Zëri Amerikës: Rusia financoi me 500 mijë dollarë Partinë Demokratike

14 Shtator 2022, 08:40Politika TEMA

Zëri Amerikës: Rusia financoi me 500 mijë dollarë

Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Sipas zyrtarit që foli me median, ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”.

Sipas një burimi me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, Shqipëria është një nga këto vende.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Burimi nuk dha hollësi të mëtejshme për rastin e Shqipërisë. Por viti 2017, emri i Partisë Demokratike dhe shifra e përmendur prej 500 mijë dollarësh përkojnë me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë ndaj PD-së bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar se ka marrë nga PD-ja.

Paqartësi për burimin e fondeve për lobim të PD

Firma lobuese amerikane kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera, sipas deklararimit janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Në një artikull të gjatë hulumtues rreth këtyre pagesave për Muzin Capitol, revista amerikane Mother Jones ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë.

Në deklarimet e firmës Muzin për Departamentin e Drejtësisë thuhet se pagesa ishte bërë nga Partia Demokratike. Megjithatë shifra prej 500 mijë dollarësh figuron në kontratën me Biniattën dhe jo me PD-në, sipas Mother Jones.

Autoritet shqiptare hapën hetime lidhur me këto pagesa, duke thënë se “paratë janë paguar nga një kompani kompani offshore dhe se Partia Demokratike nuk ka raportuar në mënyrë të rregullt, pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, paratë e shpenzuara, duke iu shmangur kështu legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”.

Më pas prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur për falsifikim dokumentash ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt lidhur me pagesat për firmën Muzin.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë shpjegime të ndryshme për pagesën 500 mijë dollarëshe, duke u shprehur në fillim se ajo u dha nga shqiptaro-amerikanët, por më pas është shprehur se “Çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta”.

Veç Shqipërisë, sipas burimit të administratës amerikane, në raport përmenden edhe Bosnja dhe Mali i Zi, respektivisht për financimin e fushatës së udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorak Dodik për zgjedhjet e vitit 2018 dhe fonde për partinë pro-ruse Fronti Demokratik.

Zyrtari amerikak tha për median se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar me aleatë dhe partnerët për të mbledhur më shumë informacion për rrezikun e financimit rus për partitë politike.

“Ajo që është më tronditëse për këtë studim është se shohim praninë e financimit të fshehtë rus në mbarë botën… Po i paralajmërojmë këto parti të huaja dhe kandidatë se nëse pranojnë fshehurazi paratë e Rusisë. Ne kemi mundësinë t’i ekspozojmë, dhe do t’i ekspozojmë”, shtoi ai.



26 Komente

  1. k
    k

    Maloku berisha prandaj çirret kunder amerikaneve që të justifikoje paratë e marra nga rusia. Bile mund ti këtë premtuar edhe fshatarit injorant se do e mbrojne raketat ruse. Me njerëz robqire nuk gjen në bote.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mirmroma

      Rrini hani mit aty ku jeni të gjithë, ju shkërdhejne para dhe mbas dhe asnjë nuk bën gëk.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nokja

        C'duhet me per sh.b.a - te kjo nuk eshte gje kjo eshte P.D - ja e Agjenteve te sigurimit te shtetit te Ramiz Alisr dhe Poliagjentit Sali Rame Berishes, mbajeni tju rroje 32 vjet spiunellek, Trumfi i Spiunllekut dhe per asnje caste Jo Triumfe i Demokracise i dini shqipaert dele....Turp Turp...Turp...

        Përgjigjjuni
        1. S
          SB

          po shqipkaret harruan shpejt, nuk e mbajne me mend kur Lulzimja shkoi ke ambasadori rus para disa vjetesh kur do te beheshin zgjedhjet. E nxori edhe Top Haleja

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kola

            Ju pjerdhe edhe investimi i Yuri Kim me Ramen e Sorisin e Meron per Lul Bashen. Cti bash se nuk mund te perziejne Berishen ne kete afere. sta e financuen qe te shiste zgjedhjet sic i ka shite Basha e co qe te mbanin Ramen birin e spiunit te KGB

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kola

              Ju pjerdhe edhe investimi i Yuri Kim me Ramen e Sorisin e Meron per Lul Bashen. Cti bash se nuk mund te perziejne Berishen ne kete afere. sta e financuen qe te shiste zgjedhjet sic i ka shite Basha e co qe te mbanin Ramen birin e spiunit te KGB

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kola

                Ju pjerdhe edhe investimi i Yuri Kim me Ramen e Sorisin e Meron per Lul Bashen. Cti bash se nuk mund te perziejne Berishen ne kete afere. sta e financuen qe te shiste zgjedhjet sic i ka shite Basha e co qe te mbanin Ramen birin e spiunit te KGB

                Përgjigjjuni
                1. j
                  juristi

                  Po Spaku e shajku ku hane miza.Profesioniste te pa afte ose te korruptuar deri ne verre te sumes,glojne ne keto institucione

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    PP

                    parti pederaste

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      lulzim basha

                      e furnizo me naft edhe me arme ky si serbet , aa ndrysore ndyrsire

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kola

                        Po ti shkon dot ne amerik o sale ? merr naj gomone si cunat e anglise mushe me gjith horrat qe ke mas vetes

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          rina

                          shpresoj te marrin fund keta te pd e tfuten ne burg se boll kan ndejtur kot

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            selena

                            gjithmone kane qene te lidhur me krimin keto te pd

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Alban

                              Po se rusia me kriminela merret , e gjithe bota jane me ukrahinen dalin karat tone edhe jane me rusine

                              Përgjigjjuni
                              1. g
                                gonis

                                tashi qe iku basha i nxjerrr te palarat o burr pa seder

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Alban

                                  Edhe logoja e PD eshte marre nga nje parti ruse , ka dale me fakte foto dhe video

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    SB

                                    Une kam 100 mije euro dhe nje apartament ne Tirane. Kjo eshte pasuria ime ne gjithe keto vite.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Beti

                                      Turp i madh per kte grup nongratash qe marrin lek nga rusia e pastaj akuzojn qeverine per tradhti

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Astrit

                                        Po kta normal qe marin lek si tradhtar qe jan po e keqa eshte qe i mohojn dhe i kan mohu perher

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Paulin

                                          Hahahha po spiunojn njeri tjetrin tani kjo kishte ngel pa u bo

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Blerim

                                            Hahaha skish si ndodh ndryshe… kta t pd iher me ruset iher me serbet smerren vesh gjynof

                                            Përgjigjjuni
                                            1. O
                                              Orgito

                                              Jane mesu skuthat me marr pare e me bo si tzgjut para popullit po ne tashme e dim se ca flliqesirash jane

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Luan

                                                Kta te pd rus te pafytyre jane e kan turperuar gjithe shqiperin sllavet

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Land

                                                  Kshu i ka ik ktyre gjith historia e partise me krime e me korrupsione turp ti vije

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. l
                                                    landiman

                                                    luli krye oligarku qe vetem merr lek

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. l
                                                      luana vjoll

                                                      Ehh mor lul sa lek paske marr

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje