Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka reaguar pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili e cilësoi Rusinë si një “tigër letre” dhe tha se Ukraina mund të rimarrë territoret e pushtuara.
“Nuk ka arinj prej letre. Rusia nuk është tigër, por ari,” u shpreh Peskov.
Ai theksoi se presidenti Vladimir Putin ka ofruar disa herë zgjidhje paqësore për konfliktin në Ukrainë, por, sipas tij, “Evropa dhe SHBA kanë reaguar me refuzim të ashpër ndaj këtyre propozimeve”.
Lidhur me mundësinë e një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Peskov tha se “pse të mos vijë, nëse është i hapur për dialog”. Ai shtoi se Ukraina ende nuk ka reaguar ndaj propozimit rus për ngritjen e grupeve të punës.
PO E MARRIN KUJDESIN E RUSISE NE KETE LUFTE PER DOBESI. VETEM BUDALLENJTE NUK E KUPTOJNE SE DUKE QENE NJE ISH KOMB I PERBASHKET, TE VRASESH UKRAINAS ESHTE GATI NJESOJ SI TE VRASESH RUSE.