi e këtej shqipëtarët u bënë ustallarë në ndërtim. Shënim:- Jam më "kriminel,, se Kreshniku sepse jamë i dënuar me dy muaj burg për mos paraqitje si dëshmitar në gjyqin e të tjerëve ndërmjet tyre. Pagova paratë dhe ika por letrat atje janë. Shumë shqipëtar as nuk e dinë që janë dënuar. Janë kapur, kan qëndruar dy-tre ditë brënda, ka ardhur avokati, janë paguar paratë, kanë dalë por ditët janë shënuar, 45-së ditëshi ishte i modës, konvertuar në para.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. g
                                              gazi

                                              Ha ha ha ha!E vertet.Po qe eshte doç doçi ky Celibashi!Une jami mendimit qe kete dokument iua ka ofruar Qirrje Qirjako Miçotaqis!Ia ka ofruar Saliut ,Saliu ia ka doresuar Celibashkit .Ne fakt qirrje Qirrjako e ka derguar si dokument qe te behet pazar per qirrje Fredin duke e liruar,por harron qe nuk e ka Celibashi dhe sala ne dore kete pune.Hajde gallate hajde.Tani mund te krehohemi qe kemi shtet ligjor ku krimineli vrastar eshte deputet dhe me imunitet ndersa nje kryebashkiak qe paska kaluar kufirin pa dienin e pushtetit te asokohe qenkerka armik i ketij vendi dhe jo vetem qe duhet shkarkuar por edhe te vuaj denimin qe nuk e ka kryer ne Gerr qi!Shtet rrumpalle!Prandaj deklaronte Paloqja qe kemi dokumenta qe do trondisin vendin!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Pike e zeze

                                                Problemi eshte qe duhej ta deklaronte.....

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Toni Berat

                                                  po kush e kupton kete

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. E
                                                  Edi25252

                                                  Po ishte 15 vjeç o njerëz . Vajti me kembë nga kufiri për një jetë më të mirë . E kapën në kufi pa vizë hyrje dhe e dënuan me gjobë 1500 dhrahmi . 15 vjeç o njerëz , as vrau , as vodhi 1982 datëlindja dhe e kapën 2997 pra 15 vjeç

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Lefteri

                                                    Gjynaf se ky Hajdari para ca kohësh tha :- Për dënimin tim fajin e ka Saliu se prej atij kam emigruar. Dhe vetëm për këtë frazë Konia i Beratit duhet të bënte çmos ta mbante në detyrë

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. V
                                                      Virusi

                                                      Ne nuk e gjykojme dot arsyen e denimit. Po sinqeriteti mund te vlersohet. Nese denimi do ish deklaruar, ai sot nuk do gjykohej. Te genjyerit tregon shume per karakterin e njeriut. Ai qe nuk thote te verteten sidomos kur kerkon pozicione shoqerore, shoqeria nuk e beson dhe nuk e fal. Keto jane kerkesat e nje shoqerie te perparuara.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Toni Berat

                                                        Nuk eshte krim pse eshte denuar Krimi eshte se ka genjyer per nje gje qe mund ta deklarinte. Po ky eshte nje i paaft qe e kane sjell nga kutallia edhe drejton kucoven

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje