Zgjedhja e presidentit, Astrit Patozi: Mazhoranca dhe opozita kanë të dyja qasje të gabuar

20 Prill 2022, 21:40Politika TEMA

Zgjedhja e presidentit, Astrit Patozi: Mazhoranca dhe opozita kanë të

Astrit Patozi, ish-koordinator i Bindjes Demokratike dhe ish-nënkryetar i PD, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se mazhoranca dhe opozita kanë të dyja një qasje të gabuar në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

“Procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri ka nisur si një teatër. Partia Socialiste kërkon që t’i japë nota solemne, megjithëse nuk ka mbetur gjë për solemnitet në sistemin politik në Shqipëri. Nga ana tjetër, opozita kërkon që ta nënvlerësojë këtë proces. Unë mendoj se të dyja janë qasje të gabuara sepse zgjedhja e Presidentit kërkon seriozitet”, tha Patozi.

“PS-ja e ka detyrim që ta ftojë opozitën në negociata. Por, nuk ka detyrim që të marrë parasysh çdo lloj kushtëzimi të opozitës. Edhe opozita e ka detyrim pjesëmarrjen në negociata dhe nuk mund ta largojë dot veten nga kjo detyrë kushtetuese. Por, opozita nuk ka detyrim që të pranojë çdo lloj pazari të mazhorancës. Opozita nuk duhet të kompleksohet, duhet të shkojë në këto negociata, qoftë edhe për të dekonspiruar farsën e mazhorancës, nëse do të ketë një të tillë”, shtoi Astrit Patozi.

Sipas tij, “mazhoranca sot ka humbur të drejtën për t’i dhënë solemnitetin e duhur zgjedhjes së Presidentit”.

“Ilir Meta nuk u zgjodh për të qenë president normal, por për t’u “internuar” në Presidencë, që t’i hiqej qafe Edi Ramës”, theksoi Patozi.

3 Komente

  1. E
    Emin Libohova

    O Patos, si ti edhe Bamkë Topi, jeni trima pas pilafi, i thonë në gjuhën shqip - shqip… Kur e kishit në dorë, të hanit munë, tani që ju vunë gishtin, merrni zjarr si pushkë jevgu. Punë karakteri kjo, jo gjë tjetër.

    Përgjigjjuni
    1. b
      berbasha

      aman o Patoz si su bere njehere burre po gjithe jeten ne gri ngele .mos u bej o derezi si zeusi qe shperndan rrufete majtas e djathtas.

      Përgjigjjuni
      1. b
        berbasha

        pftuuu malok muti

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje