Zekthi: Nuk ka pasur mbledhje të Këshillit Kombëtar, ajo ç’ka bëri Bardhi është një budallallëk

29 Korrik 2023, 09:22Politika TEMA

Zekthi: Nuk ka pasur mbledhje të Këshillit Kombëtar, ajo

Analisti Fitim Zekthi është shprehur se procesi i zgjedhjeve të ditës së sotme është i pakthyeshëm.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se nuk e ka tagrin Sekretari i Përgjithshëm i PD që të mbledhë Këshillin Kombëtar.

Sipas tij, Këshilli Kombëtar thirret nga Kryesia e PD-se ose nga kryetari i kësaj partie.

“Procesi i zgjedhjeve të ditës së nesërme është i pakthyeshëm. Nuk ka pasur mbledhje të Këshillit Kombëtar.

Kjo është një gjë qesharake dhe absurde. Sekretari i Përgjithshëm i PD nuk ka të drejtë të thërrasë Këshillin Kombëtar, nuk e ka tagrin.

Sekretari merr në shqyrtim vetëm gjërat që do të zbatojë dhe nuk merr vendime. Këshilli Kombëtar thirret nga Kryesia e PD ose nga Kreu i PD-së”- tha ai.

2 Komente

  1. B
    Bradasheshisti .

    Ore , ky Zekthi duket sikur punon me thithje , po ca gjera po i thote mire . Kjo tollovija e madhe e PD-se , sikur e ka kthyer ne binare . Ne te shkuaren e tij , ky te vriste per Salen , po ta ngacmoje . Ishalla behet dikushi ne politikn e re te PD qe ta orientoje siç duhet ne shinat e demokracise , duke flakur tej autoritarizmin dhe arrogancen e kultures berishiste .

    Përgjigjjuni
    1. g
      goni

      dhe kete do e beje zekthi ,hahahah lot lot

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje