Festat e nëntorit, Rama: Shqiptarët e mbledhur nga e gjithë diaspora, do të bashkohen në paradën e traditës

13 Nëntor 2023, 10:29Politika TEMA

Festat e nëntorit, Rama: Shqiptarët e mbledhur nga e gjithë

Kryeministri Edi Rama ka treguar se festimet e 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë do të mbahen në një tjetër mënyrë këtë vit.

Përmes një reagimi në Facebook, Rama tha se shqiptarët e mbledhur nga Diaspora do të bashkohen në paradën e traditës që do të mbahet në 28 nëntor në Sheshin Skënderbëj.

"111 vjet Pavarësi

Festat e Nëntorit do të vijnë ndryshe këtë herë me shqiptarët e mbledhur nga e gjithë Diaspora, që do të bashkohen në paradën e traditës në 28 Nëntor, në Sheshin Skënderbej, për të vijuar më pas me koncertin “Folk Fest”, ku e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrjen e grupeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët", shkruan Rama.

 

2 Komente

  1. T
    Tirona

    Gabim o kryeminister, shumsi ne shqip i flamurit eshte "flamuj"

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kongresi

      Tirona apo Tirana.Pak me shume respekt .Para fjales kryeminister duhet fjala zoti .Fjala shumsi eshte gabim pasi ne shqip shkruhet shumesi.Edhe fjala flamur ne gjuhen shqipe ne numirin shumes eshte flamuret dhe jo flamuj.Kongresi i drejtshkrimit i gjuhes letrare shqipe eshte mbajtur ne vitin 1972.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje